Gryka e Drinit të Bardhë
Kanioni i Drinit të Bardhë ose Gryka e Drinit të Bardhë është një grykë e vogël e vendosur në jugperëndim të Kosovës[a]. Lumi Drini i Bardhë kalon përmes këtij kanioni. Kanioni është relativisht i shkurtër, rreth 900 metra i gjatë dhe me një thellësi prej 45 metrash. Në hyrje të kanionit ndodhet Ura e Fshajt, një urë e vjetër osmane që tërheq vizitorë nga të gjitha vendet e Ballkanit. Kanioni i lumit Drini i Bardhë, për shkak të vlerave të tij hidrologjike dhe gjeomorfologjike, në vitin 1986 u mor nën mbrojtje ligjore si Monument Natyror.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kanioni i Drinit të Bardhë gjendet pranë Urës së Fshajt, në afërsi të fshatit Xërxë (Komuna e Rahovecit) në magjistralen Gjakovë - Prizren. Kanioni është një fenomen morfo-hidrologjik me vlera gjenetike, vizuale dhe edukative. Ai u formua gjatë periudhës së Neogjenit. Formimi i tij u kushtëzua nga shumë ngjarje tektonike. Gryka ka karakteristika tipike dhe përmban shumë formacione të karbonatit të kalciumit.[1]
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë një kohe të gjatë, proceset gjeomorfologjike të lumit të Drinit të Bardhë hapën një kanion mes dy shkëmbinjve, duke krijuar një peizazh shumë tërheqës dhe interesant për studiuesit dhe vizitorët. I ndodhur pranë rrugës kryesore që lidh Gjakovën dhe Prizrenin, Kanioni i Drinit të Bardhë vizitohet nga një numër i madh turistësh të huaj dhe vendas. Harku i Urës së Fshajt mbi kanion përfaqëson një tjetër atraksion të rëndësishëm turistik në këtë zonë. Çdo vit mbahet një garë e "kërcimit nga ura", në të cilën marrin pjesë shumë konkurrentë rajonalë. Si ura ashtu edhe kanioni janë të mbrojtura me ligj që nga viti 1986. Sipërfaqja e zonës së mbrojtur është 199 ha, nga të cilat 124.96 ha i përkasin komunës së Rahovecit dhe 73.86 ha asaj të Gjakovës.[2]
Në afërsi të urës ka dy shkëmbinj të njohur si "Shkëmbi i Shqiponjës" dhe "Shkëmbi i Skënderbeut", i cili përmban një gdhendje të portretit të fisnikut shqiptar të shekullit të 15-të, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Portreti i Skënderbeut u pikturua në shkëmb në vitin 1968 nga Mexhid Yvejsi, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së tij.[3]
Në pjesën e sipërme të kanionit mund të gjendet një restorant i këndshëm ku shërbehet peshk i freskët nga lumi Drini i Bardhë.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Drini i Bardhë
- Kanioni i Drinit të Bardhë
- Ura e Fshajt (Ura e Shenjtë)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura "status"
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2016. Marrë më 15 maj 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 15 maj 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 15 maj 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)