Jump to content

Hërtkoci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hërtkoci

Hërtkoci, (serbisht: Хртковци, hungarisht: Herkóca), është fshat në komunën e Rumes, Srem, Vojvodinë.

Është fshat tipik fushor, me pozitë shum të volitshme gjeografike. Gjindet në afërsi të qendrave të mëdha industriale, me të cilat është e lidhur me rrugë automobilistike. Nga Ruma dhe Mitrovica e Sremit është larg vetëm 16 km, ndërsa nga Shabaci 18 km. Nga N. Sadi është larg 52 km , ndërsa magjistralja që lidhë N. Sadin me Rumen dhe Shabacin kalon nëpër Hrtkovci. Nga autostrada Beograd -Zagreb është larg vetëm 10 km.

Në mesjetë ky vendbanim njihet me emir Hudrovc, me kalimin e kohes ndrron emrin dhe në vitn 1881 quhet Hrtkovci.

Në vitin 1737 reth 1.600 shqiptarë të besimit katolik të fisit Kelmend ( Klement) duke mos iu bindur sundimit osman u shpërngulen nga trojet veriore shqiptare dhe vendosen në Srem pikrisht në Hrtkovci dhe Nikinci. Pasëardhësit e tyre sot deklarohen si kroat. Në vitin 1854 këtu vendosen edhe gjermanët. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1869 në Hrtkovci kan jetuar 1239 banorë. Deri në L. e Dytë Botrore popullsia rritet , ndërsa gjat luftës popullsia zvoglohet dhe ka ardh edhe deri te ndrrimi I popullsisë, në vend të gjermanëve të shpërngulur vijn dhe vendosën kolonizatorët serb. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1981 kan jetuar 2.855 banorë dhe shumicën e popullsisë së këtij vendbanimi e kan përbërë kroatët me prejardhje shqiptare 41.3%, hungarez 19.4% dhe serb vetëm 17.2%.

Ndërsa sot pas konflikteve në ish Jugosllavi shumica e popullsisë kroate kan migruar drejt Kroacisë, ndërsa refugjatët serb nga Kroacia jan vendosur në Hrtkovci. Serbët kan tentuar edhe të ia ndrroj emrin në Srbisllavci.

Vetëm nga periudha 26. deri 30. shtator 1992., nga spastrimet etnike ,nga Hrtkovci u dëbuan 1200 njerz, kryesisht kroat.[1]. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002 në Hrtkovci jetojnë 3428 banorë, shumicën e përbëjnë serbët me 69.8%, hungarezët 9.0% dhe kroatët 7,4%.[2]


burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "kroatisht". Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2008. Marrë më 17 dhjetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ SHQIPTARE NË SREM, TË KRIJUARA NGA SANXHAKLINJTË!