HEC Paris

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

"HEC Paris" është një shkollë biznesi evropiane me komplekse universitare në Paris, Jouy-en-Josas dhe Doha[1]. Ngritur që në vitin 1881.

"HEC" u rendit e 2-a ndër shkollat evropiane të biznesit në 2015-ën nga gazeta "Finacial Times"[2]. Në 2015-ën, programi i saj për Master në Menaxhim u cilësua si i pari në mbarë botën nga "Finacial Times". Gjithashtu mban vendin e 3-të në renditjen mbarëbotërore për MBA (Master në Administrim Biznesi) në Nivelet Ekzekutive[3]. Programi MEB (Master në Biznes Evropian) i shkollës është i ngjashëm me një MBA me orar të plotë, por me një qasje ndër-kulturore. "HEC Paris" ka gjithashtu një program PhD (doktoraturë) si dhe një numër programesh Master në fusha të caktuara të menaxhimit si marketing, financë apo sipërmarrje.

Programet e saj janë trefish të akredituara nga sistemet ndërkombëtare AMBA, EQUIS dhe AASCB[4]. Shkolla numëron mbi 40000 ish-studentë në fushat e biznesit dhe politikës, si François Hollande (politikan francez)[5].

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ (frëngjisht) HEC Paris: de Jouy-en-Josas à Doha Archived 31 August 2016[Date mismatch] at the Wayback Machine.
  2. ^ (anglisht)European Business School Rankings 2015
  3. ^ (anglisht)Executive MBA Ranking 2015
  4. ^ (anglisht)Triple accredited business schools (AACSB, AMBA, EQUIS)
  5. ^ (frëngjisht) Hollande, pur produit HEC ou Sciences-Po ?

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]