Jump to content

Hamdi Ndrecaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hamdi Nëdrecaj (i lindur më 31 janar 1969) në fshatin Maqitev, Komuna e Suharekës. Jeton në Ferizaj.
Ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Kroate gjatë Luftës në Kroaci dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) gjatë Luftës së Kosovës. Ka marrë pjesë edhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Njihet ndryshe edhe me nofkën e luftës Komandant Panteri.

Hamdi Nëdrecaj–Panteri rrjedh nga një familje me tradita patriotike nga fshati Maqitev, Komuna e Suharekës, ku ai kreu Shkollën fillore. Nga viti 1982 shpërngulet me familje në qytetin e Ferizajit. Shkollën e Mesme e mbaron në Ferizaj dhe regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Ferizaj. Në protestat e vitit 1989 Hamdiun e arrestojnë dhe e dënojnë si të burgosur politik me 3 muaj burg dhe një vit izolim. Mbas kësaj e detyruan të shkojë në Ushtrinë Jugosllave në qytetin Buje te Istres. I dënuar nga gjykata ushtarake e Nishit në mungesë me 6 vite burg. Me fillimin e Luftës në Kroaci ai dezerton dhe iu bashkangjitet njësive Kroate në Buje të Istres e pastaj në Legijen e zezë Kroate. Në Ushtrinë Kroate e sidomos në Njësinë Legijat e Zeza ishte treguar shumë trim, i shkathtë dhe i suksesshëm në aksione luftarake. Pas përfundimit të luftës në Kroaci qëndron për disa kohë atje dhe gjithmon mendjen dhe shpirtin e kishte në Kosovën e dashur, sepse e dinte se edhe Kosova nuk do të shpëtonte pa Luftë dhe e brente mënyra se si të bënte përgaditje për Kosovën. Me fillimin e aksioneve të UÇK-së, ai erdhi dhe ju bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Këtu ishte si Luan, sepse e kishte përvojen, taktiken dhe mbi te gjitha i dinte taktikat dhe mënyrat e luftimit kundër forcave serbe, andaj ky gjithmon ju kundërpërgjigjej në mënyrën më efikase dhe ju shkaktonte dëme të mëdha si në njerëz ashtu edhe në tekniken luftarake të armikut.

Në vitin 2001 bashkohet ne rradhët e USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE ku edhe ishte njëri nga bashkëthemeluesit e saj. Ndërsa ka shërbyer në vitin 2001 si komandant operativ ne batalionin e parë të Brigadës 112 Mujdin Aliu. Pas rënies heroike të bashkëluftëtarit të tij Komandant Rrahim Beqirit-Roki, Hamdi Ndrecaj do të bëhet udhëheqës i kësaj brigade, e cila vepronte në rajonin e Tetovës dhe me gjere. Është shquar dhe nderuar nga bashkëluftëtaret dhe qytetaret dhe të gjithë bashkëkombasit për heroizmin e pashoq që tregoi gjatë betejave të njëpasnjëshme kundër forcave qeveritare Maqedonase. Komandant Panteri kishte disa mosmarrëveshje me disa anëtar te shtabit të përgjithshëm të USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE sepse nuk dëshironte, që marrëveshja e Ohrit te firmosej nga shtabi i përgjithëshëm mirepo pas disa trysnive kishte pranuar një marrëveshje te tillë por vetëm në formën e një armepushimi te qëndrueshëm. Ndërsa me datën 15 gusht 2014 zyrtarisht emërohet Komandant i Gardës së Republikës së Iliridës, që edhe sot e ushtron këtë post edhe përkunder gjendjes shëndetësore të marrë nga lufta.