Historia e Kojës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Koja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njëri ndër katër bajraqet e Malësisë së Madhe, jashtë kufirit të shtetit amë - Shqipërisë, është Koja që deri vonë shumë e quenin edhe Koja e Kuçit. Koja është bajrak në vehte. Është më i vogli në këtë pjesë të Malësisë. Ma i vogël se bajraku i Hotit, që është bajraku i parë, se bajraku i Grudës që është bajraku i dytë dhe se bajraku i Trieshit që është bajraku i tretë. Gjendet nja 12 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Malit të Zi - Podgoricës. Është e banuar vetëm prej shqiptarëve malësorë dhe ata të gjithë të një feje, të fesë katolike. Si të tillë ata janë shqipfolës. Deri pas Luftës së Dytë Botërore kojasit e kanë folë pastër gjuhën shqipe, “malësorishten”, të pasur me fjalë, (nocione) të lashta bujqësore e blegtoriale për arësye se ata kryesisht janë marrë me bujqësi dhe blegëtori. Ndërsa pas kësaj periudhe, pas luftës, në shqipen e kojasve kanë vërshuar me të madhe fjalët sllave duke e rënduar (bastardhuar) gjuhën shqipe të kojasve dikur të pastër si loti. Fjalët sllave (malaziase) u futën me anën e kontakteve të shpeshta të të rinjëve me sllavë, si në shkolla (pasi që menjëherë pas luftës nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe, sidomos të mesme dhe as të ciklit të dytë të shkollës fillore). Pastaj në aksione, qytete, manifestime kulturore, sportive e në mënyra të ndryshme, gjatë shërbimit ushtarak e të tjera. Por, rruga më e shpeshtë dhe më e lehtë e depërtimit të sllavishtes në shqipen e banorëve të Kojës madje, edhe te të gjithë banorët e Malësisë jashtë kufirit të shtetit amë, ka qenë me rastet e martesave të shqiptarëve me sllave (shkina). Te kojasit e hershëm femrat sllave nuk kanë mundur aq lehtë të imponojnë sllavishten, por përkundrazi ato e kanë nxanë (mësuar) gjuhën shqipe – gjuhën e burrit, përkatësisht gjuhën që flitej në shtëpinë e re ku vinte nusja. Ndërsa më vonë, pas Luftës ky raport ndryshoi, ndodhi e kundërta. Nusja sllave (shkina) gjuhën e vet ia imponoi burrit dhe tërë familjes së burrit. Edhe nëqoftëse në shtëpinë e burrit kishte për shembull njëzetë anëtarë të gjithë për “hatër” të nuses flisnin sllavisht. Kështu që fëmija që lindëte shkina rrallë herë fjalët e para i folte, përkatësisht i dinte shqip. Ajo jo vetëm kaq, por dukshëm ndikoi edhe në dhënjen e emrave të fëmijëve të lindur prej martesave të përziera. Kështu jo rrallë herë fëmia mashkull pagëzohej me emër sllav si: Momo, Veselin, Zoran etj. ndërsa femrat me Lilana, Verica, Zorica, Danica e tjera. Këtu priftërinjët nuk e kanë luajtur rolin e vet në masë të duhur që e kanë pasur për detyrë. Si metodë tjetër për vërshimin e serbishtes në Kojë edhe në mbarë Malësinë e Madhe jashtë kufirit të shtetit amë ishte edhe hapja e shkollave në gjuhën serbe. Kështu në Kojë menjëherë pas fitores së partizanëve (komunizmit) u hap shkolla në gjuhën serbe (siç ishte edhe në kohën e Jugosllavisë së Versait). Përdorimi me të madhe i sllavishtes menjëherë filloi me lanë pasojat e veta. Këto shihen qart në shumë fusha të jetës së kojasve e sidomos në mbishkrimet e varrezave në gjuhën serbishte. Shumica e epitafeve në varrezat e bukura familjare të kojasve janë serbisht dhe aty ku janë shkruar shqip janë me përplotë gabime dhe shumë sosh me alfabet cirilik apo edhe latin si shkruhet në serbishte. Kjo dukuri është evidente gjithnjë dhe në kohë të fundit vjen si pasojë e mosdijes së mjeshtërve që i punojnë varrezat.
Pozita gjeografike e Kojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koja gjendet në mes të Trieshit e të Kuçit. Me Triesh kufizohet në verilindje, duke filluar prej Gropës së Ujit, Gropës së Lapet dhe vazhdon kufiri në Luk të Pogaçe për të dalë në Shkallë të Delmes, mandej diçka më poshtë zbret në Jute, në Gropëza , kalon nëpër maja të Vathnë dhe merr drejtimin kah maja e Bërrdanit. Ndersa me Kuç kufizohet duke filluar në veri me katundin Raho (Orahovo) majan e Kriesnikut. Në veriperendim kufizohet me Ubla, ndersa në perendim me katundin Duçë. Kufiri vazhdon në Rasohaçë e në Krushqica (duke mbetur Krushqicat në territorin e Kojës). Mandej kufiri në jug vazhdon në Shkëmb të Lapit (që gjendet mbi katundin Rashoviq) në Shkëb të Krovit. Shkembi i Lapit quhet i Lapit se mu nën të buron uji i gjallë qe quhet Lapi. Edhe Shkembi i Krovit e ka emrin e burimit Krovi që buron rrenzë shkembit.Si burimi i Lapit ashtu edhe ai i Krovit kanë ujë mjaftë dhe shumë të ftohtë verës e dimrit jo aq. Këto burime nuk janë shfytëzuar mjaft nga banorët e fshatrave të Fudnave që edhe preardhjen e emrit e kanë prej ujit të shumtë të burimeve, të ngjajshme me fontana e më vonë prej emrit fontana është krijuar emri (toponimi) Fundëna. Këto burime kurrë nuk shterrin. Kur merr vera e thatë ato e pakësojnë ujin por me u shterr kurrë. Eshtë interesant, burimi nentokësor i quatur Pokërrnovica që gjindet në anën veriore të majas së Ilinvërrhit e që ndanë Kojën (lexo Krushqicën) prej Fundënave (katundit Rashoviq). Thonë se tërë kohën me nxjerr ujë prej Pokërrnovicet, pa ndërpre, as që dallohet fare, do të thotë nuk pakohet e as nuk shtohet uji . Kufiri në jug kap Qafën e Pjeshaticës. Nëpër Qafë të Pjeshaticëc, që është grykë ku kalon rruga e automobilit e shtruar me material të quajtur makadam (zall-ranë). Rruga është punuar diku kah viti 1968-të, vullnetarisht prej kojasve, e që lidh katundin Kojë me Fundëna, Triesh dhe me Podgoricë e tjera. Kufiri me Fundëna vazhdon e del në majan e Helmit (987 metra mbi det), mandej vazhdon në Juglindje e del në Gropë të Fakut e më tutje në Shpellën Binoke. Fundënat përbëhen prej këtyre katundeve: prej Rashoviqit i banuar terësisht prej popullatës malazeze; prej Luharit, katundëz e banuar prej shqiptarëve; Prej Përmiqit i banuar prej malazezëve; Ledinës e Lloparit të banuar me popullatë të përzier, shqiptarë e malazezë. Pozita gjeografike e kësaj ane (Kojës) eshtë caktuar me kordinatat 42,26 të gjëresisë gjeografike të anës veriore dhe shkallës 19,16 të gjatësisë gjeografike të asaj lindore. Koja bjen nën sundimin e Turqëve atëhere kur bien edhe Podgorica dhe shumë pjesë të tjera të kësaj ane , në gjysëmen e dytë të shekullit XV-të, më saktësisht në vitin 1474 (shih punimin nga grupi autorësh kushtuar Podgoricës me titull “Podgorica sot” ). E bejmë këtë krahasim edhe se Podgorica kishte dhe ka tjetër trajtim nga Koja . E para është qendër e ngjarjeve të rëndësishme historike, e dyta jo për arsye se është vend pasiv dhe dukshëm ma i vogël. Por, që Koja gjëndet jo larg Podgoricet, gjithsej 12 kilometra në verilindje të saj. Ajo ka fatin e ngjajshëm të rrethinës së Podgoricës, mos të themi të njejtë. Kështu, kur Podgorica çlirohet prej sundimit Osman (në vitin 1874) dhe i rikthehet Malit të Zi, Koja, Trieshi dhe shumë vise shqipëtare 4 vite më pas i jepen Malit të Zi, me vendimet e Kongresit të Berlinit në vitin 1878 që fatëkeqësisht edhe sot e kësaj dite janë brenda kufijve të Malit të Zi, përkatësisht, nën okupimin e këtij shteti sllav. Kështu që pas krijimit të shtetit shqiptar, më 28 nëntor 1912-tën, Koja përsëri është pjesë e Malit të Zi. Më 1913-të,në Konferencën e ambasadorëve, në Londër, përveç Kojës jashtë shtetit amë mbesin edhe Trieshi (shumë herë hasim në emrin Triepshi, unë nuk e kam të qartë si është drejtë, Triesh apo Triepsh?)- Unë i them Triesh, Gruda, më se gjysma e Hotit, Ulqini me rrethinë, Plava e Gucia e tjera. Kështu kombit shqiptar i merren pa të drejtë territoret dhe iu jepen shteteve të pa ngopura fqinje. Këtë padrejtësi ndaj popullit shqiptarë Evropa kurrë deri me sot nuk e korrigjoi! Relievi i Kojës kryesisht është malor. Më se 80 për qind janë male-gërdhata (vende pa shtigje dhe me plot gurë të thepisur). Malet më të mëdha janë: Sjeviku në lindje,që është edhe mali ma i lartë në relievin e Kojës. Kjo vërehet më së miri në dimër kur bie borë se më së pari zbardhet maja e Sjevikut. Më pas vijon Krijesniku në veri ,Rasohaça në jug-perendim, Bërrdani, Cerava dhe Helmi në jug. Këto male me majat e tyre të larta ndikojnë mjaftë në thyerjen e erërave dhe ruajtjen e Kojës prej erërave të forta siç janë jugu(shiroku) dhe veri (murlani), dy erërat më të forta në këto anë. majat si dhe malet e sipërpermendura gjatë pranverës, verës e deri në fillim të gjysmës së dytë të vjeshtës janë të veshura me gjethe e bar. Në pranverë këto male me majat e tyre janë plotë vegjetacion. Këto male me majat e veta kanë pasur dhe kanë rëndësinë e vetë dhe për terheqëjen e të rreshurave atmosferike sidomos të shiut, shumë të nevojshëm gjatë stinës së verës. Kojasëve të hershëm këto male iu shërbenin për kullota të grigjeve ,mrredeve dhe luorive të tyre. Dikur blegtoria ishte dega kryesore e kojasëve, se tokë buke këtu ka fare pak. Ata nga këto male e siguronin ushqimin e bagëtive të tyre edhe për stinët e vitit kur malet nuk shërbenin si kullota (dimër e pranverë heret). Livadhe këtu nuk kishte, prandaj tagjia ishte kryesisht gjethi, që e pritnin gjatë verës e e thanin dhe e venin në mullar (në stog). Tagjia më e mire përgatitej prej gjethit të frashërit. Frashëri është i mirë për gja të trasha e të imëta. Gjaja e trashë janë lopët, kuajtë, gomarët e mushqit, kurse gjaja e imët janë delet e dhitë. Edhe gjethi i mëllexës (mëllezës), i qarrit, i dushkut e i krekzës shërben për të dy llojet e gjasë, por është i ciëlsisë më të dobët. Ndërsa gjethi i karthës shërben vetëm si ushqim për bagëti të imëta. Kjo bimë rritet si kaçubë. Ka lule të verdhë me erë të këndëshme, kur vjetrohen (piqen) formohen pështaja si te fasulja, ato mëpas pëlcasin dhe prej tyre dalin ca kokrra të imëta që bien në tokë, prej ka mbijnë karthat tjera. Kartha është bimë karakteristike dhe nuk rritet në tërë Malësi. Delet dhe dhitë në vjeshtë e hanë me ëndje dhe prej saj majen. Rrënja e karthës (cunga) dikur përdorej për përfitimin e një lloj qymyri që e quenin (dhëgi). Cungat e karthës digjeshin në gropë të çelun në dhe. Aty ndezej zjarri me cunga karthe dhe pasi ato bëheshin gacë mbuloheshin me dhe, dhe kështu liheshin për 24 orë. Gjatë kësaj kohe dhëgilli karbonizohej dhe fitohej lloji i qymyrit i quejtur dhëgi. Malësoret i mbushëshin thastë me të dhe kush në shpinë e kush në kuaj e i çonin në Podgoricë dhe e shitnin. Zakonisht këtë e blenin farkatarët se ishte i cilësisë së lartë. Siç është thënë më sipër vetëm 20 % të sipërfaqes së Kojës e përbëjnë rrafshinat, (arat) që këtu i quejnë bashtina. Ato janë gropëza, të formuara me të gjitha gjasat, në kohën e akullnajave, apo të lëvizjeve tektonike të tokës. Këto gropëza kojasit i kanë lëruar , mbiell dhe prej tyre e kanë marrë bereqetin në vjeshtë. Për punimin e tokës ata janë ndihmuar reciprokisht, për shembull ajo shtëpi që nuk i ka pasur të dy qetë por njërin është bë ortak me një shtëpi tjetër që e ka pasur poashtu një ka. Lërimi është bërë sipas marrëveshjes duke pasur parasysh që asnjëri prej ortakëve mos të dëmtohet. Atyre që nuk kanë pasur asnjë ka u kanë ndihmuar dhe jau kanë mbjellë tokën. Pra askujt nuk i ka mbetur toka djerr se ka qenë marre për vëllazëri , fis e bajrak. Kështu kojasit, përkatësisht të gjithë malësorët kanë qenë solidarë mes veti. Kryesisht kojasit kanë mbiell misër (kollomoq) të bardhë e të verdhë. Kollomoqi i verdhë ka qenë më praktik se ka shpejtua me ndonjë rosë shiu ka qitë, ndersa fara e bardhë ka qenë më e ngadalshme me u rritë. Pra më pak praktike, prandaj shumica e bujqëve janë orjentuar në kultivimin e misrit (kollomoqit) të verdhë. Përveç misrit në Kojë janë kultivuar edhe kultura tjera por më me pakicë, si thekëra, gruri, patatja (kërtolla), qepa ,hudhra, fasulja, kungulli, lakra, rrepa e egër etj. Thekra dhe gruri zakonisht mbillej në vjeshtë heret dhe dimrin e kalonte nën borë, kështu që në pranverë ishin të gatëshme me u rritë dhe me mbërri me u pjekur me kohë. Gruri dhe thekra quheshin drithëra të lashta. Nuk kam dëgjuar se i është bërë kujtë (sado shtëpi malltare që ka qënë) drithë aq sa i nevoitej për familje të tij për një vjet. Pra askujt në Kojë nuk i bëhej buka e vjetit. Kashta e thekrës dhe e grurit dikur përdorej me I mbuluar shtëpitë. Mbulimi me kashtë ishte mjeshtri e veçantë. Duhet theksuar se të gjitha punët bujqësore beheshin në mënyrë primitive. Toka lërohej me parmendë (larë) druri, për këtë edhe rendimenti ishte mjaftë i ultë. Tokën e plehronin mjaftë, për arësye se çdo kush mbante shumë bagëti dhe kishin mjaftë kushte per ta plehëruar tokën e pakët që kishin me pleh organik.
Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koja është vend malor.Vet pamja e katundit të Kojës i përngjan një tepsije të thellë. Është një gropë jo e rrafshtë e rrethuar me male rreth e përqark, kurse në mes të gropës gjendet një rrafshinë pak si ma e thellë e që quhet Leskofçi e krijuar me siguri nga akullnajat në kohërat e hershme siç janë krijuar edhe gropat tjera në përgjithësi në këto anë. Afër Leskofçit, pak më lartë në lindje gjëndet kisha e katundit, në oborrin e të cilës janë varrezat e kojasve për të cilat folëm më parë. Varrezat këtu janë thonë qysh me zaman. Në jug të kishës gjëndet një breg jo i madh por me rëndësi në historinë e bajrakut të Kojës e që quhet Gomila e Kojës. Ky vend deri vonë ka qenë ventubimi i Këshillit të Pleqëve ku pleqnohej për problemet e bajrakut dhe punë tjera të ndryshme. Problemet e kojasve zakonisht zgjidheshin me mençuri - mendjemprehtësi të pleqnarve të bajrakut në fjalë. Gomila e Kojës është e njohur se mu këtu një kojas e vret vojvodën e Kuçit Çubrin. Ja çka thot një pasardhës i vrasësit të Çubrit, Prelë Gjekë Prenç Hasa, kojas i vëllazërisë Kolçaj, i moshuar (87 vjeç me banim në Vrella afer Podgorice):
”Çubri i çon disa rrebela në Kojë me plaçkit. Ata hasin në gjanë e Gjekë Marashit me ç’rast ia marrin nja 100 e ma dele, dhitë, disa lopë dhe bagëti tjera të trasha. Kjo ndodhi diku në pranverën e vitit 1883. Por Çubri në verë të po ketij viti, në muajin qershor, vjen serbez në Kojë. Sipas një versioni me lyp punëtorë me ia mih ("prashit") kollomoqin në Medun, se ky ishte prej Meduni, Popoviç. Kurse sipas versionit tjetër vjen me ia përhajrua kullën "probatinit" Ulë Gjeloshit që ia kishte ndërtua veziri i Shkodrës."
Fragment nga monografia ende e pa botuar, për Kojën. Autor Mark P.Gjokaj, historian.
Prejardhja e emrit Koje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhur me prejardhjen e emrit të Kojës ose Koja e Kuçit është folur e flitet shumë, sidomos në kohët e fundit (me rastin e zgjimit dhe të aktivizimit të ndjenjës kombëtare, ma konkret në dekadën e fundit të shekullit XX-të) madje shumherë i iket edhe thënjes Koja e Kuçit qellimisht, duke tentuar te injorohet se ajo është e Kuçit. Mirëpo, megjithse është folur shume në këtë temë, fare pak është shkruar, ose mund të themi se aspak nuk është shkruar për këtë çështje. Pra nuk ka deri tash ndonjë shkrim apo punim shkencor se si është drejtë te quhet, Koja e Kuçit apo vetëm Kojë, megjithëse, në shkrimet e herëpashershem, kur permendet ky bajrak (lexo katund) thuhet vetëm Kojë, pa “e kuçit” e që mendoj se është apsolutisht e drejtë (MPGJ). Mirëpo, as ata që edhe sot e kësaj dite e quejn Koja e Kuçit, nuk bëjnë ndonjë mëkat të pafalshëm, duke pasur parasysh se me përemrin pronor në aspektin gjeografik nuk e afrojnë kah Kuçi më tepër se është. Aq më i falshëm është gabimi kur dihet se i krejt Kuçi ka qenë i banuar nga pasardhësit e ilirëve siç janë edhe vet kojasit, trieshjanët e krejt shqiptarët. Siç dihet, shkenca e ka vërtetuar se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve. Pra edhe kuçasit poashtu janë pasardhësit e ilirëve, por me kohë janë sllavizuar e me këtë rast shumë adete të mëparshme të trashëguara nga paraardhësit e tyre (ilirët) i kanë tjetërsuar dhe fare pak sosh u kanë mbetur deri më sot. Me rastin e asimilimit në sllavë, kuçasit e humbin edhe gjuhën duke marrë atë sllavishten1. Zakonet më të theksuara të popullatës së asimiluar (sllavizuar) me ato të shqiptarëve (malësorëve) kanë qenë me rastin e martesave, lindjes, festive e veçanarisht të vdekjes. Edhe ata i thërrasin vaj (gjamë) të vdekurit, duke ia numëruar virtytet pozitive të të vdekurit të shtrirë në arkivol, por kuptohet serbisht. Këto adete janë aplikuar edhe anasjelltas, por çdo kush në gjuhë të vet. Pra nëse kuçasi i ka thirrë vaj malësorit i ka thirrë serbisht e malësori kuçasit shqip. Kuçasit (sllavë) iu thërrasin vaj edhe grave, ndërsa shqiptari (malësori) jo. Kojën serbisht e quajnë Koqi. Edhe në shqipe (lexo në malësorishte) jo rrallë i kanë thane Koqë. E banorëve të saj koqas, koqase. Si për shembull:" E kemë gjetë nusen në Koqë; Erdhën koqasit-set në festë, darsëm, hatër; I kam dhënë berret të bërzana për bjeshkë në Koqë të Kuçit e tjera. Eshtë interesant se në serbishte kurrkun nuk e gjejmë në shkrim as në të folur “Koja e Kuçit”, ”Kuçke Koqi” (siç është në Shqip), por vetëm Koqi-Koja.
Për prejardhjen e emrit Kojë (Koja e Kuçit) ekzistojnë disa verzione. Njëra nga to janë se: -Koja e Kuçit vjen nga “Goja” e kuçit, kinse kjo u gjetka si në gojë të Kuçit ose i përngjaka gojës së Kuçit. Ky version është lansuar me hamendje, nga të pa informuarit sa duhet. Duket se shkak I supozimit të tillë ka qenë ngjajshmëria e fjalës Kojë me fjalën gojë? Kjo hipotezë, ky version kategorikisht bie në ujë, si i papranueshëm, si i pa argumentuar, si jo shumë i njohur dhe si jo i vertetë. Në versionin tjetër thuhet se emri Kojë vjen prej emrit "Korçë" qyteti në Shqipëri. Ky version është më pak i njohur se versioni i parë dhe jo shumë kojas, përkatësisht persona kanë ndëgjuar për këtë version. (Edhe unë, MPGJ mendoj se nuk ka baza për tu besuar se është i vërtetë). Versioni tjetër edhe më pak i njoftun se dy të parët, të sipërpërmendur, është se emri Kojë rjedhë nga sllavishtja “ko je” që do të thot “ kush është “? Sipas tregimit të ruajtur brez pas brezit, grupet sllave kur paskan pas ardhur në territorin e Kojës, paskan pas thirrë nga kodrat për rreth vendbanimit “koje tamo” - kush është atje? Dhe kështu kinse ky vendbanim e merr emrin Kojë. Sipas të gjithë argumentave as ky version nuk qendron. Një version tjetër (që edhe shkruesit të këtyre rreshtave i duket më i besueshëm dhe ma bindës) është se emri Kojë vjen prej emrit "Kodex" fjalë latine që do të thotë kushtetutë, ligj. Pas okupimit të ilirëve nga romakët, përsëri avansohet Meduni, që gjendet jo larg territorit të Kojës (fundi i shekullit të II para Krishtit)2. Poashtu aty vendoset administrata romake, pasi që Meduni ishte qytet me rëndësi edhe në kohën ilire. Pasi që romakët vazhdimisht benin luftëra të shumta kishte edhe dezerterë luftërash (ushtarë që dezertonin, iknin prej ushtrie - sherbimit ushtarak). Ushtarët që i nxenin i denonin në Medun, sepse aty ishte edhe gjyqi ushtarak. Këtu aplikoheshin rregullat nga kodexi, e të dënuarit dergoheshin me vuajtur burgun në vendin ku sot gjendet Koja, se aty ishte edhe burgu për të dënuarit sipas kodexit. Mendohet se në germallat e burgut më vonë u ndertua kisha, e në oborr të saj varret. Diku kah vitet e 60-ta të shekullit XX-të, këtë kishë e rrënojnë, duke mos pasur parasysh rëndësinë e saj historike, apo ndoshta dikush qellimisht e ka bërë këtë?! Në vend të saj ndërtohet një kishë e vogël. Arsyetimi për rrenimin e kishës së vjetër ishte, kinse zinte shumë vend dhe nuk kishte vend për ndertimin e varreve tjera për popullatën e Kojës. Kojasit qysh me zaman varret e tyre i ndërtuan në oborr të kishës. Kjo është rregull në gjithë Malësinë e Madhe. Pra prejardhja e emrit (toponimit) Kojë rrjedh nga fjala Kodex e jo prej ndonjë emri tjetër. Fjala Kodex është evoluar dhe gradualisht është transformuar në toponimin Kojë. Ky emër-toponim, për herë të pare, i plotë, përdoret në shekullin e XIV- të (1317). Për këtë ekzistojnë shkrime në biblioteken e Vatikanit.
Historikisht dihet se Kuçi, para se u sllavizua, ishte një nga Nentë Malet e Malësisë së Madhe (se dikur ishin 9 Male të Malësisë e jo 7 si llogariten më vonë). Ndoshta në atë kohë Koja quhej Koja e Kuçit se atëherë ishte në kuadër të Malit të Malësisë së Madhe.Ky mbetet supozim... Mark Paloka Gjokaj - Profesor i historisë
Shenim i rrallë dhe i vlefshëm për historinë e Kojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të dhenat i rrëfeu Palokë Smail Uci, babai i të cilit (Smajl Uc Gjoka) ishte pjesmarrës në Kryengritjen e Malësisë, të vitit 1911 dhe luftoi në Deçiq, ku e muer edhe Manzerren e turkut, per çka në atë kohë merreshin nishanat (dekoratat). Në këtë luftë, më 6 prill të vitit 1911, nga Koja për një ditë u vranë shtatë luftëtarë kojas. Ata ishin:
1.Dokë Prëçi Kërcaj (babai i Zef Dokës) 2.Tomë Uci Ivanaj(axha i Dokë Marashit) 3.Cak Uci Ivanaj (axha i Dokë Marashit) 4.Gjeto Gjeka Ivanaj (vëllau i Nikë Gjekës) 5.Marash Luca Gjokaj (vëllau i Prelë Lucës) 6.Gjeto Toma Kolcaj (axha i Lucë Prelës) 7.Kolë Doka Marashaj (axha i Nikollë Lucës)
Perjetuesit e kësaj ngjarjeje tregojnë se ishte tmerr i madh kur shtatë vigje u ulën Lugusirmë para Kishet të Kojës dhe i rrëmuen (varrosën) në varret e katundit,në varret familjare apo ndonjeri edhe në varr të ri. Koja deri këtë here nuk kishte përjetuar çaste më të renda se këtë here. Ushtonte vaji e gjëma anë e mbanë katundit duke u përplasur në kodrat akustike për rreth si për Sjevikun, për Rasohaçën, për Krijesnikun e të tjera maja që e rrethojnë këtë katund malorë. Kështu e rrëfeu Paloka këtë ngjarje të tmerrshme, që ai atë here ishte 13 vjeç. Të gjithë këta të vrarë janë prej Anës së Osojnës, megjithse në luftë shkuan edhe luftëtarë nga Ana e Shullanit. Mirëpo, siç u fol u inatosen(gjë që kurrë nuk u vertetua). Shullajasit nuk deshtën me ia nis luftën Osojnasit, gjoja se Shullajasit kanë përparsi, se ata e kanë bajrakun (flamurin), dhe kështu bajraku i Kojës duhet me pri në luftë dhe gjithkund. Osojnasit duke ndier vehten inferiorë në këtë rast, shpejtuan dhe nuk deshtën me ndie për Shullajas dhe e filluan luftën kunder turkut në Deçiq. Shullajasit duke pare këtë se lufta u fillua, u zemëruan dhe thane: -“e marrshi krye“! dhe fakt është se atë ditë prej Anës së Shullanit asnjë nuk u vra. Për trimërine e tyre (që mbetën të vrarë) populli nuk u mbeti borrxh por thurri dhe kendoi këngë të shumta si për shembull kjo:
Malet tona në flake janë mb’lua, Djemtë sokola në kamë janë çua, Me armë në dorë me luftua. Pra në këtë luftë e në këtë vjet, Me njëmijë e nanqine e njimlletë.
Kjo krahinë,në këtë Malësi, Eshtë e njoftun për trimni, Si drakoj këtu trimat kishin pasë lindun, Dhe kudo thirreshin në luftë për Atdhe, E bashin dekën si me le.
Nga këto bjeshkë,çdo shkrep dhe kodër, Qe mi thane, Koja e Vogël. Janë betua trimat me Besë shqiptare, Tue marrë armët dhe taganet, Dhe furishëm i kaluen malet.
Ushtrisë turke i duelën për ball, Dhe bertitën: dalë kadal turku i Stambollës, Se këta janë o djeltë e Kojës. Se durojmë Turqinë mixore, Se këtu ashte truelli i tokës arbënore.
Njaj Dokë Preçi nji shqipe malit, Në llogor të turkut hyn i pari. Për krye të turkut i siell taganin. Djali i ri ra si luani. Metka trimi i Ucit Caku.
Me trima të forte,në ato qeta, met Tomë Uci e Gjeto Gjeka. Në këtë luftë me pushkë e topa, Marash Luca e Kolë Doka. Dhe kudo që bahej nami, Gjeto Toma azgan, azgani* E kur Koja flamurin e mori, Faqe të bardhë vendit i solli.
- Azgan-njeri që ka shtat të lartë,të lidhur e të fuqishëm.
Që është trim e sypatrembur,guximtar etj. Këtë këngë e shenova në një dasëm. E kendoi këngëtari me emrin Rrok. Më 9 gusht 2008. Rochester Hills, SH.B.A. M.P.Gj
Siç dihet, lufta nuk muar fund me kaq, ajo vazhdoi edhe më tutje, e kojasit marrin pjesë në luftë edhe ma. Ata luftuan duke sulmuar edhe fortifikata tjera ku ishin nizamat turq si në Pllanicë, majë më e ulët se Deçiqi etj. Pasardhësit e këtyre luftëtarëve stoik nuk i harruan të parët e tyre që heroikisht e dhanë jetën në ball të llogorit duke luftuar për liri, të cilën, fatkeqsisht nuk e fituan por në vend të turqve i okupuan sllavët.
Në shenjë mirënjohjeje kojasit në mërgim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deshmorëve të rënë në "Luftën në Deçiq " më 6 prill të vitit 1911 ndermorën aksion dhe mblodhën më se 130 mijë dollarë dhe në Gomilë të Kojës (të cilën e kam permendur në “Kuvend” numër 12 dhjetor të vitit 2004, faqe 156,157 dhe 158, duke shkruar shkurtimisht për rëndësinë e saj historike) e ndertuan pllakën perkujtimore për shtatë kojasit që ranë deshmorë në Deçiq. Aksionin në fjalë e ndermorën kryesisht kojasit e Diasporës në Detroit, ku edhe janë më së shumti të përqendruar. Paraprirës të aksionit ishin aktivistët nga vëllazëria Ivanaj. Pllaka përkujtimore u inagurua më 21 gusht të vitit 2005.
Mark Paloka Gjokaj - Profesor i historisë
Referimet 1.)Historijani sllav, Marjan Gërbiçiqi – Bollica; shkruan se në fillim të shekullit 17-të (1614) të gjithë Kuçasit kanë qenë shqiptarë të besimit katolik. Ai shkruan kujtimet për eprorët e fisit të Kuçit, si dhe për princat: Lalën e Drekalit dhe për Nikën e Raiçit. Ai në shkrimin e tij konstaton se në vitin 1614 i tërë Kuçi kishte 490 shtëpi me 1500 luftëtarë të gatshëm për çdo luftë. Dr.J.Erdelanoviq ”Kuçi,Bratonozhiqi dhe Pipri” faqe 60.
2.) Sipas Tit Livie, Meduni ka ekzistuar me emrin Medeon ose Meteon qysh në shekullin e II-të para Krishtit. Ka qenë tokë e fisit Ilir Labeat dhe në vitin 168 p.K.e kanë pushtua Romakët. Sic.
GJOKAJT E KOJES
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kojë, fshatin e Malësisë së Madhe, jashtë shtetit amë (Shqipërisë) bën pjesë edhe vëllazëria Gjokaj. Ata dikur më heret ishin në kuadër të Gorvokajve. Mirëpo, më vonë ndahen vëllezëri në vehte. Kjo ndarje ndodhi para 250 vjetëve. Kështu na del në qoftë se një brez llogaritet 25 vite (e sipas kritereve që di unë brezi llogaritet 25-30 vjet), sepse prej atëhere janë larguar 10 breza. Pra sot Gjokajt përpiqen me Gorvokaj në brezin e 10-të. Kjo duket kështu:
1. Palokë Roberti 2. Robert Marku 3. Mark Paloka 4. Palokë Smajli 5. Smajl Uci 6. Uc Gjoka 7. Gjokë Gjokali 8. Gjokal Leka 9. Lekë Gjeloshi 10. Gjelosh Gorvoka
Pra Gjoka ishte ai që u bë mbiemër për vëllezërin e vet që do të vazhdoj të zhvillohet e të përparoi ndaras nga Gorvokët. Mbiemri Gorvokë është toponim (emër gjeografik, emër i njerës nga lagjet e fshatit, përkatësisht bajrakut të Kojës). Edhe sot gjallëron edhe vëllazëria Gorvokaj që u zhvillua në kahun tjetër pararel me vëllazërinë e Gjokajve. Sipas gojëdhënave Gjoka kishte këta djem:
1. Marashin 2. Ucin 3. Mirashin 4. Prelën 5. Smakën 6. Gjekën 7. Franin
Për Gjokë Gjokalin dhe shtatë djemt e tij ka shumë legjenda. Thonë se ai kishte shumë tokë e bagëti. Ishte shtëpia e tij, shtëpi e pasur në kohën e tij. Ai ishte shtëpiak i madh. Përmenden shtatë (7) pushkët e bardha të shtëpisë së Gjokës. Pra nga kjo shtëpi delshin tetë ushtarë përnjëherë, Gjoka me shtatë djemët e tij.
Djali i dytë i tij Uci, ishte zot shtëpie (zot konakut). Ai kishte tre djemë: Lucën, Gjekën dhe Smajlin. Luca kishte dy djem: Marashin i lindur në vitin 1886, mbeti në luftën e Deçiqit më 6 prill 1911. Djali i dytë ishte Prela, ai më 1924 shpërngulet prej Krushqicet (Koje) në Kosovë për arsye ekonomike dhe të tjera. Marashi la pas vetëm një djalë që quhej Fran i lindur më 1909 dhe jetoi deri në dhjetor të vitin 1943 kur vdes në Pejë, përkatësisht ngrihet duke punuar në hapjen e rrugës automobilistike në malin Çakor. Franin pasi mbeti jetim e merr për përkujdesje axha i tij Prelë Luca kur shpërngulet në Kosovë, siç u tha më sipër. Frani u martua me një shkinë që quhej Magdalena por e quanin Mage. Frani la një djalë Mirashin (Mirin) dhe vajzën Katrinën. Ata tash jetojnë diku në Serbi (Beograd). Djali i dytë i Lucë Gjokës ishte Prela. Jetoi një kohë në Krushqicë ku edhe sot shihen rrënojat e shtëpisë së tij. Ai siç u tha më sipër kaloi në Kosovë më 1924 dhe u vendos në Pejë e më vonë e bleu një çiflik në fshatin Dobrushë nja 15 km në verilindje të Pejës. Edhe Prela ishte martuar me një malazeze që quhej Engjëja, ishte mbesë e Duçës (fshat kufizues me Kojë, por i banuar me popullatë malazeze). Prela kishte tre djem : Gjokën 1910-1043. Intelektual. E kryen drejtësinë në Beograd më 1932. Nga ushtria e kralit të Jugosllavisë (ku e kryen ushtrinë) del me gradën kapedan rezervë. Ai qysh si student inkuadrohet në organizatën përparimtare studentore dhe pas kapitullimit të Jugosllavisë iu bashkangjitet aradhave partizane dhe për një kohë të shkurtër arriti të bëhet komisar çete, e mandej edhe komisar bataloni. Vritet në vitin 1943 në Bello Bërdo të Kopaonikut në Serbi. Ishte i martuar me një serbe nga Sverligu, fshat afër Nishit. Ai nuk la pasardhësa. Për Gjokën ka shkrua “Kuvendi” numër dy 2011 faqe: 115-120. Djali i dytë i Prelës ishte Doda. Ai u lind në Kosovë,në Pejë. Martohet me Stefanin Zogoviq nga Murino në Mal të Zi, malazeze. Patën pesë fëmijë katër djem e një vajzë. Markun, Palin, Gjokën, Dragolubin dhe Marën. Doda me familje kryesisht jetoi në Pejë. Ishtë mjeshtër si babai Prela. Edhe ky e ndihmon Lëvizjen NÇL. Fëmija i shkollohen dhe më vonë jetojnë në Beograd, Sarajevë dhe në Pejë. Pjetri ishte djali i tretë i Prelë Lucës. Edhe ai u lind në Kosovë. Kreu shkollën e mesme ekonomike dhe punoi kontabilist dhe sekretar shkolle në Pejë dhe në Prishtinë. Ishte i martuar me Zorkën,serbe nga fshati Starodvorane afër Gurakocit të Kosovës. Edhe Pjetri pati pesë fëmijë. Tre djemë dhe dy vajza: Zefin,Tomën,Nikollën, Lilanen dhe Verën. Edhe këta të gjithë u shkolluan dhe u punësuan mirë në Kosovë dhe jashtë Kosove, në Serbi e gjetiu. Pas luftës së fundit në Kosovë më 1999 -2000 nuk dimë më për këta, për pasardhësit e Prelë Lucës. Ka gjasa se jetojnë në Serbi ata që ende janë gjallë. Djali i dytë i Uc Gjokës ishte Gjeka. Ishte i martuar me një trieshjane, Bjeshkë Palen Cacaj, prej vendit të quajtur Pasqafa e Rozdecit. Përndryshe njihej me nofkën Nama. Gjekë Uci kishte dy djem, Pjetrin e Zefin. Njëri vdiq fëmi, kur ishte bebë (Zefi), kurse Pjetri rreth moshës 12 vjeçare theu qafën Pasrraset te vendi i quajtur Turluk. Flitej se si bari hypi mbi një rrasë që ishte ”curulajkë” mbi një rrasë tjetër, që gjatë perkundjes së rrasës lëshonte krizëm ushtuese, interesante për fëmi të kësaj moshe. Një moment rrasa rrëshqet dhe Pjetri shkon me të. Ai me këtë rast bie nën rrasë dhe kështu vdes. Kështu me vdekjen tragjike të Pjetrit, Gjekës i treti fara se nuk la pasardhësa, “iu shkrep hisja” siç thuhej në Kojë, përkatësisht në Malësi. Gjeka më pas u sëmu psikikisht dhe vret vehten në Gropë të Vocit, kur ishte duke lërua këtë “bashtinë” bashk me Smajl Ucin (vëllain).Vetvritet te Dolinat e Tekës. Smaili kur e ndegjon krismën e pushkës i len qetë në hullinë (brazdë) e vrap shkon por ishte vonë se e gjenë Gjekën duke dhenë shpirt. Kur e sheh se erdhi Smajli e shikon hidhërisht dhe i del shpirti. Djali i tretë i Uc Gjokës ishte Smajli. Ai pati tre djem: Palokën (1896-1980). Tomën (1904-1987) dhe Nikën që e quenin edhe Nilo (1907-1988). Smajl Uci kishte edhe dy bija, Maren dhe Lulën që njihej me nofkën Cube. E para u martua në Triesh (Marja), ndersa e dyta, Lula ose Cubja në Grudë-Pikalë. Gruen Smajli e kishte prej Kelmendit, Selcet (Shqipëri), quhej Mrikë Ucja (Lucja). Rastësisht edhe baba i saj e kishte emrin si edhe baba i burrit, vjehrri, Uc. Palokë Smajli-i martuar dy here. Të parën here prej Luharit (fshat i, vogël në kufi me Kojë, Krushqicë ku u lind dhe jetoi Paloka). Grueja e parë-Marja, ishte bijë Perkaj (Perkoviq), ishte motra e Gjokë Prelit (më vonë kumbarë kurore i Palokës). Vdiq në lodhënim (lehoni), është dashtë me lind vajzë. Pas shumë vitesh, më vonë (9), Paloka martohet për të dytën here, me Lenë Zefen prej Selcet (Shqipëri). Kjo ishte e bija e Zef Marash Ujkë Hotit-Nicaj e më vonë e marrin mbiemërin Pepaj, për shkaqe praktike. Lena heret mbeti jetime, se nëna i vdes e Zefin , babanë ia vrasin shkijet si bari (thonë se gabimisht, për një gjak që e paskan pasur selanët borrxh në Rashoviq-Kuç). Për Lenën dhe motrën e saj Agen kujdesen axhallarët si Kola, Gjeka dhe Nou. Lena në vitin 1925 martohet me Palokën në Kojë,ndersa motra e saj Agëja then qafën si bareshë duke rrëshqit prej shkëmbit dhe bie në Cem. Lena kishte edhe një vëlla nga baba, Nikollën. Paloka e Lena patën disa fëmijë: Gjergjin që vdiq bebë, Katrinën që u vra në luftë nga partizanët në shtator të vitit 1943, me rastin e hyrjes së tyre në Kojë. Markun, Agen, Mrinë, Tringën, Vitoren e Franin. Marku (1933) intelektual. Fakultetin filozofik-dega histori. Tash jeton në Michigan, Amerikë. I martuar me Elizabetën (1944) e bija e Gjokë Tomë Zolit –Ivezaj dhe Mare Zefi Lulgjuraj.Kanë këta fëmijë: Robertin (1965) Muzikolog. Jeton në Norwegji me gruen Valentina Palokaj si dhe me djemt: Palokën, Lekën e Gjonin. Katrinën (1966) mjeke- anesteziologe. Jeton në Orlando të Floridës me bashkëshortin Anton Berisha dhe fëmijët e saj: Elena, Zana dhe Rina. Dianën (1971) jeton në Michigan e martuar me Skender Buqaj dhe ka dy fëmijë: Hektorin dhe Hanën. Vatën po ashtu jeton në Michigan. I martuar me Lize Gjonaj dhe ka dy femijë: Gjergjin dhe Marinë. Djali tjetër i Palokës quhet Zef. I lindur më 1938. Ka dy djem: Lekën e Kolën. I pari u lind më 1967 dhe Kola më 1974. Leka jeton në Zvicër (Biell) e Kola në New York. Leka ka dy djem e Kola një vajzë. Zefi ka edhe një vajzë Dranen të martuar dhe me banim në New York. Djalit të tretë të Palokës i thonë Fran,I lindur më 1944. Jeton më se 40 vite në Skandinavi-Suedi. Ka dy djem Timin, Nickin dhe një vajzë Katrinën. Ai merret me skulpturë. Përpos djemëve të sipër permendur, Palokë Smajli kishte edhe këto bija: Katrinën, që u vra në luftë në vitin 1943 kur partizanët hynë në Kojë dhe e pushtuen për herë të parë. Ajo atëhere ishte 16 vjeç (shih “Kuvendin”e janarit 2002, faqe 107,108,109 botuar në Michigan). Agen (vdiq më 2010 në Triesh-Delaj), Mrinë jeton në Podgoricë (Mal i Zi), Tringën, jeton në Gllaviçicë afër Peje-Kosovë dhe Vitoren (Viden) e martuar në Gjurashaj të Trieshit dhe jeton në Amerikë. Ajo e ka të kryer shkollën bujqësore dhe normalen. Ka punuar do kohë mesuese në Triesh para se është shpërngulur në Amerikë. Tomë Smajl Uci, ishte djali i dytë i Smajlit. U lind më 1904 dhe jetoi deri më 1987. Jetoi në Krushqicë. U martua me Maren prej Pikalet-Grudë. Ishte e bija e Gjokë Tomës Kalaj dhe e Bjeshkë Pllumbes. Në jetën bashkëshortore paten shumë fëmijë. Djali i madh, Zefi (1938) jeton ende në Kojë, Krushqicë. Zefi ka për grua Tolen prej Grudet. Ai ka dy djem Vasin dhe Franin si dhe një bijë Marinë, të martuar në Gjolaj të Grudës e që tash jetojnë në Michigan-Amerikë. Gjonin (vdiq më 2009), ai nuk la pasardhës edhe se ishte i martuar me Koken nga Meduni. Nikollën (1947) jeton në Gropë të Morishit-Mal i Kakariqit, ka një djalë Gjergjin (Gjovin) dhe shumë bija 4 ose 5. Ka për grua Palinën. Pjetrin (1949 -1982) Vritet në Hamtramck-Michigan. Ka lane pasardhesa Markun, Luigjin, Vinçencin (Vincin) dhe bijën Sofin. Ka pasur për grua Agen (të bijën e Gjon Lucës Gojçaj prej Skoraqit –Hotit). Këta të gjithë jetojnë në Michigan, Amerikë. Prelën (Fredin) i lindur më 1951 i pa martuar. Jeton në Hamtramck-Michigan. Gjeloshin (1955) është djali i fundit i Tomës, i martuar. Ka djalë Pjetrin (Peterin) dhe vajzën Amandën. Në fillim Gjeloshi thonë se ishte aktivist, por me kohë ai terhiqet nga aktivitetet në diasporë. Për çudi asnjë fëmi i Tomës nuk kreu as një shkollë, madje as shkollën fillore, tetëvjeçare. Toma kishte edhe dy bija:Tolen dhe Palinën.Të dyja të martuara pas Gjonajve nga Hoti dhe me banim në Podgoricë. Kanë plot fëmijë. Nikë (Nilo) Smajli (1907-1988), ishte djali i tretë i Smajl Ucit. Nili ishte kryesisht bari dhe kohë pasë kohe merrej edhe me bujqësi. Ai ishte fellaxhi. U martua me Mri Prënken prej Kastratit. Patën disa fëmijë. Atyre edhe u vdiqën disa sish. Kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e mbrojtjes shëndetësore në atë kohë bënin që shumë fëmijë të vdisnin bebë. Rasti më i dhimbshëm ishte kur vdiq Gjergji i Nilit në moshën 13 vjeçare nga anginat (“hardhuca në fyt” e quanin atëhere vendasit). Axhë Paloka prej vdekjes së tij nuk i ra më lahutës në shenjë zije. Nili la trashëgimtar Dedën që sot jeton në Michigan-Amerikë. Deda ka dy djem Pashkun (Palin) dhe Martinin. Edhe këta janë të martuar dhe kanë fëmijë. Jetojnë në Zllaticë në periferi të Podgoricës. Nika kishte blerë pak tokë aty, pasiqë rrinte dimrit me grigje të dhenëve, e Deda më vonë e punoi shtëpinë. Deda ka edhe disa bija (katër). Ato janë martuar dhe kanë krijuar familjet e veta.
Marash Gjoka-Ky ishte djali i madh i Gjokës. Ai kishte këta djem: Hasin (Lukën), Kolën dhe Keqon. Thonë se Marash Gjoka ishte i martuar me malazeze. Djali i madh i Marash Gjokës ishte Hasi. Ai e kishte emrin e vërtetë Lukë por e quenin Haso. Unë nuk di akoma pse quhej Haso, madje pak kush dinte se si e ka emrin e vertetë edhe në kohën kur jetonte ai. Hasi pati tre djem: Vatën (1867-1956), Mirashin (1881-1942) dhe Lucën (1891-1987). Vata dhe Mirashi ishin bujqë ndersa Luca si i ri shkoi në ushtrinë e kralit. U aktivizua në xhandarmëri dhe arriti me qenë kapter (narednik) me grade, e që pas kapitullimit të Jugosllavisë së Parë, vjen në Kojë (në Sumrodol) ku edhe jeton deri në fund, duke u marrë ngapak me bujqësi dhe duke shfytëzuar pensionin e stazhit të punës. Atij i vdiq grueja Mri Matja, trieshjane, me të cilën kishte vetëm një djalë Pjetrin. Më pas ai martohet për së dyti me një malazeze të quajtur Stanisllava nga fshati Momçe (në Kuç), me të pati tre djem dhe një vajzë. Dragolubin (Dragun), Markun, Nikollën (Niqon) dhe Danicën. Pjetër Luca ka dy djem: Gjevalinin dhe Lekën si dhe dy bija. Jetojnë në Amerikë. Pjetri ka vdekë. Gruen Hanën e ka ende gjallë. Dragolubi jeton në Beograd. Eshtë i martuar dhe ka dy vajza. Merret me shkrime. E ka studjuar filologjinë –sllavistikën. Ka disa libra të botuar në serbishte. Djali tjetër eshtë Marku. Jeton në Amerikë, ka pesë djemë e dy vajza: Marjanin, Gjonin, Viktorin, Tonin dhe Domenikun. Marku është martuae dy herë.Thrret vaj dhe është bëmirës-njeri human. Djali i tretë i Lucës eshtë Nikolla (Niqu). Ai ka gruen dhe një djalë Daniellin. Lucë Hasi ka pasur një bijë të quejtur Danica. Eshtë e martuar në Hot (Drume) ku edhe jeton. Djali i madh i Hasit, siç është thënë edhe më pare, ishte Vata. Ai jetoi në Turluk. Për grua kishte Luke Nishen. Pati një djalë Marashin dhe dy vajza Palin e Filen. Marashi ishte autodidakët dhe perveç detyrave që kishte si bujk ishte dashamirës i flakët i librit, përkatësisht i leximit. Ai si bibliofil, autodidakët që ishte arriti të krijoi bibliotekë të madhe personale në shtëpinë e vet në Turluk. Ai me anën e librave mësoi pjesërisht edhe disa gjuhë të hueja, si italishten, frengjishten, ndersa latinishten e përdorte suksesëshëm në lexim e shkrim. Marashi u martua me Saven Zhivkoviq nga Kuçi dhe pati tre djem: Nikollën, që jeton në New York. Ka gruen nga Koja, Gjeloshaj, vajzën dhe djalin. Pjetrin, jeton në Mal të Zi i pa martuar, si dhe Gjokun që jeton në Michigan, ka gruan po ashtu nga Koja, Lucaj dhe djalë e vajzë. Mirash Hasi ishte djali i dytë i Hasit. Edhe ai jetoi në Sumrodol-paralagje në Kojë. Merrej me bujqësi dhe blegtori. U martua dy here me kuçase. Grueja e pare quhej Engje kurse e dyte ishte Vase. Ai kishte fëmijë me të dyjat. Me Engjen kishte dy djem e dy vajza. Gjokun, Millun (Gjergjin), Lulën e Gjelinën. Djemt u martuan me malazeze e bijat me malësorë. Gjoku pati katër djem: Millovanin, Miomirin, Mirosllavin dhe Sllavkun, ndersa Millu (Gjergji) kishte Miodragun, Rankun e Vjerën. Këta nuk jetuan dhe as që jetojnë në Kojë (Sumrodol) ku jetoi Mirashi. Siç u tha edhe më sipër edhe me Vasen kishte fëmijë një djalë që quhet Nikollë. Ky jetoi deri vonë në Momçë prej ka e pati edhe nënën e ma vonë ai u shpërngul në Podgoricë ku edhe tash jeton me familjen e vet të ngushtë. Djali tjetër (i dytë) i Marash Gjokës ishte Kola. Ai kishte një djalë që e kishte emrin Gjeto (1910-1989). Tërë kohën (79) vjet ai jetoi në Radan-paralagje e Kojës. Ishte i martuar me Maren nga Gruda. Patën një djalë e një vajzë: Markun e Mrinë. Mrija martohet në Hot e Marku me Bosiljkën prej Momçet (katund në Kuç). Marku me Bosiljkën formuan familje të madhe, nëntë anëtarëshe. Ata kanë pesë djem e dy vajza: Vasin, Marashin, Martinin, Dodën, Obrenin, Dritën dhe Lulën. Të gjithë janë shpërngulë dhe jetojnë në Amerikë, në Michigan dhe në New York. Gati të gjithë pasardhësit e Mark Gjetit janë martuar dhe kanë fëmijë. Për djalë të tretë të Marash Gjokës, që quhej Keqo dihet fare pak. Ai është i pa njohur për shumë Gjokaj të gjallë sot, e jo vetëm sot por edhe më heret. Nuk dihet se a ka qenë i martuar, a ka lënë pasardhës. Siç shihet shumë nga djemt e Gjokës nuk kanë lanë pasardhësa. Veç dy sish lanë pasardhës dhe ata: Uci dhe Marashi. Ndersa: Mirashi, Prela, Smaka, Gjeka dhe Frani shkuen pa lanë farë pas. “U treti fara” siç thuhet në Malësi. Siç dihet, mbiemër (vëllazëri ) Gjokaj ka edhe në Malin e Trieshit dhe në Grudë, në fshatin Milesh. Por këta, absolutisht nuk kanë kurrfarë lidhje gjakut me Gjokaj e Kojës. As Gjokajt e Trieshit nuk kanë lidhje me ata të Grudës, Mileshit dhe anasjelltas. Pra bëjnë krushqi që e verteton faktin se nuk kanë lidhje gjaku. Ndodhë që mashkulli Gjokaj e merr femrën Gjokaj dhe ofiqari duke ditur se mbrenda vëllazërive nuk ka krushqi reagon, por duke mos qenë i informuar se Gjokaj ka në tre bajraqe. Pasi e informojnë, pranon me u lidh kurorë. Kështu i ka ndodhur edhe autorit të këtyre rreshtave një herë kur ishte kumbarë i një çifti nga Trieshi dhe Gruda-Mileshi.
Autor: Mark Palokë Gjokaj, Profesor i Historisë
Referimet:
1.Dr Jovan Erdelanoviq “Kuçi, Bratonozhiqi , Piperi”, Beograd 1907-flitet në kapitujt ku behet fjalë për Kojën edhe për Gjokajt e Kojës. Mirëpo, ai i quan Gjokiqi, si zakonisht, që i kanë quajtur sllavët në shkrimet e veta.
2. Marko B.Rashoviq “Pleme Kuçi “(Etnografsko istoriski pregled)-Beograd 1963.
Edhe ky autor ndokund i përmend Gjokajt e Kojës në librin e tij kur shkruan për Kojën në tërësi.
3.Milan M.Jokanoviq “Pleme Kuçi, etniçka istorija”, Podgorica 1999- shkruan për Gjokajt e Kojës në faqet: 80, 644-645.
4. Ndihmesë e madhe për hartimin e këtij shkrimi kanë qenë edhe rrëfimet e disa kojasve, si Palokë Smajl Uc Gjokajt, Marash Vatë Hasit Gjokaj, Mark Lucë Hasi e të tjerëve.
5. “Koja ndër shekuj” Fran Mirash Gjeloshaj, në pjesën integrale shkruan edhe për Gjokajt e Kojës. Libri u shtyp nga shoqata Ilirikumi, në Tuz më 2010.
Gjokë Prelë Luca Gjokaj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur shkruhet për Gjokë Prelë Lucë Gjokaj, patjetër është e nevojshme të thellohemi në të kaluarën e tij. Duhet prezentuar kush është, nga ishte ky njeri që deri më tash shumë pak është shkruar për të në gjuhën shqipe. Ai edhe se ishte shqiptar, koha e deshti që qysh në fëmijëri të largohet prej mjedisit ku flitej gjuha shqipe. Gjoka u lind më 12 nëntor të vitit 1910, në shtëpinë e Prelë Lucë Ucit Gjokaj, në Krushqicë, një nga lagjet e bajrakut të Kojës. Prela me të shoqen Engjëllën patën edhe të tjerë fëmijë, por Gjoka ishte fëmiu i parë, djalë, gëzimi i parë. Familja e tij merrej me bujqësi, por këtu jetohej vështirë se tokë buke kishte pakë, kullota me u marrë me blegtori nuk kishte të mjaftueshme. Babai Prela edhe se ishte mjeshtër i gurit dhe i drurit nuk mundej t’i perballonte varfërisë ndryshe, por më 1924 u detyrua të shpërngulej në Kosovë (Pejë). Atëherë Gjoka ishte 14 vjeç. Regjistrohet në gjimnaz të Pejës në gjuhën serbishte sepse në gjuhën shqipe nuk kishte shkolla fillore apo ndonjë shkollë tjetër. Shkollën fillore e kishte kryer në Ubla të Kuçit, përkatësisht në Fundëna (Luhar). Pasi ishte shumë i zgjuar ai e kreu gjimnazin në afatin rekord, me sukses të shkëlqyer. Ndërkohë, i ati, Prela, duke qenë mjeshtër i shkathët dhe punëtor i palodhshëm arrinë që ta blej një çiflik (pronë) në rrethin e Istogut, në katundin e quajtur Dobrushë, nja 15 km larg Pejës në veri. Prela duke parë se djali i tij, Gjoka ishte i zgjuar-talent e regjistron në fakultetin e drejtësisë në Beograd, më 1928, ku ai me sukses të lartë dhe në afatin rekord (më 1932) e kreu. Gjatë studimeve në Beograd Gjoka inkorporohet në organizatën përparimtare studentore. Pas studimeve ai shkoi në ushtri dhe gjatë shërbimit ushtarak avansohet në oficer rezervë me gradë kapedan rezervë. Një kohë të shkurtër ai shërben në Surdulicë, në Vërshac (Serbi) dhe në Gjilan (Kosovë). Lufta e prillit 1941, Gjokën e gjeti në ushtrinë jugosllave të kralit. Ai arriti të shpëtojë nga zënja rob dhe së bashku me anëtarët e PKJ-së dhe me simpatizuesit tjerë të lëvizjes punëtore në muajin qershor të vitit 1941 kthehet në fshatin Dobrushë, Kosovë .Gjatë kësaj kohe ai punon në fshatin Gjurakoc, në Zllakuqan dhe në Krushevë. Gjatë shërbimit, ai është shumë aktiv në zhvillimin e aktivitetit politik,sidomos në mjedisin e fshatarëve. Këtyre ai u shpjegon dhe sqaron politikën e LÇPJ (Lëvizja Çlirimtare Popullore e Jugosllavisë). Këtë detyrë Gjoka e kreu me sukses dhe u raporton përgjegjësve për vështërsitë që has në terren. Raporet e Gjokës pasqyronin edhe gjendjen tejet të vështirë jetësore, sidomos të popullatës shqiptare. Ai jo radhë edhe intervenoi te përgjegjësit e vendit për ndryshimin e gjendjes në të mire të popullit në përgjithësi e sidomos të shqiptarve në veçanti. Si aktivisti që ishte, në tetor të vitit 1941, atij ia digjin shtëpinë. Me këtë rast u dogj gati i tërë fshati, sepse konsiderohej nga fashistët si fshat ,çerdhe e kundërshtarëve të regjimit të atëhershëm. Mirëpo, shtëpinë vullnetarisht ia ndërtojnë fqinjët, sepse kjo ishte familje autoritative këtu. Prela pati edhe dy djem tjerë, Dodën dhe Pjetrin. Në këtë familje jetonte edhe nipi i Prelës, Frani, (djali i vëllaut), djali i Marash Lucës, që u vra në luftën e Deçiqit-Kryengritjen e Malësisë së Madhe më 6 prill 1911, së bashku me 6 dëshmorët tjerë (shih Wikipedia shqip-historia e Kojës nga Mark P.Gjokaj, profesor i historisë). Shtëpia e Prelë Lucës në Dobrushë, bëhet bazë e veprimtarisë ilegale të lëvizjes kundër okupatorit fashist .Ajo po ashtu shërben edhe si strehimore për ilegalët nga Peja, Gjurakoci e vendet për rreth. Gjoka, një kohë ,gjatë vitit 1941 dhe 1943 punon ilegalisht në Mitrovicë (Kosovë). Prej këtuhi ai e merr lidhjen partizane për kalimin e tij në Kopaonik të Serbisë, për herë të parë, në tetor të vitit 1943 dhe qëndron atje deri sa i shpartallohet aradha, po gjatë këtij viti. Ai përseri kthehet në Mitrovicë dhe ka fundi i muajit korrik të vitit 1944 i bashkangjitet prap aradhës partizane të Ibrit. Në fillim ishte luftëtar i rëndomt e mandej komisar çete. Ishte shumë modest, jo I mërzitshëm, punëtor politik me përvojë të madhe si dhe organizator i shkëlqyeshëm. Kështu shkruan në karakteristikat e tija të kësaj kohe. (Shih librin “Në flakë të revolucionit” faqe.85. Ins.Hist.i Kosovës-Prishtinë,1984.). Gjoka si i tillë kuontriboi shumë për suksesin e çetës së tij. Ai ishte edhe propagandues i pa shoq, në terrenin ku vepronte, i idesë për luftën çlirimtare kundër okupatorit fashist, sidomos në prapavijë e posaçërisht në Kopaonik dhe në Luginën e Ibrit. Eprorët e tij partizanë kishin shumë besim në Gjokën si njeri dhe si shok. Ai ishte në plan që të emërohej komandant bataloni, por fatkeqësisht nuk arriti, se u vra më 16 tetor të vitit 1944 në luftë me gjerman në rrethinën e Bello Bërdos në Kopaonik të Serbisë. Divizioni gjerman tërhiqej për në Greqi që të bashkohej me ushtrinë Tekst i theksuartjetër, në tërheqje komisar Gjoka me çetën e vet i sulmojnë gjermanët, me ç’rast vritet heroikisht. Kështu u shua një jetë modeste por edhe e bujshme. U shua një jetë e një të riu, luftëtari të denjë për lirinë e popullit shqiptar dhe më gjërë. Ai ishte i gatshëm të luftoi për popullin e vet se e kishte edhe traditë dhe amanet nga të parët e tij, si nga Marash Luca (xhaxhai) që ra heroikisht në luftën e Deçiqit më 6 prill të vitit 1911, Smajl Uci që po ashtu luftoi në Deçiq dhe mori mauzerrën e turkut (pushkë e gjatë me pesë fishekë) duke kërcyer trimërisht në istikamin (llogorin) e nizamëve. Marrja e mauzerrës ishte trofe e çmuar lufte dhe për këtë takonte dekorata (nishani). Pinjoll i të tillëve ishte Gjokë Prela. Ai ishte kojasi i parë intelektual me fakultet të kryer të drejtësisë për çka mburret vëllazëria e tij Gjokaj, por jo vetëm Gjokajt e Kojës po i tërë bajraku i Kojës e edhe më gjerë. Në shenjë mirënjohjeje emri i kapedanit dhe avokatit Gjokë Prelë Lucë Gjokaj gjendet në shumë përmendore dhe pllaka përkujtimore në mbarë Kosovën dhe Malin e Zi, (Malësinë) siç është Orleva në Qafë të Medunit të Kuçit etj.
Mark P.Gjokaj, profesor i historisë
Literatura: “Në flakën e revolucionit”, nga Instituti i Historisë së Kosovës, libri XI,faqe 83,84,85 dhe 86. Prishtinë 1984.
GJOKAJT E KOJES == Në Kojë, fshatin e Malësisë së Madhe, jashtë shtetit amë (Shqipërisë) bën pjesë edhe vëllazëria Gjokaj. Ata dikur më heret ishin në kuadër të Gorvokajve. Mirëpo, më vonë ndahen vëllezëri në vehte. Kjo ndarje ndodhi para 250 vjetëve. Kështu na del në qoftë se një brez llogaritet 25 vite (e sipas kritereve që di unë brezi llogaritet 25-30 vjet), sepse prej atëhere janë larguar 10 breza. Pra sot Gjokajt përpiqen me Gorvokaj në brezin e 10-të. Kjo duket kështu: