Grace Banu
Grace Banu është një aktiviste transgjinore indiane. Ajo është personi i parë nga komuniteti transgjinor që pranohet në një kolegj për të vijuar studimet universitare në degën e inxhinierisë elektronike në shtetin indian të Tamil Nadu.
Filimet në jetë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banu lindi dhe u rrit në distriktin e Tuticorin në Tamil Nadu.[1] Ajo shprehet se që në një moshë të hershme i mohohej të merrte pjesë në shkollë. Asaj i thuhej se në mënyrë që të ndiqte shkollën ajo duhej të paraqitej në orën 10, teksa gjithë të tjerët kishin arritur më parë, si dhe të largohej në orën 3.30 para se të largoheshin gjithë të tjerët..[2]
Shumë studentë të tjerë ishin udhëzuar që mos të socializonin me të ose përndryshe do të ndëshkoheshin. Kjo lloj atmosfere e shtyu Banun të tentonte ti jepte fund jetës dhe të humbte shpresat për të mbaruar shkollën.
Familjarët e Banu e refuzuan këtë të fundit në 2008 kur iu tregoi për identitetin e saj gjinor.[3]
Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe diskriminimit nga studentët e tjerë dhe pedagogët, Banu arriti të diplomohej në degën e Inxhinierisë Kompjuterike.
Ajo u shndërrua në këtë mënyrë në personin e parë transgjinor që pranohet në shtetin e Tamil Nadu. Banu u ndesh me vështirësi financiare pasi nuk merrte asokohe ndonjë mbështetje financiare prej familjarëve. Pasi nxorri një thirrje për ndihmë, ajo mori mbështetjen e një biznesmeni i cili e përhapi këtë thirrje dhe krijoi një fushatë online për të ngritur fonde për shkollimin e Banut.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Anna University admits transgender in engg course". Deccan Herald. 18 nëntor 2015. Marrë më 20 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dalit Camera (19 korrik 2016). ""Casteism Very Much Exists Among Trans* People": Video Interview With Grace Banu". Feminism in India. Marrë më 15 prill 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tamil Nadu's First Transgender Engineering Student Is Struggling For Money To Complete Studies". indiatimes.com. Marrë më 15 prill 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Scott, D. J. Walter. "First transgender in Tamil Nadu gets engineering seat". The Hindu (në anglisht). Marrë më 2017-04-16.