Greta Garbo
Greta Garbo | |
---|---|
Lindi | 18 shtator 1905 |
Vdiq | 15 prill 1990 |
Kombësia | suedeze, amerikane |
Titulli | Greta Garbo, më 1925 |

Greta Garbo lindi më 18 shtator 1905 në Stockholm; vdiq më 15 prill 1990 në New York; lindi si Greta Lovisa Gustafsson, ishte një aktore amerikane-suedeze.
Bukuria e saj tërheqëse ishte shumë e përshtashme për role romantike të femrave. Në film për herë të parë paraqitet si statiste në Herr och fru Stockholm më 1920.
Greta Garbo është njëra ndër aktoret e para evropiane e cila arriti të bëhet yll në Holivud në fillim të viteve të tridhjeta. Në karierën e saj më të suksesshsme janë role të mëdha dramatike në filmat Mretëresha Kristinë, Ana Karenina, Grand hotel dhe Dama me kamelije. Më 1939 për aktrimin në komedinë satirike Ninotchka, arrinë famën botërore dhe nominohet për tri çmime Oskar. Krahas roleve të saje ishte në qendër të vemendjes edhe jeta e saj private. Ashtu që, lidhjet e saj të dashurisë ishin kryesish tema të titujve të shkrimeve dhe sipas opinionit holivudian njifet edhe si "sfinga suedeze” dhe "e huaja misterioze”. Pas mossuksesit të filmit Gruaja me dy fytyra , Greta Garbo më 1941 tërhiqet përgjithmonë nga filmi. Më 1954 shpërblehet me çmimin special Oskar për angazhimin e saj jetësor në artin filmik, të cilin shërblim vetë nuk e ka pranuar.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1941: Two-Faced Woman
- 1939: Ninotchka
- 1937: Pani Walewska
- 1936: Camille
- 1935: Anna Karenina
- 1934: Painted Veil, The
- 1933: Queen Christina
- 1932: As You Desire Me
- 1932: Grand Hotel
- 1931: Inspiration
- 1931: Love Business
- 1931: Anna Christie
- 1931: Her Fall and Rise
- 1931: Mata Hari
- 1930: Anna Christie
- 1930: Romans
- 1929: Man's Man
- 1929: The Kiss
- 1929: Wild Orchids
- 1929: The Single Standard
- 1928: The Divine Woman
- 1928: The Mysterious Lady
- 1928: A Woman of Affairs
- 1927: Anna Karenina
- 1926: Torrent
- 1926: The Temptress
- 1926: Flesh and the Devil
- 1925: Die Freudlose Gasse
- 1924: Gösta Berlings saga
- 1922: Luffarpetter
- 1921: Konsum Stockholm Promo
- 1921: Lyckoriddare
- 1920: Herr och fru Stockholm
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() | Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura
- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura të zbrazëta
- Artikuj me hKarta
- Pages using div col with unknown parameters
- Commons link is on Wikidata
- Aktor-cung
- Aktorë fitues të Academy Award
- Aktorë amerikanë
- Aktorë suedezë
- Lindje 1905
- Vdekje 1990