Hana Yori Dango

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kopertina e volumit te pare te mangës.

Hanayori Dango (花より男子, Hanayori Dango ; shpesh i cituar shkurt si, Hanadan) është një manga shume e famshme nga Yoko Kamio. Publikimi i saj ka filluar në Japoni në vitin 1992 në revistën Margaret të shtëpisë botuese Shueisha. Titulli i cili përkthehet në shqip : Me mire djemtë sesa lulet, vjen nga një fjalë e urtë japoneze që do të thotë se më mirë të merresh me gjerat e rëndësishme sesa ti lesh ato pasdore duke u marre me gjera të pavlera. Hanadan është një mange pak e gjatë pasi ka filluar publikimin që nga 1992 dhe ka përfunduar vetëm në vitin 2003, e përmbledhur në 23 tankobon. Nga manga është krijuar edhe një anime, një film dhe shumë versione serialesh televizive aziatike si japoneze, taivaneze, koreane dhe kineze. Hana Yori Dango është cilësuar si manga me e shitur shojo e të gjitha kohërave në Japoni.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Makino Tsukushi është një vajze e një familjeje të varfër e cila regjistrohet në vit të parë në shkollën prestigjioze japoneze Eitoku Gakuen, një shkollë e cila frekuentohet nga fëmijët më të pasur të Japonisë. Tsukushi e ka shumë të vështire të përshtatet me këtë ambient pasi nuk i duron dot nxënësit që shesin shumë mend dhe që tallin ato me të varfëritë. Në këtë shkollë ekziston grupi F4 i cili përbehet nga kater djemtë më të bukur dhe më të pasur te të gjithë Japonisë. Grupi e ka për zakon që të keqtrajtoje të gjitha ata që i vihen kundër. Të gjithë nxënësit që marrin në dollapin e tyre të shkollës një karton të kuq me sipër të shkruajtur F4 do të thotë se ky grup i ka shpallur luftë atij dhe bën mirë që të largohet menjëherë nga shkolla nëse nuk don të punët të vejnë sa me keq. Ai që kundërshton do filloje të tallet dhe të keqtrajtohet jo vetëm nga grupi por nga e gjithë shkolla në mënyrën me të ulet që ekziston. Lideri i grupit është Tsukasa Domyoji, një djalë shumë i keq i cili mendon vetëm për veten e tij. Por çfarë ndodh kur papritur Tsukushi merr në dollapin e saj kartonin e kuq ? Atëherë e gjitha shkolla fillon ta keqtrajtoje por ajo nuk dorëzohet sepse është një vajzë shumë e forte dhe do të luftojë përpara pa pasur frike. Pikërisht ky vullnet i saj bën që lideri i grupit Tsukasa të dashurohet marrëzisht me vajzën. Në anën tjetër kemi Rui Hanazawan, një djalë i urte dhe i sjellshëm. Këtë të fundit Tsukushi do ta pëlqeje që në fillim por problemet do të vazhdojnë dhe fati shpesh herë nuk tregohet i mirë me të gjithë. A do arrije Tsukushi të gjeje princin e saj të kaltër dhe të jetojë e lumtur përgjithmonë ?

Anime[redakto | redakto tekstin burimor]

Një anime i kësaj mange është krijuar nga Toei Animation dhe është shfaqur në Japoni nga viti 1996 deri në 1997 i përberë prej 51 episodesh. Seriali është transmetuar në shumë vende si Itali ("Mille emocioni per Marie Yvonne") apo Amerike ("Boys over Flowers"). Në Shqipëri seriali nuk është dubluar akoma në shqip.