Gusmar
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Gusmari |
---|
Gusmari është një fshat në komunën Kurvelesh në rrethin e Tepelenës të Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fshat në jug të Shqipërisë, bën pjesë në grupin e fshatrave të Kurveleshit te Sipërm.
Gusmari është një nga fshatrat e Kurveleshit, pjesë e Kurveleshit të Sipërm. Është i vendosur në pjesën Lindore të malit të Kanatait, në lartësi 950 m mbi nivelin e detit dhe kufizohet me Nivicën, Golemin Kuçin, Progonatin dhe Rexhinin. Sot administrativisht, si qendër Komune, varet nga rrethi i Tepelenës.
Gjatë periudhës 1920–1946, Gusmari ka qenë qendër e nënprefekturës së Kurveleshit, që përfshinte të 15 fshatrat e kësaj krahine, dhe komunën e qendrës të kësaj nënprefekture. Në vitin 1946 qendra e nënprefekturës (Lokalitet) kaloi në Kuç dhe Gusmari u përfshi në lokalitetin e Progonatit. Që nga viti 1992 është qendër e komunës së Kurveleshit të Sipërm, që përfshin edhe fshatrat Lekdush, Progonat, Rexhin dhe Nivicë. Për vetë kushtet e terrenit, ku shtrihet Gusmari, ai ka klimë kontinentale. Dimri zakonisht është i ftohët, ndërsa vera e nxehtë. Ndërsa në pjesën perëndimore Gusmari kufizohet nga male, në pjesën lindore të tij terreni zbret në humnera, që krijojnë hone e shpella të vështira e kryesisht të pamundura për të kaluar në to. Në drejtimin Veri-Jug terreni paraqitet disi i sheshtë dhe aty shtrihet vet fshati si dhe tokat arë të tij si dhe blloqe të gjera me lajthi. Hapësira e Gusmarit, thuajse sikurse edhe e gjithë Kurveleshit të Sipërm, është e varfër në pyje. Këtë varfëri e kushtëzojnë edhe shtresat e tokës, por pyjet janë dëmtuar edhe nga vetë njerëzit. Gjithsesi terreni në Gusmar është i pasur me kullota verore në të cilat ka edhe bimë mjekësore, mjaltëse, aromatike (çaj mali, salepi, trëndelina, etj). Kullotat mundësojnë mbarështimin e bagëtisë së imët, sidomos të deles. Për vet kushtet e vështira të motit bagëtia veron në malet e Gusmarit, por për dimërim kopetë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Tepelenës
- Vendbanime në Shqipëri