Granit Zela
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Jetɑ
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Granit Zela ka lindur në Bushat (Bicaj) të Kukësit më 1979. Zela është poet, prozator, eseist, përkthyes dhe studiues,
Shkollimi
- Shkollën e mesme e ka kryer për gjuhë angleze në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” Shkodër (1992-1994) dhe në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” (1995-1996), në Tiranë. Studimet universitare i ka ndjekur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT, ku është diplomuar për “Studime Britanike-Amerikane˝ (1997-2001) në Fakultetin e Gjjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin Histori-Filiologji, dega “Gjuhë-Letërsi Shqipe”, me korrespondencë, 1998-2009, Tiranë. Studimet në nivel masteri i ka vijuar për “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në universitetin privat “Albanian University”, (dhjetor 2008-korrik 2010). Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ka mbaruar studimet "Master" specialiteti “Letërsi amerikane”, duke i përmbyllur me rezultate të shkëlqyera (2010- 2012). Studimet e thelluara në nivel doktorature i vijoi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, (UT) ku mbrojti gradën “Doktor i Shkencave” në maj 2016, në specialitetin “Letërsi Botërore”. Ka kryer kurse specializimi për gjuhën angleze në Institutin e Mbrojtjes për Gjuhët (Defense Language Institute), San Antonio, Teksas SHBA, tetor 2004-janar 2005 dhe nëntor 2008-janar 2009. Është specializuar në Kanada (gusht-dhjetor 2006), në Gjermani (qershor-korrik 2005), në Sevastopol, Ukrainë po gjatë këtij viti dhe në korrik 2003 në Nova Gorica, Slloveni. Ka qenë kryeredaktor i gazetës letraro-kulturore “Drita”, organ i Shoqërisë së Artistëve të Rinj Modernë (SHARM) (2007-2009) dhe është bashkëpunëtor i periodikëve kulturorë, duke u përqendruar kryesisht tek gazeta e përjavshme letrare dhe kulturore ExLibris". Granit Zela është profesor i lëndëve “Shkrim akademik” dhe “Analizë e ligjërimit” në Universitetin e Nju Jorkut, Tiranë.
KRIJIMTARIA ORIGJINALE
“Përmbytja”, roman. Onufri 2024. Çmimi “Rexhai Surroi” 2025. "Secili shkruan tregimin e vet" tregime, Onufri 2021. “Politika e jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë (1990-2009) , studim, 2013. “Psherëtimë për banalitetin” ese, 2011. “Fjala altar" poezi , 2011. “Shkronjat e errësirës” ese, 2008. “Dodona”, roman, 2006. “Në studion time hermetike”, poezi, Aleph, 2003 “Vdekje me dëshirë”, tregime, 2002, "Apokalips", poezi 2001. Çmimi “Kënga e parë” Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, 2001.
Libra të përkthyer nga gjuha angleze
Henry James "“Potreti i një zonje” roman, fq. 800. Albas 2025.
John Banville, “Znj. Osmond”, fq. 374. Albas 2024.
Ralph Waldo Emerson. “Vetëbesimi”, f. 208. Minerva 2024.
Lev Tolstoi, “Kalendari i urtësisë”, f. 390. Minerva 2024.
John Updike "Lepuri prehet", roman, fq. 676, Albas 2023.
John Updike, “Lepuri është i pasur”, f.594. Albas 2022.
John Updike "Lepuri kthehet", roman, fq 489, Albas 2021.
John Updike "Lepur, vrapo", roman, fq 355, Albas 2020. Çmimi Kombëtar për Përkthimin.
William Faulkner "Duke dhënë shpirt", roman, fq 245, Onufri 2019.
William Faulkner “Dritë e gushtit” roman, fq 480, Onufri 2017.
Mary Shelley "Syri i keq", rrëfenjw me motive shqiptare, Onufri 2021
Edward Snowden "Historia ime", fq. 383, Pema, 2021.
Morgan Housel, "Psikologjia e parasë", fq.277, Minerva 2021.
H. G. Wells, "Dyqani magjik", tregim, f.40. Onufri 2020.
E. A. Poe “Shembja e shtëpisë Asher”, tregim, fq. 56. Onufri 2020.
Charlotte Perkins Gilman, “Letra e verdhë e murit”, fq.48. Onufri 2020.
E. A. Poe “Pusi dhe lavjerrësi”, tregim, Onufri 2020.
Sara Maitland, Si të përballemi me vetminë, fq. 168, Pegi 2020.
Simon Senek, "Loja e pafundme", fq. 250, Minerva 2020.
Simon Senek, "Fillo me pse" fq. 219. Mnerva 2019.
Rachel Hollis, “Vajza, mjaft me shfajësime, fq. 260, Minerva 2019.
Rachel Hollis, "Vajza, lani fytyrën", fq. 216, Minerva 2018.
Michael Spira, “Libri i vogël i shëndetit” fq. 192, Minerva 2018.
Roxane Gay “Gra të vështira” Tregime, Minerva, 2017.
Oliver James, “Shëndeti emocional” , Pegi 2016.
Christopher Hamilton, “Si të përballesh me sprovat e jetës”, Pegi 2016.
X.J.Kennedy, Dorothy M.Kennedy. Maria F.Muth. Udhërrëfyes i avancuar i shkrimit akademik, Bashkeperkthyes,Shtëpia Universtare UFO, dhjetor 2009.
Krijime, studime, ese, artikuj, intervista botuar në shtypin e shkruar
“Përmbytja” nga Granit Zela, një roman ku personazhi kryesor është qyteti. Intervistë me Beti Njumën. Oranews 2025.
Ndërmjet rreshtave dhe gjuhëve, arti i përkthyesit letrar - Granit Zela mes krijimit dhe përkthimit. Intervistë në RTV21, Prishtinë 2025.
Ripërkthimi i veprave shpëton tekstin nga censura dhe deformimi i së shkuarës. Albas Media. Nëntor 2025.
Romani “Përmbytja” i Granit Zelës, autori: Braktisa shtëpinë e sapondërtuar. Intervistë me Egla Xhemalin. Syri Tv 2024.
Në Librari vjen “Përmbytja”. Intervistë me Blerina Gocen. Report TV, 2024.
Klubi i Librit Albas - Bisedojmë me përkthyesin Granit Zela për romain "Znj. Osmond", Albas 2025.
Çmimet e letërsisë 2024: zhbërja e një tradite brenda një dite. ExLibris, 17 janar 2026.
Si u mashtrua opinioni publik me Çmimin “Kadare” 2024. ExLibris 12 gusht, 2024.
Pse Henri Çili po e bllokon shpalljen e fituesit të Çmimit “Kadare, 2024” ExLibris, 4 Maj 2024.
Cikël me poezi i përkthyer nga Granit Zela vlerësuar me “Çmimin Vexhi Buharaja” 2023. ExLibris 9 tetor 2023.
Rita Petro me përkthyesin Granit Zela dhe redaktoren e librit Dorina Basha bisedojme për librit të katërt të tetralogjisë së John Updike për Lepurin. Albas 18 nëntor 2023.
Erotimatologio, Intervistë, Gazeta Express, 14.10.2022.
Libri i fundit që më bëri të qaj? “Lamtumirw Gabo dhe Mercedes” shkruar nga i biri i Markezit. ExLibris, 17 janar 2022.
Granit Zela, para lexuesit me “Secili shkruan tregimin e vet”. Intervistë me Albert Gjokën, Bukinist, 2021.
Granit Zela dhe Flurans Ilia: Shkrimtari jeton me atë që ndodh në atdheun e tij. Intervistë, Exlibris, 27 korrik 2020.
Libri i rrezikut dhe iluzionit, Gazeta shqiptare. Maj 2021.
Potreti i një artisti autoironik. Defekt Teknik. Janar 2021.
Kur përktheja Folknerin, më dukej sikur isha duke rrugëtuar me Darl Bandrenin dhe familjen. Intervistë, ExLibris, 25 shtator 2020.
Granit Zela dhe Flurans Ilia: Shkrimtari jeton me atë që ndodh në atdheun e tij, Intervistë, ExLibris, 27 korrik 2020.
Libri duhet botuar një herë në pesë vjet, jo pesë herë në vit, Intervistë, gazeta "Fjala", 8 qershor 2020.
Jermi i Tiranës së vitit 2020 nën tiraninë e pandemisë. ExLibris – 12 dhjetor 2021.
Vdekja e shoqërisë civile. Poezi. Defekt Teknik. 19 janar 2020.
Ndryshimi i klimës kulturore krijon idenë e vdekjes së letërsisë. Intervistë. Politiko. 19 mars 2019.
Mosdija, mosdashja dhe mjerimi i një shkrim – porosie. Defekt Teknik. 21 tetor 2019.
Më i rrezkishëm është degradimi i pushtetit se ai i godinave. Defekt Teknik. 28 korrik 2019.
Biblioteka Kombëtare, varrezë barbare librash. Defekt Teknik. 20 shkurt 2019.
Misioni i parë i një organi kulture, ese, “Ilz” nr. 10, Tiranë 2018.
Intervistë me Beti Njumën për “Dritë e Gushtit” e W.Faulkner-it, Nobël 1949. Vitrina e Librit, Top Channel, Prill 2028.
Letër autorit që nuk merr pjesë në panarin e librit. Defekt Teknik. 15 nëntor 2018.
Çmimet Kombëtare të Letërsisë si kulmi i marrëzisë. Defekt Teknik. 19 dhjetor 2018.
Kadare dhe Andriç mes historisë dhe mitit!, Gazeta Standard, fq.16-17, 27 korrik 2011.
Ura që ndan Kadarenë me Andriçin, Gazeta Standard, fq.16, 28 korrik 2011.
Nëntë varret e letërsisë, Gazeta Nacional, Nr.136, 26 shkurt-4 mars 2012.
Shkrimtarët e territ. Gazeta Standard, fq.18-19, 21 nëntor 2011.
A është turp me qenë shkrimtar?, Gazeta Nacional, Nr. 124,fq.18, 27 nëntor-4 dhjetor 2011.
Si e shohim letërsinë sot, botuar në “Konkurs për Çmimin Mehrl Licht! Të eseistikës dhe kritikës letrare”, Botim shoqërues i revistës Mehrl Licht!/41, fq.10-21, Botues, Onufri 2011.
Kultura reziston “n’së dashunisë së botës sanë”, botuar tek “Metamorfoza e brerores”, botim shoqërues i revistës Mehr Licht! Nr. 39, Onufri 2010.
Koha punon për ata që punojnë, gazeta “Albania”, 4 korrik 2009.
Faleminderit punëtorëve të kulturës, gazeta “Drita” 11 janar 2009.
Dy diktatorë të letërsisë, gazeta “Albania”, 9 mars 2009.
Çuditë e kujtimeve për Lasgushin, gazeta Albania, 30 mars 2008.
Letërsia si habi estetike, Granit Zela, Mehr Licht!/28, fq.1-9, Botues, Ideart, korrik 2008.
Drita e dashurisë për gjuhën shqipe, gazeta “Drita” 20.04.2008.
Lavdia e rreme e kujimeve për Lasgushin, gazeta “Drita” 20.04.2008.
Ferri i parajsës, parajsa e ferrit, gazeta Albania, 27 prill 2008.
Zbulimet e tmerrshme të antologjistëve, gazeta “Drita” 22.06.2008.
A nuk plaçkitet këhtu lexuesi i dënuar me vdekje?, gazeta “Drita”, 1.06.2008.
Azili mjeran i poezisë shqipe, gazeta “Drita”, 15.06, 2008.
Që të çliroj nga vetja shkrimtarin, intervistë, gazeta “Sot”, 6 qershor 2007.
Letërsia si habi estetike, gazeta “Tema” 1 gusht 2007.
Eksodi i intelektualëve Gazeta fjalA 21-29 Janar 2006.
Të shkruarit si synim jetësor, intervistë, gazeta “Tema”, 20 korrik 2006.
Shqipëria, atdheu që mohon(te) Gonxhe Bojaxhiun , gazeta “Albania” 22 gusht 2003.
Hem të fyer, Hem të mashtruar, gazeta “Fjala”10-17 Korrik 2005.
Murtaja e Mënisë, gazeta “FjalA” 26-27 Shator 2004.
Pikaso i prozës së shekullit të XX, gazeta “Fjala” 20-27 Nëntor 2005.
Antinomitë e kryehershme të ekzistencës, gazeta FjalA 12-13 Shtator 2004.
Vetëflijimi pafund i artistit, gazeta”Fjala” 8-9 shkurt 2004.
Antinomitë e kryehershme të ekzistencës, gazeta ”Fjala”, 12 shtator 2004.
Aktpadi për krime ndaj librit, editorial ”Fjala” 14-21 Gusht 2005.
Ani, Ani, qeshu palaço!, gazeta FjalA, Editorial 27-4 korrik 2004.
Gonxhe Bojaxhiu, madhështia e dashurisë, gazeta “Fjala” 22 gusht 2004.
Zvetënimi i gjuhës shqipe, gazeta ”Fjala” 1-8 Maj 2005.
Letërsia si habi estetike, gazeta ”Tema” 1 gusht 2007.
Rrugëtim poetik nga Amerika e Veriut, gazeta ”Tema” 4 korrik 2007.
Ç’po ndodh me folësit e gjuhës shqipe? gazeta ”Tema” 4 korrik 2007-07-06.
Mbi Marrëzinë, gazeta ”FjalA” 16-22 Janar 2006.
Grishje kah e bukura, editorial, gazeta ”Temp”, 2 Prill 2006.
Letërsia si Habi estetike, editorial, gazeta “Fjala”, 16-23 Maj 2004.
S’mund të rrija pa shkruar” gazeta ”Ars” 25 Janar 2004.
Shqipëria nuk ka nevojë për zbulues armiqsh dhe predikues të urrejtjes, polemikë për Ismail Kadarenë, Gazeta Sot, 16 Gusht 2005.
Tragjika e Mos’historisë tek Fabula Rasa me autor Agron Tufën, Gazeta Standard, shtator 2005.
“Për një qeverisje të mirë vendore: sikur të isha kryetar bashkie”, përmbledhje esesh botuar nga Shoqata e Bashkive, fq 43-45. Tiranë 2007.
E Bukura, ideal i përjetshëm i njerëzimit, gazeta ”Temp” 16 Korrik 2006.
Ese, shkrime kritike, intervista të përkthyera të autorëve anglo-sakonsonë
Mario V. Llosa: E di që do të shkruaj deri në ditën kur do të vdes. ExLibris, 27 prill 2025.
Harold Bloom: Pse të lexojmë romanin “Portreti i një zonje” Kumt.net. 7 dhjetor 2025.
Knut Hamsun, shkrimtari me karrierën më të çuditshme të shekullit, ExLibris, 5 janar 2024.
Georgi Gospodinov: Pata ndjesinë se diçka kishte shkuar keq në mekanizmin e kohës. ExLibris. 9 qershor 2023.
Mario Vargas Llosa, Nuk kam reshtur kurrë së lexuari Folknerin. ExLibris, 3 shtator 2022.
Annie Ernaux: Nuk e shoh si fitore individuale çmimin Nobel që më është blatuar. Exlibris, 2 dhjetor 2022.
Haruki Murakami: Romancierët janë bujarë me shkrimtarët e rinj. Exlibris 29 nëntor 2022.
Malcolm Cowley: Vepra e William Faulkner. Exlibris 22 nëntor 2022.
Julian Barnes: Shkrimtari që më ndryshoi mendjen? Shekspiri, Floberi dhe hartuesit e Fjalorit anglisht të Oksfordit. Exlibris 16 nëntor 2022.
Elif Shafak: Libri që nuk arrita ta përfundoja? “2666” i Roberto Bolaño-s. ExLibris 8 nëntor 2022.
Salman Rushdie: Pavarësia e shkrimtarëve. Exlibris, 1 tetor 2022.
Pse macet i duan libraritë? Exlibris 17 shtator 2022.
Abdulrazak Gurnah: Të shkruarit (Ligjërata e Nobelit, 7 dhjetor 2021), Exlibris 2021.
Përgjigjet e William Faulkner-it për romanin “Absalom, Absalom!”, ExLibris, 13 gusht 2021.
Raymond Carver mbi artin e tregimit, ExLibris, 1 dhjetor 2021.
Letrat e Herman Hesse-s me Romain Rolland-in për librin “Siddharta”, ExLibris, 16 korrik 2020.
Toni Morrison: William Faulkner dhe letërsia që shkruaj, ExLibris, 5 nentor 2021.
Margaret Atwood: Për kë shkruan shkrimtari? ExLibris, 28 prill 2021.
Halle Butler, “Letra e verdhë e murit” dhe shqetësimet e Charlotte Perkins Gilman-it, ExLibris, 17 prill 2021.
Tim Parks: Përkthyesi i padukshëm, Exlibris, 21 maj 2021.
Peter Constantine: Çfarë ka mbetur pa u thënë–Si Kadareja i shpëtoi censurës, por përvetësoi stilin që ajo i mësoi, ExLibris, 13 mars 2021.
Lauren Marino për hapësirat ku shkruan Virginia Woolf, Toni Morrison, Jane Austen, Maya Angelo, motrat Brontë dhe J.K. Rowling, ExLibris, 8 mars 2021.
Fabrice Conte-Williamson,Të përkthesh Kadarenë për skenën: Stinë e mërzitshme në Olymp, ExLibris, 2 mars 2021.
Dy ese nga Toni Morrison: Letërsia dhe jeta publike, ExLibris, 24 shkurt 2021.
Cynthia Ozick: Fantazma në tryezën e shkrimit, Exibris, 19 shkurt 2021.
“Letra e verdhë e murit” dhe shqetwsimet e Charles Perkins Gilma-it, prill 2021, ExLibris, (E pwrjavshme letrare, kulturore) Nr. 126.
Toni Morrison, Letërsia dhe jeta publike, Shkrimtarët dhe rreziku, ExLibris 118.
Cynthia Ozick, Fantazma në tryezën e shkrimit, ExLibris 117.
Elizabeth Bowen, Në kërkim të një subjekti për ta rrëfyer, ExLibris 116.
Mario Vargas Llosa, Leximi i letërsisë së mirë, ExLibris 114.
·David Bellos, Përse duhet ta lexojmë Kadarenë, ExLibris 113.
·Haley Bracken, A ka patur një armiqësi letrare William Faulkner – Ernest Hemingway? ExLibris 112.
· Zadie Smith, Diçka për t’u bërë ose pse shkruaj? ExLibris 111.
James Wood, Çfarë është me rëndësi vendimtare kur shkruajmë kritike letrare? ExLibris 110.
W.H. Auden, Franz Kafka, Unë pa veten, ExLibris 109.
Claire Adam, Mbi rreshtat e parë të 100 vjet vetmi, Exlibris 108.
Margaret Atwood: Distopia e harruar që frymëzoi George Orwell-in dhe mua, ExLibris 107
Eudora Ëelty, Si më krijuan prindërit një fëmijëri me libra. ExLibris 106.
Louise Glück, Kultura e shërimit, origjinaliteti amerikan, ExLibris 105.
Herman Mellville, Fama letrare bëhet padroni yt, Letra për Nathaniel Hawthorn-in kur Melville shkruante romanin Mobi Dik” ExLibris 104.
Alexander Larman: A është nepotizmi artistik një e keqe apo nevojë? ExLibris 103.
Suzanne Conklin Akbari: A mundet eseja të na befasojë sërish? ExLibris 102.
William Faulkner, Një fjalë për shkrimtarët e rinj.Exlibris 101.
Tim Parks, Ekuacioni shkrimtar - përkthyes, ExLibris, 100.
Haruki Murakami, Çasti kur u bëra romancier, ExLibris 99.
Josh Jones, Letra e 18-vjeçarit James Joyce për heroin e tij Henrik Ibsen (1901) ExLibris 98.
Penelope Green, Mercedes Barcha, bashkëshortja dhe muza e Gabriel García Márquez-it, vdes në moshën 87-vjeçare. ExLibris 96.
Nadine Gordimer: Imagjinata e shkrimtarit dhe imagjinata e shtetit. ExLibris 95.
William Saroyan, Si zbulova rregullat dhe stilin e shkrimit të hsitorive. ExLibris 94.
Isabel Allende, pse shkruaj? ExLibris 93.
Alex Bellos, Në kohën e Homerit, njerëzit nuk e dallonin ngjyrën blu. ExLibris 92.
Susan Sontag: Pasternaku, Cvetajeva, Rilke. Exlibris 91.
Alex George, Pse disa shkrimtarë i djegin veprat e tyre? (Proust, Nabokov, Gogol dhe dorëshkrimet e djegura).
Eduardo Galeano, Pse shkruaj?
Kurt Vonnegut, Letra e parë për familjen pas daljes nga burgu, 29 maj, 1945, ExLibris 89.
Herman Hesse: Letrat me Romain Rolland-in për librin “Siddharta” ExLibris 87.
Elif Shafak, Politika e letërsisë. ExLibris 86.
Emily Temple, Marrëdhënia legjendare e dashurisë së Honoré de Balzac-ut me kritiken e tij anonime (ose: si të martohesh me një shkrimtar të famshëm) ExLibris 83.
Dostojevksi: Sot isha te porta e vdekjes. ExLibris 85.
Martha Acmann, Letra që i ndryshoi jetën Emily Dickinson-it. ExLibris 83.
Saul Bellow: Lexues tepër serioz të botës, kini kujdes! Shkrimtarët dhe lexuesit e tij. ExLibris 82.
Hannah McKennett “Po çmendem përsëri”: Rrëfimi tragjik i vetëvrasjes së Virginia Woolf-it ·
Salman Rushdie: Shkruaj për lexuesit, jo për kritikët.·
John Updike: Rëndësia e shkrimësisë.·
Emily Temple. Çfarë do të ndodhë me romanin pas kësaj? Mbi gjininë e pashmangshme letrare pas-pandemike.
Sloane Crosley: Një ditë do të kujtojmë gjithçka dhe do të shkruajmë një roman.
Vladimir Nabokov: Lexues të mirë dhe shkrimtarë të mire.
Joyce Carol Oates: Ja çfarë besoj – pesë motive për të shkruar.
V. S. Naipaul: Të jesh shkrimtar
Tim Parks, Përkthimet si frymë e kohës sonë?
Nick Ripatrazone: A është redaktimi art i humbur? ExLibris.
C.S. Lewis: Shije të ndryshme në letërsi, ExLibris.
Joseph Bottum. Mënyra si lexojmë tani, ExLibris.
M. Sophia Newman, Pra, në të vërtetë, nuk qenka Gutenbergu ai që shpiku shtypshkronjën.
Mairead Small Staid, Leximi në epokën e shpërqendrimit të pareshtur·
Isaac Bashevis Singer: Kush ka nevojë për letërsinë?
Joseph Bristow, Rebecca N. Mitchell, Për Oscar Wilde-in dhe plagjiarizmin.
Adam Haslett, Vetmia e përhershme e shkrimtarit.
John Pipkin, Njeriu që shpiku shitblerjen e librave siç është edhe sot – “Tempulli i Muzave” i James Lackington-it, libraria më e lirë në botë ·
Margaret Atwood: Si e shkrova romanin “Rrëfenja e shërbëtores”.
Lara Waddell “Lolita” nuk do të botohej nëse Nabokovi do ta kishte shkruar tani·
Joan Didion: Blloku im i shënimeve, ExLibris, 2019.
Harold Bloom: Si dhe përse të lexojmë, ExLibris, 2019.
The Guardian, “Është një bisedë në heshtje”: Autorët dhe përkthyesit flasin për lidhjen e tyre unike.
Jonathan Franzen: S’do të doja të shkruaja gjëra që s’janë letërsi, Intervistoi: Isaac Chotiner.
Samanta Schweblin: Zbuloj errësirën përmes letërsisë, Intervistoi Bethanne Patrick.
Henry Miller: Refleksione për shkrimin, ExLibris, 27 qershor 2019.
Harold Bloom, Çfarë po e rrënon letërsinë, “Ilz” nr. 2
Salman Rruzhdie, Shënime për shkrimësinë dhe kombin, Ilz nr, 2.
Julian Barnes, Intervistë, “Ilz” nr. 3.
Toni Morrison, Rreziku, ese Ilz nr. 4.
Paul Auster, Uri për rrëfime, ese, “Ilz” nr. 5.
William Faulkner, “Mbi kritikën”, ese, “Ilz”, nr. 6.
25 minuta me Kazuo Ishiguro, intervistë e Joe Shepherd, “Ilz”7.
Samanta Scweblin, intervistë, Ilz, nr. 8.
Sherwood Anderson, Farërat, tregim, “Ilz” Nr. 9, 2018.
Mbi betejën e Humbur, Svetlana Alexievich, Fjalimi i Nobelit, “Ilz” nr. 1, revistë letrare. 2016.
Poezi nga Bob Dylan, “Ilz” nr. 2. 2016.
A janë tekstet e Bob Dylan letërsi? John Jurgensen, Anna Russell.Ilz” nr. 2. 2016.
Margaret Atwood, pse shkruaj? Nëntë filime, “Ilz” nr. 9
Jonathan Franzen, Intervistë, “Ilz” nr. 10 2018.
Mbi interpretimin, Mark Twain, Mehr Licht! Nr.33, fq. 212-219, Botues, Ideart, nëntor 2008.
Theodore Hacker, Kush propozon qeverisjen, Gazeta Albania, 20 janar 2008.
James R. Redfield, Mëria e Akilit si gabim tragjik, Gazeta Albania,14 janar 2008.
“Të shkruash në terr”, esse e David Grossman,Mehr Licht Nr. 42, fq, 204-210, Onufri prill 2012.
“I rrënjosur tek peizazhi, pamjet, përvojat…Intervistë me Tomas Transtromer-in, Mehr Licht! Nr.42, fq.270-286, Onufri, prill 2002.
Shënime për letërsinë dhe angazhimin, Russell Banks, fq.218-229, Mehr Licht! Nr.41, Onufri 2011.
Dëshmitari, dëshmia e brendshme, Nadine Gordimer, fq.211-222, Mehr Licht!, Nr. 39, Onufri Nëntor 2010.
Mbi dashurinë, Mbi hakmarrjen, Francis Bacon, fq.15-18, Mehr Licht!, Nr. 39, Onufri Nëntor 2010.
Letërsia e shterimit, John Barth, Mehr Licht! 39, fq, 211-227,Onufri nëntor 2010.
Mosnjohja, Donald Barthelme, Mehr Licht! 38, fq.219-240, Ideart, korrik 2010.
Postmodernizmi dhe shtigjet e veprës time, Donald Barthelme, fq.327-348.
Disa përsiatje mbi humorin, E.B.White, Mehr Licht! 37, 215-223, Ideart, mars 2010.
Përse të lexojmë? Harold Bloom, Mehr Licht! Nr, 36, fq.5-18, Ideart, dhjetor 2009.
Fletorja ime shënimeve, Joan Didion, Mehr Licht! Nr, 36, fq.290-302, Ideart, dhjetor 2009.
Jeta dhe vepra ime, intervistë me Orhan Pamuk, Mehr Licht! 34, fq.-279-296. Ideart, mars 2009.
Intervistë me Khaled Hosseinin, Mehr Licht! Nr, 33, fq. 199-211, Ideart, nëntor 2008.
Shkrimtari që i përket botës, Granit Zela, Mehrl Licht! 32, fq.186-193, Ideart, prill 2008.
Shkrimtarët: shihni si vrapojnë, Joyce Carol Oates, Mehrl Licht! 32, fq.343-347, Ideart, prill 2008.
ntervistë me Martin Amis, Mehrl Licht!32, fq.348,-352 Ideart, prill 2008.
Intervistë me Kazuo Ishiguro, Mehrl Licht! 32, fq.353-359, Ideart, prill 2008.
Malkolm Koulli, Folkneri për këdo, Revista “Sfida”, botim i Fakultetit Histori-Filologji dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, fq.396-420, botimi nr. 5, vjeshtë 2005-dimër 2006.
Letersia si habi estetike, Granit Zela, Mehr Licht!/28, fq.1-9, Ideart, korrik 2006.
Will & Ariel Durand, William Faulkner-pamje jete, gazeta “Fjala”12-19 dhjetor 2004.
“Uliksi” i Xhejms Xhojsit, Daniel Burt, gazeta “Fjala” 11 shtator 2005.
Letër një shkrimtari të ri me talent, Uilljam Sorojan, gazeta “Fjala”, 26-3 korrik 2005.
Letërsia dhe Politika, Bernard Krick, gazeta “Fjala” 22-23 qershor 2003 dhe 29-30 qershor 2003.
Leximi si zeje, Robert Scholes, gazeta “Fjala”, 2 qershor 2003.
Vlerësime për romanin "Përmbytja".
Është kënaqësi e veçantë për mua që jam këtu në emër të jurisë, për t’ia ndarë çmimin “Rexhai Surroi” për letërsi sivjet një vepre e cila ndodhet në kufirin midis kujtesës, mitit dhe realitetit. Bota ku ndërthuren lindja dhe vdekja, vizioni dhe përditshmëria, bestytnia dhe realiteti politik, na vjen përmes një rrëfimi jolinear, të ndërtuar nga njësi të shkurtra episodike, të orkestruara me kujdes. Kjo strukturë, jo vetëm e mban të gjallë ritmin e rrëfimit, por edhe e kthen leximin në një përvojë intensive. Autori nuk na jep një hero për ta ndjekur, por një qytet për ta dëgjuar. Ky qytet nuk është skenë por trup, i cili merr frymë përmes njerëzve të tij, dhe flet përmes plagëve të tyre. Fati i qytetit bëhet fat i secilit, dhe çdo zë individual tretet në një kor të përbashkët, si ujërat që derdhen në një shtrat të vetëm. Juria e ka vlerësuar këtë vepër për mënyrën se si letërsia shndërrohet në arkiv të shpirtit dhe në akt rezistence ndaj harresës. Romani na kujton se biografitë personale janë gjithmonë edhe histori kolektive, dhe si qytetet ashtu si njerëzit, vdesin vetëm atëherë kur nuk rrëfehen më. Çmimi “Rexhai Surroi” 2025 ndahet për romanin “Përmbytja” (Onufri 2024) nga autori Granit Zela i cili tregon se biografitë individuale janë gjithmonë edhe arkiva kolektive dhe se rrëfimi është një akt kundër harresës.
Prof. Asoc. Blerta ISMAJLI, 22 dhjetor 2025
“Ajo çka përbën dhe të pazakonshmen e menjëhershme të romanit “Përmbytja” është se personazhin klasik tradicional e zëvendëson qyteti. Ndonëse është autori i lindur në këtë qytet ai që rrëfen, prapëseprapë fati dhe ekzistenca e qytetit eklipson çdo protagonizëm mbizotërues personazhi: kryepersonazh është vetë qyteti me emrin Atjelinda. Është si historia e trupit dhe shpirtit të një organizmi që nuk mund të jetojnë dot ndaras. Kjo ndërmarrje në planin artistik dhe estetik e vështirëson shumë detyrën: të flasësh për fatin e një frymori kolektiv. Strukturimi i lëndës dhe thërmimi me njësi rrëfimore të shkurtra, episodike, të orkestruara harmonikisht rreth një mbijetesës itinerare ekzistenciale të shpirtit të qytetit, e bën tekstin e romanit, përpos kthjelltësisë së stilit, një festë leximi”.
Agron TUFA, nga parathënia
Ç’e bën një roman të mirë? Një përgjigje të mirë e gjen te vetë libri “Përmbytja”, (Onufri 2024), një citat në fq 129. “Dy gjëra shfaqen si thelbësore për romanin”, citohet aty të ketë thënë Carlos Fuentes, “përfytyrimi i pjekur artistik dhe gjuha”. Granit Zela e gëzon të drejtën e talentit që të thirret te ky citat: ai vetë i ka që të dy. “Përmbytja” është një vepër e mrekullueshme, unë s’di si ta quaj ndryshe, e cila do lexuar gjithsesi, për stilin novator, për ndërthurjen mjeshtërore që i bën epikës me njerëzoren, e për një gjuhë dinamike që di si të zgjojë e si ta mbajë vëmendjen e lexuesit që nga fillimi gjer në fund.
Shqiptar OSEKU, Gjeli.info
…Romani “Përmbytja” i shkrimtarit Granit Zela, është një rrëfim i shkathët, edhe pindarik, mund të them, për vendlindjen e tij, të parë dhe si një traumë, jo vetëm të tij, por kolektive. …Te romani, në tre pjesët e tij mua më kanë mbetur si mbresa të fuqishme tre përmbytjet. Përmbytja e parë ose pjesa e parë me titullin “Fëmijëria”, sipas meje, bën të ndjehet përmbytja e familjes, e një bote paragjykimesh dhe mitesh e malesh. E rrënjosur në traditat e saj, familja përpiqet të mbijetojë në një realitet ku lidhjet e ngushta dhe humanizmi vazhdimisht dobësohen duke u ndjerë të parëndësishme… Përmbytja e dytë ose pjesa e dytë me titullin “Uji”, është dhe dalja nga shtrati i familjes, ku përballja me shoqërinë dhe pasigurinë, me diktaturën duhet të ndjehet më gjerë, më drejtpërdrejtë… Mbytja, pra, e një qyteti nuk ishte thjesht zhdukja fizike e një hapësire të banuar, por një shkatërrim i kujtesës dhe i historisë. Përmbytja e tretë ose pjesa e tretë, “Jeta dhe vdekja”, rrëfen një përmbytje tjetër njerëzore mbi rrafshin e Kukësit, tani jo prej ujërave, por prej gjakut. në qendër është eksodi nga Kosova, traumë e kohës komuniste, para dhe pas saj, një pasqyrë e trishtë e dhunës ciklike... Simbolizmi i kërkuar dhe trajtimi i personazheve si ide më shumë se figura të plota, krijojnë një si poemë.
Visar ZHITI, ExLibris, 10 prill, 2025.
“Si te romani i famshëm “Tristram Shandy” i Laurence Sterne-it, narratori na thotë se do të tregojë historinë X, në rastin konkret atë të përmbytjes së një qyteti, por e ndalon veprimin, duke treguar për lindjen e vet. Për faqe të tëra, ai që flet nuk është ai që sheh, duke e marrë lexuesin për dore në një botë të ndërtuar prej një gjuhe të harlisur dhe të magjepsur. Veçse kërkohet një lexues që e ndan realitetin magjik, që narratori e sheh para vetes, prej realizmit magjik, që narratori e shpik, tashmë një proces letrar, ku asnjë pjesëtar i komunitetit nuk i vë në dyshim ato që nuk i kap logjika normale njerëzore. Emrat, nganjëherë realë, evokojnë atë që njihet në përgjithësi, ndërsa emrat, përgjithësisht të shpikur, fiksionin, dhe së bashkë enën që pranon çdo gjë, mitologji, besime, ndjenja dashurie dhe urrejtjeje, bestytni, profeci, përditshmëri, politikë, anti-politikë, personazhe kalimtare dhe komunitet, dështime, humor etj., duke ofruar një roman plot ambicie”.
Gazmend KRASNIQI
" Atjelinda e Granit Zelës është në gjenin e vet, vendlindja e përmbytur nga liqeni i një hidrocentrali po aq sa edhe nga nostalgjia...Ndërkohë herë pas here thatësirat e stinëve zbulojnë gërmadhat e qytetit të vjetër, fantazmat e të cilit i vijnë përqark njerëzve të qytetit të ri, duke ua pamundësuar harresën, pajtimin dhe zbutjen e zemërimit me të cilin iu ngjitën shpatit të malit për në qytetin e ri, të themi nga nevoja a shtrëngesa praktike dhe aspak nga dashuria. Ata kishin marrë me vete gjithë imazhin e bagazhin fantastik e magjik të qytetit të vjetër me të cilat bashkëjetonin, parametrat psikologjikë e botëkuptues të të cilit përpiqeshin t’i trashëgonin, të transplantuar në dizajnet e qytetit të ri. Dhe ky fakt e bën jetën e tij një Anakondë".
Natasha LUSHAJ, Epoka e Re, 7 mars 2025.
Është një rrëfim gati autobiografik, i cili vendos në qendër qytetin personazh, Atjelindën, atë të renë dhe të vjetrën, njerëzit e saj me gjithë besëtytënitë e tyre, të shkuarën dhe të tashmen si dhe Luanin, rrëfimtarin, i cili e nis kallëzimin e tij duke e nisur me fëmijërinë dhe para lindjen e tij... Rënia e Atjelindës është e gjatë dhe shenjat paralajmëruese të tatëpjetës së saj janë të shumta; vetëvrasje, përmbytje, njerëz të huaj me mashtrime dhe gënjeshtra nëpër buzët e tyre që paralizojnë qytetin, të rinj dhe të reja të destinuar për t'u humbur, ndërtimi i Atjelindës së re, i kështjellave burgje dhe qindra haluçinacioneve të tjera njerëzore... Në Atjelindë ndodh gjithçka dhe asgjë. Një vend i izoluar, ku banorët e saj në pamundësi të përjetimit të ndonjë ndodhie sajojnë thashetheme, ngjarje, nisin dhe jetojnë me besëtytënitë apo edhe të shkuarën. Këto besime, besëtytëni të tyre, me të cilat merret gjatë rrëfimtari ynë janë po ashtu një nga copëzat e tharmit të letërsisë gojore dhe folklorit shqiptar. Është interesante se të gjitha prurjet folklorike vendosen përkrah njëra-tjetrës në disa paragrafë të vetëm duke ndjekur një ritëm të vrullshëm, i cili të krijon idenë e një lumi, madje gjithë romani duket se lidhet nga një lumë nëntokësor që premton shpërthim të befshëm dhe përmbytjen e madhe.
Anxhela PASHAJ. ExLibris, 15 shtator 2025.
“Romani “Përmbytja”, është një prozë që shpalos me një stil rrëfimi jo të zakontë mbështjelljen prej papirusi të një gjeneze që zë fill tek uni i perzonazhit kryesor dhe mbaron tek toka, mbi të cilën ai ka gjerbur të gjithë persiatjet e tij. Nëse do të ndodhte vërtet një përmbytje dhe njerëzimit do t’i duhej që t’i shpëtonin librat e shenjtë, “Përmbytja” mund të listohej si libri i shenjtë i rrëfimit, si një piskamë drithëruese që bart të gjitha përsiatjet, ritet, zakonet, magjitë, ritualet, regjimet, katrahurat e tyre, të një shpirti njerëzor që rreket të bind…Ky roman është pa asnjë mëdyshje ndër më të mirët të shkruar pas viteve 90-të”. Shqiponja AXHAMI
Analiza e krijimtarisë
Prof. As. Roland Zisi - Granit Zela shfaqet në rrethet letrare në fillim të viteve 2000, sidomos në shtypin letrar të kryeqytetit, në periodikët e ndryshëm letrarë, ku angazhohet me ese, shkrime e artikuj, kryesisht në gazetën “FjalA”. Në librin e parë më vjersha me titullin domethënës “Apokalips”, 2001, poeti duket se është i prirur të paraqesë tronditjet shpirtërore personale, që në të vërtetë janë tronditje të shoqërisë ku jeton. Në vjershat e këtij libri shfaqet një individ i shqetësuar, me gjendje emocionale torzo, tejet i trishtuar dhe i traumatizuar, që kërkon gjithmonë shpëtim dhe rrugëdalje tek vlerat më të mira njerëzore. Në vëllimin e dytë me titull “Në studion time hermetike” autori bën një hop cilësor; poezia e tij prezanton një pjekuri dhe kompetencë maksimale në të gjitha nivelet e saj. Granit Zela është një poet që po e shpërfaq çdo ditë profilin e tij artistik, përmes kulturës së të shkruarit, frymëzimeve të realizuara dhe figuracionit tejet profesional që aplikon. “Letërsi bashkëkohore shqipe-poezia”, 2008.
Agron Tufa -Poezia krijohet, kur ka shkak të njëmendtë, për fare pak lexues, ose në idealitetin më të përkryer, - për askënd, pos vetvetes dhe alter ego-s. Megjithatë lexuesi projektohet në ardhmëri: ai asnjëherë nuk ka munguar. Nuk do t’i mungojë edhe Granit Zelës me këtë libër poetik, në të cilin ai ka gjetur notën e vetë origjinale, regjistrin e zërit, intonacionin dhe kurreshtinë e gjallë të eksperimentatorit. Struktura e ndërlikuar ritmike e strofës së Zelës, përafron tradita të largëta e të afërta, duke i imponuar njësisë së vjershimit një vullnet serioz “zbutësi”. Në larminë strofike të Zelës, ndihen jehonat e traditës viktoriane anglosaksone e po aq, tradita shqiptare me Nolin, Lasgushin dhe poezisë më të re të brezit të vet. Me një ndjeshmëri dhe ndijim harmonik, në poezinë e Zelës është shkrirë një palitër ngjyrimi ekspresiv me përftesa leksikore prej trevës Verilindore nga vjen, një plazmikë pothuaj virgjine. Parë në kontekstin e tërësisë së saj, kjo eklektikë që prek kryesisht grupin e poezive të ashtuquajtura “stigmatizuese”, arrin të na sjell një model të ri të ligjërimit poetik: përplasja e një modeli të mëparshëm me një model tjetër, sjell si rezultat lindjen e një modeli të ri, pasi ka shteruar më parë përvojat e secilit sosh. Pikërisht kapërcimi i këtyre përvojave shënon cilësitë e veçanta të poezisë së Zelës. Ndërkallja e njërës apo tjetrës sintagmë poetike brenda njësisë së vjershimit, na sjell një specifikë të re, e cila është ringritja e po asaj tematike, e po atyre shqetësimeve, shenjave (Noli, Poradeci), por, e parë tashmë nga pikëvështrim i mënjanuar, shmangas, e realizuar në koefiçientin estetik. Problematizimi tematik i objektit, serviret tashmë i estetizuar. Një pikvështrim i tillë, përanash nënteksteve parodike, na bën të vëmë buzë në gaz, na ndërkall vetëdijen e esëllt dhe, njëjtazi, qëndrimin tonë karshi pathosit të retorikës bërtitëse. Nga ana tjetër, po ai objekt i riproblematizuar, shijohet estetikisht, duke ndehur dëgjimin në magjinë e strukturës ritmike, rimave të brendshme e të jashtme, diç e ngjashme do të shprehesha, me një rimoterapi. Një uverturë muzikore e dykuptimë që priret për kah rekuiemi. Uverturë që priret kah rekuiemi, fragment nga parathënia e “Në studion time hermetike”. Langenbroih, 10. 10. 2003
Fatmir Terziu -Gjuha e shkrimtarit, studiuesit dhe hulumtuesit shqiptar, Granit Zela, të bën për vete. Të përhumb mes emblematikës së saj. Me fuqinë e saj të mrekullueshme të bën më të lehtë, më të përqëndruar në lexim, më të destinuar të përcjellësh elementë që vijnë e ndërthuren mes situatave përshkruese. Është një gjuhë që vjen në hapësirën e të lexuarit dhe gërshetohet me çdo gjë që është shqiptare, tipike dhe autoktone. Është një gjuhë që formon tërë kuadraturën e jetës, udhëtimit jetik dhe pikturon për të vulosur në telajon e kohërave një masë të madhe pasunore të ardhur nga shekujt. E gjitha në shërbim të artit. Artit që vjen nga fjala e shkruar. Autori me këtë mjeshtëri, rradhitet në brezin e shkrimtarëve të rrinj të pas viteve 90-të që skalitën jo vetëm fjalën, por ushtruan edhe një funksion tejet determinues në lidhjen kohore dhe historiografike. “Dodona” një leksion për gjuhën dhe identitetin, 2010
Baviola Shatro -Tek romani "Dodona" (2006) Lum Drinin e gjejmë në rolin e Davidit e të Solomonit. Ashtu si i pari, ai nisi një kërkim të madh, një dashuri, dhe si i dyti, kërkimi i tij u mbyll heshturazi, pa fitore. Ne mendojmë se ky është fundi i kërkimit të pikës së gravitetit në të tashmen. Për të parën herë ai e njohu emrin Dodonë nga lutjet e një lutësi (që sdihej mirë kujt i lutej) dhe ajo ishte ëndrra e emërtuar e një jete, e lashtë sa vetë emri dhe me fatin e parathënë për dashurinë e Lum Drinit ashtu si vetë perëndesha apo qyteti i që e mbajti dikur: u tret. Mbeti pakthyeshmërisht e mbyllur në të shkuarën. Pikërisht kjio, e shkuara, është ajo pjesë e së cilës ndoshta pashmangshmërisht jemi, porse s’duhet të jemi kurrë rob, në asnjë lloj forme. Për më keq edhe ëndërr kjo s’qëndroi gjatë, sepse në kodin gjenetik të kësaj kohe, të kësaj të tashmeje, edhe vetë profecitë pësojnë mutacione. Lindin çdo ditë Noetë që nuk ndërtojnë më var(r)ka por arka, dhe ndodhin rikrijime të gjymta në gjashtë ditë të lodhura. Në roman lexohet më shumë se një dilemë dhe një boshllëk i thellë i brezit.
Esenca e poezisë së autorit realizohet si mbivendosje parafrazash të poezisë së mëparshme, shqipe dhe më gjerë se kaq, me gjurmë të kahjeve tejkaluese të tyre. Lënda poetike mbruhet përmes një vështrimi metaforik dhe total, i cili fsheh dhe përndrit vatrat qenësore të frymëzimit. Teknika e vjershërimit anon kah gërshetimi i përvojave shkrimore klasike dhe moderne me synim përvijimin e një shkrimi palimsesti, ku fjala rimerret dhe tonofikohet si shprehësi dhe emocion. Hermetika e synuar autoriale shenjtërohet në të gjithë vëllimin “Në studion time hermetike”. “Kalendari Letrar”, 2003.
Petrit Nika - Ajo që evokohet në vargjet e librit “Në studion time hermetike” është një domesticum bellum(lat. luftë e brendëshme) e unit që jashtësohet nga përbrendësia me një zë të butë e të përvajshëm prej pezmit të përçudinimit të individit dhe atdheut, individit dhe botës ku gjallon ai. Zela duket është nga poetët e paktë të brezit të ri që i përulet ende me nderim parimit nos patria genuit et educavit (lat. atdheu na fali jetën dhe na edukoi). Ndër poezitë më mbresëlënëse të librit dhe që e shpërfaqin pezmin e përçudnimit të individit dhe të atdheut janë poezitë me referenca biblike si “Babilonia” (fq. 14-15), “Betlehem” (fq. 18-19), “Do të kryqëzojnë prapë, mos u ngjall o Krisht” (fq. 28), “Nata para njeriut” (fq. 44). Edhe në aspektin stilistik këto poezi paraqesin një larmi ornamentesh estetike që përfaqësojnë një gamë të gjerë figuracioni letrar në strukturë, formë dhe kumt. Në këto poezi bie në sy moskuptimi dhe kaosi njerëzor që priret drejt instiktit për të konsumuar apo përdhosur gjithçka deri tek vlerat që rigjenerojnë botën tonë shpirtërore dhe mobilizojnë forcat e brendshme për të përballuar trillet e fatit. Poezia e Zelës është përnjëmend mbreslënëse, sinkretizuese veçorish tipike të traditës poetike shqiptare, krejtësisht e veçantë dhe unike në stil. Ajo përfshin në materien e saj një amalgamë realitetesh jetike, filozofike, psikologjike dhe sociale, të cilat hyjnë në letërsi si përvoja dhe reflektime të unit mbi kohën, njerëzit dhe ngjarjet që e bashkëshoqërojnë ekzistencën në udhëtimin e vështirë të jetës. Vargu i kësaj poezie vjen i matur dhe i stilizuar me finesë. Kodifikimi gjuhësor i vargut vjen dialogues e po aq dhe ikonik njëherësh, duke evokuar mesazhin e argumentuar logjik njëherësh me mesazhin ambig dhe simbolik me një polifoni kumtesh të cilat në fund të fundit i takon receptuesit t’i rindërtojë sipas përvojës leximore, shkallës së inteligjencës dhe imagjinatës së vet. Gazeta “Standard”, Korrik 2011
Referencat
https://kumti.net/harold-bloom-pse-te-lexojme-romanin-portreti-i-nje-zonje/
https://exlibris.al/granit-zela-fiton-cmimin-rexhai-surroi-per-letersi/
https://www.koha.net/kulture/sot-ndahen-shperblimet-vjetore-per-gazetari-dhe-letersi-rexhai-surroi-1
https://www.youtube.com/watch?v=uWsm-XDORhM
https://www.youtube.com/watch?v=a9Fj4-W5ILA
https://www.youtube.com/watch?v=xx7gxTNeRWk
https://www.youtube.com/watch?v=Y9HXzxIfa8g
https://www.youtube.com/watch?v=ITftGIfQCws
https://www.youtube.com/watch?v=82dwGtupcTw
https://www.youtube.com/watch?v=uYPwAxw2Xlk
https://www.youtube.com/watch?v=e3RB-rNk5uE
https://exlibris.al/agron-tufa-qyteti-si-personazh-qendror-ne-romanin-permbytja-te-granit-zeles/
https://exlibris.al/shqiptar-oseku-romani-permbytja-i-granit-zeles/
https://www.epokaere.com/recension-per-romanin-permbytja-te-granit-zeles/
https://exlibris.al/visar-zhiti-fjala-dhe-mbresa-ceshte-me-e-rendesishme-per-nje-veper/
https://exlibris.al/granit-zela-cmimet-e-letersise-2024-zhberja-e-nje-tradite-brenda-nje-dite/
https://exlibris.al/mario-v-llosa-e-di-qe-do-te-shkruaj-deri-ne-diten-kur-do-te-vdes/?
https://exlibris.al/knut-hamsun-shkrimtari-me-karrieren-me-te-cuditshme-te-shekullit/
https://exlibris.al/annie-ernaux-nuk-e-shoh-si-fitore-individuale-cmimin-nobel-qe-me-eshte-blatuar/
https://gazetashqiptare.al/2021/05/01/libri-rrezikut-dhe-iluzionit/
https://www.gazetaexpress.com/erotimatologio-granit-zela/
https://exlibris.al/granit-zela-jermi-i-tiranes-se-vitit-2020-nen-tiranine-e-pandemise/
http://defekt-teknik.com/me-i-rrezikshem-eshte-degradimi-i-pushtetit-se-ai-i-godinave-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/bibloteka-kombetare-varreze-barbare-librash-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/cmimet-kombetare-te-letersise-si-kulmi-i-marrezise-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/cmimet-kombetare-te-letersise-si-kulmi-i-marrezise-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/leter-autorit-qe-nuk-merr-pjese-ne-panairin-e-librit-granit-zela/
https://www.youtube.com/watch?v=Y9HXzxIfa8g
https://exlibris.al/granit-zela-si-u-mashtrua-opinioni-publik-me-cmimin-kadare-2024/
https://exlibris.al/granit-zela-dhe-flurans-ilia-shkrimtari-jeton-me-ate-qe-ndodh-ne-atdheun-e-tij/
https://fjala.al/2020/06/08/granit-zela-libri-duhet-botuar-nje-here-ne-pese-vjet-jo-pese-here-ne-vit/ Arkivuar 14 janar 2021 tek Wayback Machine
https://politiko.al/ndryshimi-i-klimes-kulturore-krijon-idene-e-vdekjes-se-letersise
https://exlibris.al/mario-vargas-llosa-nuk-kam-reshtur-kurre-se-lexuari-folknerin/
https://exlibris.al/haruki-murakami-romancieret-jane-bujare-me-shkrimtaret-e-rinj/
https://exlibris.al/malcolm-cowley-vepra-e-william-faulkner/
https://exlibris.al/elif-shafak-libri-qe-nuk-arrita-ta-perfundoja-2666-i-roberto-bolano-s/
https://exlibris.al/salman-rushdie-pavaresia-e-shkrimtareve/
https://exlibris.al/abdulrazak-gurnah-te-shkruarit-ligjerata-e-nobelit-7-dhjetor-2021/
https://exlibris.al/pergjigjet-e-william-faulkner-it-per-romanin-absalom-absalom/
https://exlibris.al/raymond-carver-mbi-artin-e-tregimit/
https://exlibris.al/letrat-e-herman-hesse-s-me-romain-rolland-in-per-librin-siddharta/
https://exlibris.al/toni-morrison-william-faulkner-dhe-letersia-qe-shkruaj/
https://exlibris.al/tim-parks-perkthyesi-i-padukshem/
https://exlibris.al/margaret-atwood-per-ke-shkruan-shkrimtari/
https://exlibris.al/letra-e-verdhe-e-murit-dhe-shqetesimet-e-charlotte-perkins-gilman-it/
https://exlibris.al/dhoma-me-vete-aty-ku-disa-nga-shkrimtaret-me-te-mira-krijuan-art/
https://exlibris.al/te-perkthesh-kadarene-per-skenen-stine-e-merzitshme-ne-olymp/
http://defekt-teknik.com/mosdija-mosdashja-dhe-mjerimi-i-nje-shkrim-porosie-granit-zela/
https://exlibris.al/dy-ese-nga-tony-morrison-letersia-dhe-jeta-publike/
https://exlibris.al/cynthia-ozick-fantazma-ne-tryezen-e-shkrimit/
https://exlibris.al/elizabeth-bowen-ne-kerkim-te-nje-subjekti-per-ta-rrefyer/
https://exlibris.al/mario-vargas-llosa-leximi-i-letersise-se-mire/
https://exlibris.al/david-bellos-pse-duhet-te-lexojme-ismail-kadarene/
https://exlibris.al/a-ka-patur-nje-armiqesi-letrare-william-faulkner-ernest-hemingway/
https://exlibris.al/cfare-eshte-me-rendesi-vendimtare-kur-shkruajme-kritike-letrare/
https://exlibris.al/mbi-rreshtin-e-pare-ikonik-te-njeqind-vjet-vetmi/
https://exlibris.al/margaret-atwood-distopia-e-harruar-qe-frymezoi-george-orwell-in-dhe-mua/
https://exlibris.al/eudora-welty-si-me-krijuan-prinderit-nje-femijeri-me-libra/
https://exlibris.al/alexander-larman-a-eshte-nepotizmi-artistik-nje-e-keqe-apo-nevoje/
https://exlibris.al/suzanne-conklin-akbari-a-mundet-eseja-te-na-befasoje-serish/
https://exlibris.al/william-faulkner-nje-fjale-per-shkrimtaret-e-rinj/
https://exlibris.al/tim-parks-ekuacioni-shkrimtar-perkthyes/
https://exlibris.al/haruki-murakami-casti-kur-u-bera-romancier/
https://exlibris.al/letra-e-18-vjecarit-james-joyce-per-heroin-e-tij-henrik-ibsen-1901/
https://exlibris.al/charles-bukowski-john-fante-ishte-heroi-im/
https://exlibris.al/nadine-gordimer-imagjinata-e-shkrimtarit-dhe-imagjinata-e-shtetit/
https://exlibris.al/william-saroyan-si-i-zbulova-rregullat-dhe-stilin-e-shkrimit-te-historive/
https://exlibris.al/isabel-allende-pse-shkruaj/
https://exlibris.al/ne-kohen-e-homerit-njerezit-nuk-e-dallonin-ngjyren-blu/
https://exlibris.al/susan-sontag-pasternaku-cvetajeva-rilke/
https://exlibris.al/eduardo-galeano-pse-shkruaj/
https://exlibris.al/letra-e-pare-e-kurt-vonnegut-it-per-familjen-pas-daljes-nga-burgu/
https://exlibris.al/elif-shafak-politika-e-letersise/
https://exlibris.al/letra-qe-i-ndryshoi-jeten-emily-dickinson-it/
https://exlibris.al/saul-bellow-nobel-1976-lexues-teper-serioz-te-botes-kini-kujdes/
https://exlibris.al/po-cmendem-perseri-rrefimi-tragjik-i-vetevrasjes-se-virginia-woolf-it/
https://exlibris.al/salman-rushdie-shkruaj-per-lexuesit-jo-per-kritiket/
https://exlibris.al/john-updike-rendesia-e-shkrimesise/
https://exlibris.al/sloane-crosley-nje-dite-do-te-kujtojme-gjithcka-dhe-do-te-shkruajme-nje-roman/
https://exlibris.al/orhan-pamuk-si-hoqa-qafe-disa-nga-librat-e-mi/
https://exlibris.al/vladimir-nabokov-lexues-te-mire-dhe-shkrimtare-te-mire/
https://exlibris.al/joyce-carol-oates-ja-cfare-besoj-pese-motive-per-te-shkruar/
https://exlibris.al/v-s-naipaul-te-jesh-shkrimtar/
https://exlibris.al/cfare-mund-te-mesojme-dhe-duhet-te-cmesojme-nga-murtaja-e-albert-camus/
https://exlibris.al/carls-dikensi-vertet-vertet-e-urrente-adhuruesin-e-tij-hans-kristian-andersenin/
https://exlibris.al/perkthimet-si-fryme-e-kohes-sone/
https://exlibris.al/nick-ripatrazone-a-eshte-redaktimi-art-i-humbur/
https://exlibris.al/c-s-lewis-shije-te-ndryshme-ne-letersi/
https://exlibris.al/menyra-si-lexojme-tani/
https://exlibris.al/pra-ne-te-vertete-nuk-qenka-gutenbergu-ai-qe-shpiku-shtypshkronjen/
https://exlibris.al/leximi-ne-epoken-e-shperqendrimit-te-pareshtur/
https://exlibris.al/per-oscar-wilde-in-dhe-plagjiarizmin/
https://exlibris.al/vetmia-e-perhershme-e-shkrimtarit/
https://exlibris.al/margaret-atwood-si-e-shkrova-romanin-rrefenja-e-sherbetores/
https://exlibris.al/lolita-nuk-do-te-botohej-nese-nabokovi-do-ta-kishte-shkruar-tani/
https://exlibris.al/harold-bloom-si-dhe-perse-te-lexojme/ https://exlibris.al/eshte-nje-bisede-ne-heshtje-autoret-dhe-perkthyesit-flasin-per-lidhjen-e-tyre-unike/
https://exlibris.al/jonathan-franzen-sdo-te-doja-te-shkruaja-gjera-qe-sjane-letersi/
https://exlibris.al/samanta-schweblin-zbuloj-erresiren-permes-letersise/
https://exlibris.al/henry-miller-refleksione-per-shkrimin/
http://defekt-teknik.com/welcome-to-raskovec-international-university-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/kur-nderet-e-kombitgrinden-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/bibloteka-kombetare-varreze-barbare-librash-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/leter-autorit-qe-nuk-merr-pjese-ne-panairin-e-librit-granit-zela/
http://defekt-teknik.com/cmimet-kombetare-te-letersise-si-kulmi-i-marrezise-granit-zela/
https://palimpsest.al/2019/01/demi-e-kobi-fragment-nga-romani-i-pabotuar/
https://web.archive.org/web/20191029002100/https://palimpsest.al/2019/01/demi-e-kobi-fragment-nga-romani-i-pabotuar/ |date=29 tetor 2019
https://palimpsest.al/2019/01/interviste-e-philip-roth-it-me-milan-kundera-n/
https://web.archive.org/web/20191029002104/https://palimpsest.al/2019/01/interviste-e-philip-roth-it-me-milan-kundera-n/ |date=29 tetor 2019
https://palimpsest.al/2019/01/uri-per-rrefime-paul-auster/ Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
http://letersia.zemrashqiptare.net/news/cid-310/Granit_Zela.html Arkivuar 14 nëntor 2017 tek Wayback Machine
https://palimpsest.al/2017/12/10/drite-e-gushtit-roman-i-dramave-njerezore-dhe-perballjes-me-tragjizmin/ Arkivuar 24 janar 2020 tek Wayback Machine
http://letersia.zemrashqiptare.net/news/id-5159/cid-235/Granit_Zela:_Drita_e_dashuris%C3%AB_p%C3%ABr_kultur%C3%ABn_shqipe.html Arkivuar 21 qershor 2017 tek Wayback Machine Arkivuar 21 qershor 2017 tek Wayback Machine
https://palimpsest.al/2017/12/01/david-grossman-te-shkruash-ne-terr-ese/ Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
http://defekt-teknik.com/nente-fillime-margaret-atwood/ https://palimpsest.al/2017/12/01/tomas-transtromer-interviste/ Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
https://palimpsest.al/2017/09/15/martin-amis-nje-rrefim-per-veten-dhe-letersine/ Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine http://www.forumishqiptar.com/threads/77192-Granit-Zela
https://www.researchgate.net/scientific-contributions/2067482229_Granit_Zela https://blog.bukinist.al/index.php/2017/12/21/bota-qe-te-ben-te-jesh-nje-grua-e-veshtire/[lidhje e vdekur] http://letrashqip.altervista.org/?p=1392 Arkivuar 19 gusht 2018 tek Wayback Machine
https://web.archive.org/web/20180104212706/http://revista.mapo.al/tronditjet-letrare-grate-e-veshtira-te-shekullit-xxi/ http://www.standard.al/2014/07/08/korbi/ Arkivuar 8 janar 2025 tek Wayback Machine
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=K%C3%8BNDIISHKRIMTARIT&article=19739 Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine http://fluransilia.blogspot.com/2011/11/granit-zela.html
Granit Zela: Intervistë për “Dritë e Gushtit” e W.Faulkner-it, Nobël 1949. https://www.youtube.com/watch?v=uYPwAxw2Xlk&feature=youtu.be
Granit Zela, lexim nga romani "Dëmi e kobi" https://www.youtube.com/watch?v=jEGg16Mhi6w
Granit Zela-Krenar që jam pjesëtar i Forcave të Armatosura! https://www.youtube.com/watch?v=c0A3tgU6akM Granit Zela Speech at the Defense Laguage Institute (DLI) https://www.youtube.com/watch?v=uluqkspn1Gg
