Historia e Ishujve Barbados

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e ishujve Barbados

Në ishullin Barbados, para se të vinin evropianët, banonin popujt e quajtur aravak dhe karaibien. Besohet se para se të vinin evropianët këta popuj nuk jetonin më aty, përse ende nuk është e qartë.

Anglezët gjegjësisht britanikët e marrin këtë ishull nga portugezët në vitin 1625. Deri në vitin 1662 ishte nën kontrollin britanik. Në vitin 1627 britanikët filluan të sjellin banorë nga Britania në ishullin e zbrazët (ska pas aty njerëz). Ekonomia deri në fund të shekullit XX përbëhej nga prodhimi i sheqerit, rumit dhe produkte tjera të lidhura me këto dy prodhime.

Interesante për këtë ishull është historia e gjatë parlamentare e vendit. Parlamenti i saj është i treti me radhë (për nga vjetërsia) në komunveltin britanik. Që më 1639-ën është krijuar parlamenti në ndërtesën e quajtur "House of Burgesses". Pas konfliktit me Britaninë të drejtat e parlamentit dhe banove janë rregulluar me të quajturën marrëveshje "Charta of Barbados, or Articles of Agreement". Në këtë dëshmi të kushtetutës janë të garantuara e drejta e fesë, shtetësisë, pronës, si dhe të drejta tjera parlamentare si dhe pavarësia që për vendasit duket se ka qenë dhe është edhe më tutje interesante.

Në fillim parlamenti ishte i hapur vetëm për pronarët e tokave dhe pas emancipimit të skllaveve më 1838 deri në pavarësi më 30 nëntor 1966 gradualisht është hapur edhe për ta. Gjatë periudhës 1958-1962, Barbadosi ishte pjesë e Federatës Indisë Perëndimore.