Jump to content

Hasan Bunjaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hasani është i lindur në vitin 1944 në Desivojcë të Dardanës. Që nga viti 1949, me familje shpërngulet në Gjilan, ku aktualisht jeton. Ka të kryer SHLP në Prizren, e më pas dhe Fakultetin Filozofik – Grupi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë. Që nga viti 1970, Hasan Bunjaku ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i gazetës “Rilindja”. Ky publicist gjilanas pati prirje për shkrime gazetareske, të cilin “zanat” me kohë ia kishin konfirmuar edhe mësimdhënësit tij të pendës. Hasan Bunjaku është emër i madh i jetës kulturore në Gjilan. Ai lirisht mund të quhet doajeni i gazetarisë. Është njëri që ka bërë shumë për kulturën e qytetit. Lapsi I tij filloi me libra, drama, poezi, me jetën e gazetarit: me lajmin, raportin, reportazhin, përkthimin e me jetën e aktorit të teatrit. Aty ku punoi, aty zuri vend e bëri emër. U gjend mu në qendër të kulturës, ku jetoi i madhi aktor gjilanas, Muharrem Shahiqin e shumë të tjerë. Pas kësaj jete, ai i kthehet jetës “tjetër”, gazetarisë, jetës letrare, dramës, aktrimit, jurive profesionale, dramatizimit e përkthimit të veprave letrare. Pra, ai është i tëri gazetari. Bunjaku, në Kosovë dilnin disa gazeta e revista në gjuhën shqipe, si janë: “Rilindja”, revistat, “Zani i rinisë”, “Jeta e re”, “Shkëndija”, “Pionieri”, “Kosovarja”, “Gep”, “Shëndeti”, “Përparimi” e ndonjë tjetër. Gazeta “Rilindja” e revistat, si: “Jeta e re”, “Përparimi” e ndonjë tjetër, kanë qenë fjala e parë e tij. Disa nga këto revista shqipe, edhe sot i ruan me gjelozi.

[[1]] Për këtë kohë të jetës së gazetarisë së tij, ai me Musa Ramadani, Haxhi Vokshin e Beqir Musliun e me të tjerë. Por, punoi edhe me këta shokë gazetarë: Nexhat Mustafën, Nexhmedin Ymerin, Islam Osmanin etj. Punoi si redaktor në radiostacionin lokal “Radio Megavox” në Gjilan në fund të viteve 1999 deri në maj të vitit 2003. Hasani e ka përjetuar këtë “zanat” dhe e ka dashur me shpirt. Gjatë punës së tij 30-vjeçare ka pasur lloj-lloj shjrime:“Të jesh gazetar profesional, do të thotë, ta mundosh vetën shumë. Hasan Bunjaku pos punës së tij si publicist, ai është marrë edhe me përkthimin e veprave nga gjuha shqipe në serbokroatisht. Por, ai ka përkthyer edhe vepra nga gjuha serbokroatishte në shqip. Hasani është njohës i gjuhës së përkthimit. Krahas përkthimit, ai merret edhe me vargje artistike. Botoi në vitet 1970 disa poezi në “Zani i rinisë”, “Rilindja”, ndërsa disa poezi të Beqir Musliut, ia ka përkthyer në gjuhën serbokroate. Ai gati tërë kohën e ka jetuar në Teatrin e Gjilanit. Aty ka qenë shtëpia e dytë e tij, ku ka dhënë kontributin e tij prej publicisti, gazetari, përkthyesi, aktori e shumë detyra të tjera të rëndësishme për jetën kulturore. Vokacion krijues e pati dhe e ka lëmin e artit dhe kulturës, të cilave ua kushtoi tërë jetën. Në artin teatror, fillimisht si aktor duke realizuar katër role kryesore në po kaq shfaqje të skenës së Prizrenit, përkatësisht. Teatrit të Gjilanit, e mëpastaj lektor, shqipërues e përkthyes (edhe simultan), dramatizues e udhëheqës i Këshillit artistik, duke përcaktuar kështu për vite të tëra orientimet reportereske, udhëheqësh tryezash (profesionale) nga fusha e këtij arti e anëtar i jurive profesionale të festivaleve kosovare, republikane e i konkurseve letrare. Ishte anëtar shumëvjeçar ii KO të manifestimeve kulturore komunale e ndër- rajonale, ndër koncipuesit e fizionomive të “Takimeve (muzikore) të Majit, “Takimeve (të shkrimtarëve) të vendlindjes “Festivalit Kosovar të Teatrove Amatore”, manifestimi multikulturor “Flaka e Janarit”, e të një sërë manifestimeve komunale, rajonale e kosovare. Është autori i 183 vlerësimeve, recensioneve e kritikave letrare, teatrore dhe nga lëmi i artit muzikor, përkatësisht, figurativ, e në mënyrë aktive merret me krijimtari diskurzive, e studime gjuhësore, letrare e teatrore.Është redaktor i revistës për art, kulturë, shkencë e teologji “Drita e jetës”, e cila për tri vjet nxori 12 numra me mbi 300 faqe, dhe redaktor i përhershëm i edicionit të “Dritës”, në pesë bibliotekat e të cilës panë dritën e botimit 43 vepra, ndërkaq qe recensuesi i pestë i veprave letrare. Është koautor i monografisë “Desivojca nëpër kohë”, Prishtinë, 1998. Ishte ky Hasan Bunjaku, një emër i jetës kulturore në Gjilan. Ai jeton dhe vepron në Gjilan.