Himnizmi në letërsinë shqipe
Appearance
Himnizmi si prosed krijues u duk në letërsinë shqipe, që autorët e vjetër, në rradhë të parë si himnizim i derivuar i Shkrimit të shenjtë. Në letërsinë e romantizmit dhe në letërsinë e Rilinjdes, ky himnizim kaloi në një rrafsh të ri tematik dhe kishte të bënte përgjithësisht, me rindërtimin poetik të një të kaluare kombëtare të lavdit e të madhështisë, në të cilën projektoheshin në mënyrë retrospektive gjykimet dhe dëshirat për një të ardhme prospektive. Është e natyrshme, që në një letërsi që përqendrohet në krijimin e situatave kombëtare dhe të figurave të adhuruara, nuk kishte vend për vogëlsi, për konflikte e ligësi.[1]