Hiiumaa
Hiiumaa ( suedisht: [Dagö] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)) është ishulli i dytë për nga madhësia në Estoni me sipërfaqe prej (989 km²). Ndodhet në Detin Baltik, në veri të ishullit Saaremaa dhe bën pjesë në arkipelagun e Estonisë Perëndimore. Qyteti më i madh dhe qendra e tij është Kärdla.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhënat arkeologjike tregojnë se Hiiumaa banohej që në shekullin e 4-rt P.E.S. Në 1254, Hiiumaa ishte e ndarë mes Bishopit të Ösel-Wiek dhe Urdhrit të Livonias. Ishulli ishte pjesë e Suedisë nga 1563–1720, dhe më pas kalo në duart e Perandorisë Ruse, por duke ruajtur privilegjet e mëparshme. Hiiumaa ishte pjesë e Estonisë së pavarur, por u pushtua nga Sovjektikët në 1941 dhe 1944. Shpernguljet dhe internimet e mëdha sovjektike të estonezevë për në Siberi preken dhe Hiiumaan. Popullsia e saj në 1934 ishte 16 326 banorë, ndërsa pas Luftës së II Botërore ra në 9000. Gjatë pushtimit sovjetik, 1941-1991, Hiiumaa ishte zonë kufitare ku lëvizja ishte e kufizuar.
Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Popullsia është kryesisht estoneze, por ka dhe një pakicë suedezësh që tashmë janë estonizuar.
Transporti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Transporti për në Hiiumaa bëhet kryesisht me anë të trageteve. Udhëtimi zgjat 90 minuta. Hiiumaa ka dhe aeroportin e saj në Kärdla Airport, i cili e lidh me fluturime me Talinin. Në ishull ka rrugë të mira për biçikleta dhe mundësi për të marrë biçikleta me qira.
Foto[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Hiiumaa County government Official site
- Hiiumaa në Open Directory Project
- www.mil.hiiumaa.ee Pictures of Coastal batteries WWI and WWII in Hiiumaa