Tregtar flamujsh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

"Tregtar flamujsh" është një përmbledhje me gjashtëmbëdhjetë tregime,[1] prej shkrimtarit Ernest Koliqi botuar për herë të parë më 1935 në Tiranë, në shtypshkronjën "Nikaj".

Përmbajtja[redakto | përpunoni burim]

Kjo përmbledhje tregimesh ecën në vazhdën e vëllimit që i paraprin, "Hija e Maleve". Pas kthimit prej mërgimit dhe përvojës si arsimtar në Vlorë dhe në Shkodër Koliqi përfiton një këndvështrim më të pjekur ndaj elementeve përbërëse të mjedisit qytetar e krahinor. Elementet e tekstit vijojnë të kenë elemente autobiografike, ku vërehet identifikimi i Koliqit me Hilush Vilzën, duke i dhënë tekstit më pas një shtrirje të shkallëzuar kundrejt temave kryesisht urbane. Koliqi shtjellon, sa në një mënyrë, aq në një tjetër, dallimet mes shtresave shoqërore; shtresëzimet i shquan përmes rrëfimit, përshkrimit, dialogut dhe formave të tjera ligjërimore duke i ndenjur besnik të folurës urbane të Shkodrës së asaj kohe.[1]

Këtu tregohen idete idealiate dhe materialiste të dy personave: Hilushin e udhëheqin idealet kurse Gasperi udhëhiqet nga vlerat materiale, pra paraja.[nevojitet citimi]

Ribotime[redakto | përpunoni burim]

Vëllimi u ribotua në Prishtinë (1988), Shkodër (2000), Prishtinë (2003), Tiranë (2004)[2], dhe Rezna (2007)[3] dhe sërish në Tiranë (2009)[2], me pasthënie nga Karl Gurakuqi tek botimi i mbramë.

Burime[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Hysenaj H., Teksti dhe konteksti në gjuhën e veprës së Koliqit, 27 gusht 2008.
  2. ^ a b Worldcat.org
  3. ^ Google books.