Jump to content

Hidrocentrali i Radacit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hidrocentrali Drini Bardhë në Radac

Hidrocentrali i Radacit gjendet në territorin e Komunës së Pejës, përkatësisht në fshatin Radac, rreth 9 km në veri-përendim të Pejës. Është i ndërtuar pranë lumit Drini i Bardhë, i cili buron në rrëzën e Malit Rusolia, në largësinë rreth 700 m afër rrjedhës, ku edhe është i ndërtuar objekti i hidrocentralit. [1]

Hidrocentrali i Radacit ka filluar të ndërtohet në vitin 1928, nga pushteti i atëhershëm, me financimin e bejlerëve të Pejës. Punimet e ndërtimit janë kryer me material bazë të kohës për ndërtim, kryesisht me gur. E tërë makineria e prodhimit i takonte viteve të 30-ta. Më vonë në këtë makineri janë bërë disa riparime të vogla por me karakter joesencial. Punimet kanë përfunduar në vitin 1934, ku HEC-i edhe është lëshuar në prodhim. Kapaciteti i prodhimit fillimisht ka qenë i vogël, por për kohën me rëndësi të madhe për prodhimin e energjisë elektrike. Kapaciteti i instaluar i prodhimit të njërit gjenerator është 180 kW, kurse i tjetrit 170 kW. Turbinat i kanë tejkaluar të gjitha normat e mundësisë së përdorimit, apo riparimit të mëtutjeshëm e po ashtu, edhe gjeneratorët. Objekti është në gjendje të mirë dhe mund të shfrytëzohet. Sasia e ujit që mund të shfrytëzohet është e mjaftueshme, rreth 2 m kub /s.[2]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 dhjetor 2021. Marrë më 15 dhjetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Plani i Kosoves per burimet e ripertritshme te energjise" (PDF). Ministry of Economic Development. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)