Jump to content

Glynis Johns

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Glynis Johns
Glynis Johns, 1952.
U lind në5 tetor 1923
Vdiq4 janar 2024

Glynis Johns (5 tetor 1923 - 4 janar 2024) ishte një aktore britanike.

Johns ka lindur në Pretoria, Republika Jugafrikane. Babai i saj ishte Mervyn Johns, një aktor nga Uellsi, i cili fitoi famë si një yll i filmave britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëna e saj ishte Alyce Steele-Wareham, një pianiste australiane.[1]

Ajo bëri debutimin e saj në ekran në vitin 1938 dhe u bë e njohur në vitet 1940 pas rolit të saj në Miranda (1948).

Johns u nominua për një çmim Academy Award për rolin e saj si Zonja Firth në The Sundowners (1960). Ajo u nominua për Golden Globe për rolin e saj si Teresa Harnish në The Chapman Report (1962). Ajo luajti znj. Winifred Banks në muzikalin Mary Poppins (1964) të Walt Disney.[2]

Johns u tërhoq nga aktrimi në vitin 1999. Ajo vdiq më 4 janar 2024 në Los Anxheles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 100-vjeçare.[3]


Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-67888244
  2. ^ https://www.theguardian.com/film/2024/jan/05/glynis-johns-dead-mrs-banks-mary-poppins
  3. ^ https://www.nytimes.com/2024/01/04/theater/glynis-johns-dead.html