Hail

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hail
حائل
Qytet
Pallati Qishlah në Hail
Pallati Qishlah në Hail
Popullsia
 • Gjithsej1.200.000

Hail (Arabisht: حائل) është qytet në veri-perëndim të Arabisë Saudite.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Hailit ishte kryeqyteti i emiratit të Xhebel Shamirit prej vitit 1836 deri në pushtimin sauditë më 1921.[1] Emirati u udhëhoq nga monarkia e dinastisë Rashidi. Emiri i parë, Abdullah bin Rashidi morri fuqinë me vëllaun e tij emirin Omar dhe djemtë e Xhabarit.

Abdullah bin Rashid vazhdoi ndërtimin e Pallatit Barzan në Hail, i cili ishte nisur nga Muhammed Ibn Aliu. Pas vdekjes së Abdullah bin Rashidit (më 1847 ose 1848), djali dhe pasuesi i tij, Talali (ose Telali), përfunduan pallatin.

Gjatë periudhës së El Rashidit shumë udhëtarë të huaj vizituan Hailin dhe emrat e Rashidit dhe i përshkruan përshtypjet e tyre në revista dhe libra të ndryshëm, përfshirë ato të Georg August Wallin (1854), Gifford Palgrave (1865), Anne Blunt (1881) , Charles Montagu Doughty (1888) dhe Gertrude Bell (1914).

Emiri i fundit El Rashid u rrëzua nga pushteti nga Abdulaziz El Saudi në vitin 1921. Ibn Saudi jepi urdhër që ta shkatërrojnë pallatin Barzan dhe poashtu urdhëroi udhëheqësit El Rashidi dhe El Sabhan që të zhvendosen prej Hailit në Riad dhe ai caktoi një person nga familjet e përmendura, si emiri i përkohshëm "Princi Ibrahimm bin Salem El Sabhan", për të siguruar besnikërinë e popullit Hail dhe Shammar.

Sot Haili është qendra e programit bujqësor të Arabisë Saudite dhe shumica e kulturave të grurit të mbretërisë vijnë nga zona që rrethon qytetin. Ka gjithashtu një numër të fermave të qumështit për prodhimin e produkteve të qumështit në afërsi të qytetit.

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hail ka një klimë kontinentale shkretëtirë me verë të nxehtë dhe dimra të ftohtë. Qyteti ka klimë disi më të butë se sa qytetet e tjera saudite për shkak të lartësisë së saj më të lartë.

Transporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hail ndodhet në autostradat 65,700 dhe 400 dhe lidhet me 3 autostrada kryesore, Medina, Burejde dhe Sakakah, që lidh Hailin me kufijtë veriore të Arabisë Saudite dhe mbretërisë së Jordanisë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ The Statesman's Year Book: Statistical and Historical Annual of the World (në anglisht). John Paxton. 1917. fq. xliv. ... has its capital at Hail

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]