Gjuhët fino-ugrike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjuhët Fino Ugrike

Fino-Ugrik apo Gjuhët Fino-Ugrike (shqipt.: Finno-Ugrikk) është pjesë apo grup i familjes së gjuhëve Uralike. Gjuhët Finno Ugrike fliten në një diametër të gjatë të Evropës, në Hungari, Shtetet Baltike, Skandinavi dhe Rusi. Ky grup gjuhësh numëron gjithsej 25 milionë folës. Ende nuk është klasifikuar qartë shkencërisht nëse gjuhët fino-ugrike janë familje më vete apo janë pjesë e familjes së gjuhëve uralike. Vetëm tre shtet sovrane kanë si gjuhë zyrtare një gjuhë që është pjesë e gjuhëve fino-ugrike, dhe këto janë Hungaria, Finlanda dhe Estonia të cilat flasin respektivisht: hungarisht, finlandisht dhe estonisht. Gjuhë të tjera fino-ugrike janë samishtja, erzjaishtja, gjuha mokshe, mari dhe karelishtja.