Hausatët
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Hausatët (në tekste edhe Haussa, Haousa ose Haoussa) është grup i popujve afrikanes të islamizuar e që jetojnë në zona qendrore të Sudanit por që nuk paraqesin një etni të caktuar. Qendra të rëndësishme të hausatëve janë Kano, Sokoto dhe rrafshnalta Bauchi në Nigerin veriore. Koloni të mëdha të hausatëve përbëhen në po thuaj çdo vend të Afrikës perëndimore dhe të zonave qendrore të Sudanit. Pasi që hausatët enden si tregtarë, gjuha e tyre paraqet edhe gjuhën e komunikimit dhe tregtimit në Afrikën perëndimore. Po ashtu, hausatët dallohen për mirë mbajtjen e bagëtisë trup madhe dhe asaj trup vogël. Si dorë punues të shkathtë përpunojnë lëkurën dhe metalet, fije peri, ngjyrosjen e tyre dhe thurjen. Në punimet e dorës dhe mënyrën e vendosjes së vendbanimeve (kultura qytetare, shtëpia katërkëndëshe balte me kulme të rrafshët), shihet ndikimi i kulturës mesdhetare. Rreth 9 milion hausatë, po thuaj se në gjitha vendet ku janë të shpërndarë, zënë vendin udhëheqës të ekonomisë.
Gjuha e hausatëve numërohet në gjuhët çado-hamitishte. Përpos formave të vjetra të gjuhë si Sokoto dhe Kastena, është i zhvilluar dhe standardizuar dialekti Kano si gjuhë e letërsisë dhe mjeteve të informimit. Nga koha para koloniale, është formuar një shkrim me shenja arabe për letërsinë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga viti 1000 e. sonë, hasuatët kishin shtete të shumta dhe nga shekulli XV u islamizuan. Nga shkencëtarët bëhet një ndarje në mes të këtyre shteteve Hausa, si shtete të "vërteta" të hausatëve dhe shtete të sunduara nga popujt tjerë si të "pavërteta". Në grupin e shteteve të "vërteta" numërohen shtetet Kano, Gobir, Katsena, Zegzeg, ndërsa në ato të "pavërteta" ndër tjera numërohet shteti Jukun. Nga fillimi i shekullit XX, një sundues i quajtur Osman Dan Fodio (Fulbët) ja arriti që të i fusë nën sundimin e tij pjesën më të madhe të shteteve të hausatëve. Kjo perandori e tij, ra nën sundimin e britanikë (Nigeria) gjatë fund shekullit XX.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tekste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- A. Hellwig: Die Hausa (Diss. Marburg 1915).
- H. Jungraithmayr dhe W. Móhlig : Einfűhrung in die Hausa-Sprache (1976).