Jump to content

Gjysmëpërcjellësi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjysmëpërçues)
Një hojëz me elemente mikroelektronike silici.

Gjysmëpërcjellësi është një lëndë e ngurtë që ka një rezistencë mesatare midis përcjellësve dhe izolatorëve. Fuqia përcjellëse e tij varet nga përzierja e lëndës kryesore përbërëse me një lëndë tjetër, dhe temperatura. Pranë temperaturës zero gjysmëpërcjellësat janë izolatorë. Aftësia përcjellëse e gjysmëpërcjellësve rritet me ngritjen e temperaturës, prandaj quhen përcjellësa të ngrohtë kur kufiri i temperaturës është i lartë. Sipas temperaturës së mjedisit dhe dallimit lëndësor të kufirit përcjellës dhe valencor ata mund të jenë përjellës apo jopërcjellës. Gjysmëpërcjellësat janë shumë të rëndësishëm në teknologji dhe janë pjesë themelore e të gjithave aparaturave elektronike e mikroelektronike. Fusha e përdorimit të tyre shtrihet nga celularët, gjer tek lexuesit audio digjitalë dhe kompjuterat. Lënda kryesore me të cilën prodhohen gjysmëpërcjellësat është silici, por mund të jenë edhe lëndë të tjera.

Gjysmëpërcjellësa të ndryshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lëndët gjysmëpërcjellëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]