Hija e Maleve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Hija e Maleve.gif

"Hija e Maleve" Novela me Autori Ernest Koliqi. Komentuar nga Leka Ndoja, Shtëpia botuese "Pakti", viti i botimit 2009. Faqet e librit 152. ISBN 978-99943-823-7-8

‘Hija e Maleve’ nis me novelën ‘Nusja e mrekullueshme’ novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës. Ngjarjet që lidhen me tragjicitetin të cilin e pëson Leka, si pasojë e dashurisë që qon me nusen e mrekullueshme, zanën, që i shfaqet gjatë kohës kur ky kulloste bagëtitë, ia rrëfen prifti fshatit, Don Marku, të riut intelektual që ishte shkolluar jashtë Shqipërisë. Ngjarjet që tregon prifti në rrëfimin e tij në lidhje me tragjiken që pëson Leka, në psiken e të riut shqiptar të shkolluar në një metropol europian ngritin dilema të mëdha, dhe në njërën ose mënyrën tjetër edhe pse si personalitet ishte “formuar” larg ambientit i cili këto e rrëfime të ngjashme i konsumonte si gjëra të vërteta, kishin lënë përshtypje të thellë tek i riu intelektual.

“Gjaku” është një tjetër novelë e realizuar e Koliqit, dhe si asnjë tjetër vepër flet për dukurinë e hakmarrjes, plagë kjo e hapur, kurrë e mbyllur, jo e panjohur për të tjerët, shumë e theksuar në trevat shqiptare.