Gyner Ureja
Güner Ureya (6 janar 1973-) Diplomati i parë Kosovar me prejardhje Turke. Është një nga diplomatëve te parë të Republikës së Kosovës.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta dhe edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai është lindur më datën 6 janar 1973 në Prizren – Kosovë (Ish RFS Jugosllavia). Shkollën fillore dhe të mesmen kreu në Kosovë. Ka diplomuar në degën e gazetarisë se fakultetit për komunikim në Universitetin Ankara. Ka magjistruar në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Gazi, në Turqi.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga 1994 deri më 2001 ka punuar në shërbimet e monitorimit në TRT. Pas kthimit në Kosovë në vitin 2002 një periudhë shkurtër ka punuar si gazetar, pastaj ka shërbyer në institucionet e Kosovës në cilësinë e këshilltarit politik dhe zyrtar i lartë. Po ashtu për një periudhë 18 mujore ka punuar në projektin CBF të UNDP-së në cilësinë e këshilltarit për ngritjen e kapaciteteve në PNJK Mamushë [1].
Ureya, në tetor 2008 është emëruar Zëvendës shef i misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara.[2]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kosava'nın ilk Türk diplomatı". Milliyet (në turqisht). 2008-09-26.
- ^ "'Türkiye'de çalışmak benim için onur'". Zaman (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 30 janar 2009.