Godulla e Karavastasë
Jump to navigation
Jump to search
Godulla e Karavastasë shtrihet ndërmjet grykëderdhjeve të Semanit dhe të Shkumbinit, në perëndim të lagunës së Karavastasë, midis saj e detit Adriatik. Është një lagunë e vogël në formim e sipër, në trajtë pothuajse vezake, me sipërfaqe 8.5 ha. Godulla e Karavastasë ka filluar të formohet në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XX (pasi kishte marrë formë të plotë laguna e Karavastasë) nga dy shigjeta bregdetare të krijuara nga grumbullimi i vazhdueshëm i lëndëve të ngurta të Semanit dhe Shkumbinit.[1]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë; Fjalori enciklopedik shqiptar (1985). Fjalor enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH. f. 592. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)