Jump to content

Gryka e Broboniqit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gryka e Broboniqit - ndodhet në jug-perëndim të Mitrovicës në kilometrin e 8-të të magjistralës Mitrovicë-Skenderaj-Pejë dhe shërben si urëlidhëse mes Koloshinit, Mitovicës dhe Drenicës Veriore. Ka pozitë të mirë strategjike. Kjo grykë gjithmonë u bë arenë e përgjakshme luftimesh mes forcave kryengritëse shqiptare dhe atyre turke. Janë të njohura luftimet më 1902, 1908, 1912 e më vonë. Në korrik të vitit 1912 kryengritësit shqiptarë nën udhëheqjen e Ahmet Delisë sulmuan një repart ushtarak Osman dhe i shkaktuan humbje të mëdha. Përpos dhjetëra të vrarëve, ushtarët osmanë lanë në duar të kryengritësve edhe sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni.

[1]

  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Lena Grafik. fq. 27. ISBN 978-9951-663-35-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)