Herolind Kastrati
Herolind Fehmi Kastrati (1989) është ish lojtar profesionist i KF Ferronikelit dhe Ulpianës dhe trajner i sukssesshëm i kategorisë për djelmosha të rinj nga 5 deri në 17 vjeq si kryetrajner i Shkollës së Futbollit "New Stars" se bashku me vellaun e tij Leart Kastratin, ku për një përiudhë të shkurtër falë angazhimit maksimal në punën dinjitoze, cilësore e të ndershme dhe bazuar në përvojën e traditës sportive që e kanë krijuar dhe zhvilluar në mënyrë talentore dhe akademike, këta kanë arritur shpejt të ndertojnë një skuadër gjigande të re për edukimin sportiv të brezave të ri. Në vitin 2018 Herolindi se bashku me Leartin janë pajisur me licencë B të UEFA-së si dhe atë të D për portierë dhe atë qysh në raudin e parë të testimeve. [3][1]
Historiku i shkurtër si lojtar profesionist
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Herolindi vjen nga fshati Nekoc (Nikaj), nga komuna e Drenasit. Rrjedh prej një familje ku kolektivisht filloi të lulëzonte jo vetëm futbolli si sport me pasion, por edhe sportet e tjera kolektive dhe individuale. Herolindi kishte talent psiko-social dhe psiko-motorik në shumë-fusha, por në futboll jashtëzakonisht shquhej mjaft për shkathtësitë e tij. Dhe keshtu filloj të merrte pjesë në skuadrën shkollore të fshatit, e pastaj ka marrur pjesë nepër nepër turnire që organizoheshin për nder të Deshmorëve të Kombit. Këtu bien në sy paraqitjet e Herolindit dhe merr ftesè për të i'u bashkangjitur skuadres "KF Ferronikeli", ku aty Herolindi debutoj me Ferronikelin dhe luajti për 1 vit e gjysmë duke i ndihmuar skuadrës që të ngritej në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë, ku edhe Ferronikeli ishte shpallur kampion i ligës së parë gjatë sezonit 2011-2012.[2] Në sezonin e ri Herolindi kaloj në skuadrën "KF Ulpiana" për vetëm 6 muaj ku më pastaj u rikthye në Superligë tek Ferronikeli për vetëm dy javë duke e lënë përkohësisht aktivitetit e tij sportiv ku merrte pjesë vetëm nepër turnirët për nderë të dëshmorëve, e për t'iu kthyer përsëri aktivitetit zyrtar sportiv profesionist pas disa viteve tashmë si trajner duke themëluar Shkollën e Futbollit "New Stars" në vitin 2014 ku fillimisht prej 9 nxënësave shkolla filloj të rritej dhe të zgjerohej. [3]
Puna dhe arritjet si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me angazhimin si trajner më Shkollë, Nga ushtrimet në ushtrime, numri i nxenësve fillonte duke u rritur me kalimin e kohës. Kulmi i rritjes së nxënësve në këtë përiudhë fillon qysh pas vitit 2017 pra pasi New Stars-i u fut në gara (Lidhjën Rajonale të Futbollit të Prishtinës në kuadër të FFK-së)[5] dhe viti 2018 numri ishte bukurmirë i zgjeruar nga nxënësit dhe kjo shkollë iu jepte këtë privilegj të të qënit pjesë e saj çdo nxënësi që kishte dëshirë të ishte pjesë e shkollës, pa kurrfarë dallimi. ku u regjistruan 270 nxënësa të të gjitha grupmoshave prej 5 deri në 17 vjeç.
Sipas Herolindit, argumentohet se ka qenë e veshtirë në fazat e para fillestare për shkak të problemeve të natyrave të ndryshme, por me ndihmen e Zotit dhe vullnetit të madh që kishim e me diciplinë arritëm të ia dilnim mbarë. Shkolla, ku vazhdimisht trajnerët punonin thuajse totalisht me nxënësa të rangut fillestar, dhe objektivi i tyre parësor për ngritjën e cilësive tek fëmijët/nxënësit dhe aplikimin e futbollit të bukur kreativ e artistik, nuk arriti në vitet e para të kishte rezultate mjaft të mira.
Përgjatë përiudhës sa ka qënë shkolla në fazat e fillimit të saj ka organizuar edhe atëherë turnire dhe gara të ndryshme përbrenda ekipit duke ndarë shpërblime të ndryshme për fituesit dhe meritorët dhe po ashtu edhe organizime të ekskurzioneve nepër vende historike.
Gjatë sezonit,2019-2020 si pasoje e pandemisë, grupmosha u13 e shkollës mbeti në gjysmë të kampionatit, duke mbetur në vendin e tretë, por me një goldallim të frikshëm të sulmit. Trajnerët gjatë mbylljes totale organizonin kampe sterviore vullnetare ku nxenesit zbavitëshin nga ushtrimet dhe ruanin kondicionin e tyre në atë mjerim global që kishte izoluar gjithë vendin madje shpeshherë kryesia e shkollës paraqiste reagime publike ndaj qeverisë së atëkohshme -së kundër mbylljës totale, pasiqe jashtzakonisht paralizonte aktivitetet sportive në të gjitha sferat.
Në vitin 2022 SH.F "New Stars" shpallët Kampion me gjeneratën u15 dhe kalojnë në grupin B, dhe nënkampion me gjeneratën u13.
Më 18 maj 2024 tri ndeshje para përfundimit të kampionit, Shkolla e Futbollit "New Stars" shpallet përsëri kampion me grupmoshën U17 me një goldallim të paparë deri me tani dhe nënkampion me grupmoshën u15 prapë për herë të dytë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shkolla e Futbollit "New Stars"", Wikipedia, 2024-06-21, marrë më 2024-06-21
- ^ "Kosovo 2011/12". www.rsssf.org. Marrë më 2024-06-21.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Intervistë me Herolind Kastratin-Trajner i SHF "New Stars". 13.06.2024.