Hadith Miftari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hoxhë Hadith Miftari u lind më 1980 në Prizren.

Pasi përfundoi shkollën fillore në vendlindje, në vitin 1995, hoxha pati rastin të vazhdojë shkollën e mesme të sheriatit dhe të mësojë gjuhën arabe në medresenë "El-Furkan" në DamaskSirisë, ku dhe e përfundoi në vitin 2003.

Gjatë kësaj periudhe, hoxha pati nderin t`i takojë shumë dijetarë dhe të përfitojë nga dija e tyre, ndër ta edhe dijetari i shquar, muhaddithi -shejh Abdul-Kadër Arnauti - Allahu e meshiroftë!

Pastaj vazhdoi fakultetin e Studimeve Islame dhe Arabe në Kajro të Egjiptit, ku dhe e përfundoi me sukses në vitin 2007. Më pas i vazhdoi studimet e magjistraturës në degën e usuluddin-it (tefsir, hadith, akide). Që nga viti 2008 hoxha jeton dhe vepron në qytetin e Prizrenit, ku ka ligjërata javore në qytetin e tij.

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hoxhë Hadith Miftari në Facebook