Hektor Veshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Dr. Hektor Veshi lindi në Çorraj të Kurveleshit. Është shkolluar me arsim të mesëm bujqësor, për të ndjekur arsimin e lartë për agronomi dhe gazetari.

Ai ka punuar në organet e shtypit 15 vjet, por edhe 25 vjet specialist e studiues për arsimin e mesëm bujqësor. Ka fituar gradën shkencore Doktor dhe titullin shkencor Profesor.

Gjatë 10 vjetëve të fundit është bërë i njohur edhe si shkrimtar (tregimtar). Ka botuar dy vëllime dhe ka në shtyp vëllimin e tretë me tregime. Njëri prej vëllimeve me tregime "Blerim dhe brengë" ka hyrë në titujt e rekomanduar për nxënësit, nga komisioni përkatës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]