Haxhi Muhaxheri
Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë .
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese "Pena", kryeredaktorë i të parës revistë erotike "Amori" dhe botues i revistës "Alberos"(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: "Pena"(letrare), "Dëshira"(për familje) dhe "Fanari"(për të rinj) Për mungesë fondi, botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.
Haxhi Muhaxheri shkruan poezi, tregime, kritikë letrare dhe artikuj të gazetarisë. Ai është themelues dhe redaktor i Revistës elektronike "AlbPlanet", i Revistës elektronike për fëmijë " Bukureza ", i Portalit "Ora shqiptare", i faqës elektronike "Sofra poetike" dhe i disa faqeve tjera elektronike.
Po ashtu, Haxhi Muhaxheri është edhe themelues dhe kryeredaktor i Radio Liria, i kësaj radio që e ka një skemë programore krejt ndryshe nga radiokanalet tjera shqiptare të internetit.
Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.
Poezi nga Haxhi Muhaxheri (Kliko mbi emrine autorit).
![]() | Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |