Jump to content

Hapësira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hapësira është një prej kategorive themelore të shkencës, në veçanti të degëve të tilla, si filozofia, matematika dhe fizika. Në vëzhgimet e nivelit të përditshëm të hapësirës lëndore kuptohet si një "mbajtës", për të gjithë trupat apo sendet lëndore, gjeometrike që në thelb rrethojne botën tonë.Fjala ''hapsire'' perdoret shume ne jetën e perditshme per te treguar vende me siperfaqe tendryshme

Përkufizimi matematikor i hapësirës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkufizimi fizik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

fizikë, hapësirë-koha ësht një model matematik që kombinon hapësirën dhe kohën në një vazhdimësi të vetme e njohur si struktura e hapësirë-kohës . Hapësirë-koha interpretohet zakonisht si një hapësirë tre-dimensionale ku koha luan rolin e një dimensioni të katërt, një dimension që ka një natyrë të një lloji tjetër në krahasim me dimensionet hapësinore. Sipas perceptimit Euklidian të hapësirës, universi ka tre dimensione të hapësirës dhe një dimension të kohës. Ky model qe baza mbi të cilën u ndërtua teoria Njuoniane e mekanikës klasike.dhe sociale (Shikoni Hapësira dhe koha absolute) . Me ardhjen e teorisë së relativitetit, eksperimentet treguan se hapësira dhe koha janë të lidhuar ngushtë. Kështu me anën e eksperimenteve në fizikën bërthamore u vu në dukje efekti i bymimit të kohës, si dhe tkurrja e gjatësisë kur trupi lëviz me shpejtësi të krahasueshme me atë të dritës. Këto eksperimente vërtetuan modelin teorik të teorisë speciale të relativitetit e cila pohon se hapësira dhe koha duhet të shikohen si një strukturë e vetme. Më pas teoria e përgjithsme e relativitetit revolucionoi konceptin e hapësirë-kohës duke e përshkruar atë me anë të ekuacioneve të fushës.

mekanikën klasike, përdorimi i hapësirës Euklidiane në vend të hapësirë-kohës është i përshtatshëm, sepse koha trajtohet si universale dhe e vazhdueshme, duke qenë e pavarur nga struktura e lëvizjes së vëzhguesit. Në kontekstin relativiste, koha nuk mund të ndahet nga të tre dimensionet e hapësirës, për shkak se rrjedha në të cilën koha kalon për një objekt varet nga shpejtësia relative për vëzhguesit dhe gjithashtu nga fuqia e fushave intensive gravitacionale të ose rreth objektit.

Hapësira në psikologji dhe gjuhësi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]