Grafiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Grafik ekonomik

Grafiku është një lloj informacioni që paraqet një tabelë numrash dhe të dhënash tjera të organizuara në një lakore ose në ndonjë formë tjetër pamore/ funksionale.

Grafiqet shpesh herë përdoren për të lehtësuar gjetjen, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave që nevojiten për të kuptuar sa më lehtë një grup të dhënash me një ose disa karakteristika të përbashkëta.

Grafiku është shumë më i lehtë për t'u lexuar dhe analizuar se sa një sasi të dhënash të shtrira në ndonjë tekst apo në ndonjë tabelë të caktuar. Gjithashtu, me anë të tij mundësohet edhe krahasimi i grupeve të ndryshme të të dhënave me një lehtësi shumë më të madhe se sa në çfardo forme tjetër të paraqitur.

Në varësi të llojit të të dhënave, ndërlikimit, strukturës dhe rëndësisë së tyre për paraqitjen e tyre përdoren lloje të ndryshme grafikësh. Kështu, për paraqitjen e një grupi të të dhënave mund të përdoret grafiku informativ ose diagrami, grafiku organizativ, grafiku Smith etj.

Funksionaliteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mënyrë që grafiku të jetë përshkrim i pavarur i të dhënave, duhet:

• t’i japim grafikut një titull të përshtatshëm;
• t’i identifikojmë qartazi kategoritë ose vlerat e variablës;
• të përmendim, për të dhëna me intervale/proporcione, njësitë e matjes;
• të përmendim numrin e përgjithshëm të rasteve;
• të përmendim burimin e të dhënave.

[1]

Llojet e grafiqeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Trendet.Net

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]