Historia e Kuturmanit
Kuturmani është një fshat i Librazhdit me shumë pak histori, ndodhet ne veri-perëndim të Librazhdit. Ai ka një histori jo mjaft të lashtë. Sipas të dhënave historike të dokumentuara, gjetjeve arkeologjike, ndërtimeve, toponimeve të shumta me karakter historik si dhe tregimeve gojore të treguara brez pas brezi vetëtojnë se fshati i Kuturmanit ka qene i banuar qe ne shekujt 18 mbase Krishtit.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mendohet se banoret e pare te fshatit te jene vendosur ne nje vend qe vendasit sot e quajne “Mollet e Kurtit” dhe sipas te parit te fisit te quajtur Kurt Mani ka marre emrin dhe fshati Kurtman, Kuturman dhe sot Kuturman. Nje version tjeter per emrin e fshatit eshte si vijon: Ne nje vend qe quhet nga vendasit sot Kodra e Gjokolajve ne nje degezim te rruges Egnatia ka qene nje han qe rreth tij ka pasur kater mana duke u emertuar “Hani i katermanave duke i dhene emrin e fshatit Katerman e sot Kuturman. Ne kohen e pushtimit Turk fshati emertohej “Konjoumanaz” qe ne shqip do te thote “Koder me mana” e qe ketej Koderman, kuterman e sot Kuturman.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne mesjete fshati ka qene i grumbulluar ne nje koder te fshatit te sotem me nje shtrirje ne forme patkoi. Shtepite kane qene aq afer me njera tjetren sa brez pas brezi eshte thene “kalonte macja tjegull me tjegull”. Permes fshatit kalonte nje rruge e shtruar me kalldrëm. Qendra e fshatit ishte ne vendin ku sot vendasit e emertojne “Fieri i Jevgut” ndersa pazari (tregu i fshatit) behej 50 m larg fshatit vend i quajtur sot nga vendasit “Rrapi i Lekajve” (vend ku jetonte fisi i Lekajve te cilet u shuan si fis nga semundja e malarjes). Si burim per te pire uje kishin kruan e fshatit sidhe dy puse te tjere ai i Karajit dhe ai qe ende ndodhet te xhamia e fshatit te sotem. Ne kete fshat kalonte nje degezim i rruges Egnatia qe fillonte nga ura e “Kamares” ne Mirake ndiqte lumin Shkumbin vinte ne fshatin e Togezit, kalonte lumin Rrapun ne uren me harqe qe ishte ndertuar 10 m lart ures aktuale te fshatit dhe vazhdonte per ne Diber. Ndersa nje degezim tjeter i rruges Egnatia kalonte permes fshatit dhe ngjitej ne malin e Brezes duke bere nje lidhje te shkurter dhe te fshehte me Elbasanin. Fragemnte te kesaj rruge te shtruar me kalldram ruhen edhe sot ne vedin e quajtur nga vendsit “Vathat e Mirakes” qe ndodhet ne malin e Brezes, sheshin e Togzit. Shkallaz ne faqen e malit te brezes apo egzistenca e “Kembes se ures” ne lum ne ane te fshatit Kuturman. Deri ne fund te shkullit XIV banoret e fshatit kane qene te krishtere katolike. Kjo vertetohet nga ekzistenca e dy dy kishave ne territorin e fshatit Kisha e Bahitit dhe kisha e Mirakut ne malin e Ulogut ku fshataret kryenin fshehtas ritet kristiane dhe pas kthimit ne fene myslimane. Po keshtu emrat ekrishtere si: Kara, Gjin, Kurt, Leke, Gjon, Llesh pas pushtim turk u kthyhen ne mbiemra perkates duke u dhene fill lagjeve te fashatit. Fiset me te vjetera te fshatit Kuturman kane qene: Karajat, Kurtajt, Pishajt, Pepajt, Mucajt, Kujtilajt, Hjdarajt, Lleshajt, Gjinajt, Gjekolajt . Gjate dyndjeve sllave ne Ballkan, ne fshat erdhen fise si: Bahitajt, Llushajt nga Kosova, Dishnajt nga Dibra etj. Sipas dokumentave te perandorise Osmane fshati i Kuturmanit jo vetem ka qene i madh ne numer banoresh por edhe i zhvilluar ekonomikisht ku dllohej per kultivimin e qepes, melit, rrushit, thekres. Ne vendin te cilin vendasit sot e quajne kodra e Rragjiut ka qene vresht i perbashket per tere fshatin. Ne fshat prodhohej vere si dhe ishte e zhvilluar zejtaria. Aty nga shek XVI ne Kuturman u perhap nje epidemi e madhe shfarosese qe beri te humbasin jeten rreth 90% e popullsise te fshatit ku nga rreth 3000 jetuan vetem rreth 200. Rreth 14 fise u shuan, ndersa banoret e mbetur u shperndane ne rrethinat e fshatit duke bere ndertime te reja dhe formun lagjet e soteme. Gjate shek XIV-XV Kuturmani bente pjese ne Zoterimet e Gjergj Arjanitit dhe me vone te Skenderbeut. Jeta shoqerore ishte e organizuar ne baze te te Kanunit te Skenderbeut dhe me pas ne baze te Kanunit te Must Balgjinit. Asnjehere banoret e fshatit nuk iu nenshtruan pushtuseve osmane, por ata rezistuan me te gjitha format duke mos derguar djemte e tyre nizame, duke mos paguar taksat etj. Eshte e njohur perleshja e Kuturmanasve (Cemeniksave) me xhandaret turq ne Qafe Thane per lirimin e pleqerise te Cermenikes me 1847. Luftetaret i udhehoqi trimi kuturmanas Sulejman Lleshi, ne kete beteje kane mare pjese nga kuturnani edhe Zenel Karaj e Hasan Metgega etj. Kjo ngjarje eshte perjetesuar ne kengen “Ne Shmil u rrah nje loder” qe nga vendasit kuturmanas njihet si kenga e “Sulejman Lleshit”. Rreth vitit 1800 ne shkallen e Mirakes nje grup luftetaresh kuturmanas e cermanikas nen drejtimin e atdhetarit trim Isuf Bahiti zhvilluan nje beteje te ashper kunder xhandarmaneve turq dhe u kthyen ne fshat vetem pasi fituan mbi ta, ngjare dhe kjo e perjetesuar ne kenge. Kjo ngjare pati jehone te gjere ne krahinen e Cermenikes por dhe ne Vilajetin e Manastirit deri ne “Porten e larte” duke bere te mundur qe pushtuesit Osmane te mos shkelnin me ne Kuturman e Cermenike dhe ata te veteqeveriseshin ne baze te kanuneve te vendit. Gjate periudhes se kryengritjeve te medha per shpalljen e pavarsise se vendit dhe kuturmanasit kane marre pjese aktive. Keshtu mjaft veta u pergjigjen thirrjes se patriotit Aqif Pashë Elbasani dhe shkuan vullnetarisht ne Vlore ne mbrojtje te kuvendit te Vlores si: Abaz Gjura, Avdi Bahiti, Osman Lleshi etj. Po keshtu patriotet kuturmanas bashke me Cermenikas te tjere shkuan ne mbrojtje te shkodres ne vitin 1913 nga pushtuesit Malazeze si: Xhaferr Bahiti, Kamrr Bahiti, Islam Bahiti etj. Gjate periudhes 1913-1920 ne fshatin e Kuturmanit shkelen pushtues te ndryshem si serbe, bullgare, austro-hungareze etj. Ne Kuturman u strehun shume banore te ardhur nga Klenja, Borova, Okshtuni etj. si pasoje e barbarise serbe ndaj tyre. Permendim familjen Prushku (priftit te Klenjes) qe ka qendruar te nje banor i fshatit (Haxhi Bahiti) gati per 2 vjet, lidhjet miqesore midis pasardhesve ruhen edhe sot. Ne qershore te vitit 1920 shume kuturmanas moren pjese ne Luften e Vlores si: Sali Meta, Qazim Kushi, Rrahman Alija, Like Mecja, Ahmet Meta etj. Ne kohen e Mbretit Zog gjendja e fshatit ka qene shume dobet, mezi sigurohej 3-4 muaj buke ne vit nga shumica e familjeve te fshatit te cilet ishinn te detyruar te hynin borxhe te tregtaret elbasnas, per ti shlyer pastaj ne kohen e vjeljes se rrushit qe duhet thene qe ka qene i bollshem pasi cdo familje prodhonte deri 100 kv rrush dhe ne rast mos shlyrje u merrnin token. Si pasoje e varferise por edhe e mundesise qe krijonte shteti qe me pashaporte shqiptare mund te levisje pa vize kudo, shum kuturmanas moren rrugen e kurbetin si ne Selanik, Stamboll, Kajro te cilet siguronin te ardhura per familjet e tyre, nje pjese e tyre nuk u kthyen me pas mbylljes se kufijve me 1945. Pushtimin Fashist i 7 prillit 1939 si cdo Shqiptare, kuturmansit e priten me lufte, Jaho Alla mori pjese ne luftime perkrah Mujo Ulqinakut ne Durres ku dhe u plagos. Banoret dhe familjet kuturmanse perkrahen luften nacional-clirimtare duke marre pjese drejteperdrejt ne lufte, ndihmuar partizanet me strehim , buke e veshmbathje etj. Partizane nga Kuturmani kane qene: Beqir Dishani, Zeqir Bahiti, Osman Bahiti, Ali Bahiti, Shahin Bahiti, Xhabir Bahiti, Haziz Xhalla, Nazif Gjura, Shefqet Gjura, Jashar Alija, Mehmet Gjekola, Ismail Alla, Musa Cota dhe mjaft te tjere. Ne fshat ka pasur dhe familje qe kane perkrahur organizatat e “Ballit Kombetare dhe Legalitetit”. Me 15 maj 1943 ne fshat u zgjodh Keshilli nacional-çlirimtar i perbere nga Xhaferr Karaj (kryetar), Murat Bahiti, Kadri Alla, Hasan Lleshi. Gjate luftes u dogjen shtepite e Murat Bahitit dhe Riza Gjokoles, si dhe u vrane padrejtesisht nga partizanet Sule Kurti dhe Haredin Alla si bashkepuntor me organizatat nacionaliste. Pas clirimit dhe vendosjes se regjimit komunist si ne te gjithe vendin edhe ne Kuturman u kryen nje varg reformash ekonomike e politike. Ne vitin 1946 u hap shkolla e pare shqipe ne fshat me rreth 14 nxenes me mesues te pare Mithat Leken, nga bangat e se ciles kane dale dhjetra kuadro te larte e te mesem qe sherbejne ne gjithe vendin. Drejtor ne vite kane qene: Veiz Cota, Kozeta Shore, Aqif Shera, Ahmet Lleshi, Shaban Gjura, Marika Alla, dhe Hasef Bahiti. Ne vitin 1968 hapet qendra shendetesore me infermier Qazim Xherri e me vone Hasan Gjura, Luto Llehi, Skenderie Lleshi, Zarife Bahiti etj.Me 16 maj 1958 behet kolektivizimi dhe ngritja e koperativaves me kryetar Hasan Karaj, ndersa kryetare ne vite kane qene Osman Bahiti, Xhaferr Sinani, Ramazan Kaza, Sherif Alla, Musa Tola, Emin Bahiti dhe Fazlli Harizi. Gjate kesaj kohe pati disa arritje ne hapjen e tokave te reja, sistemimin e tyre, mekanizim, ujitje, arritjen e rendimenteve te larta ne prodhmimet buqesore e blektoriale,por dhe u bene gabime kryesisht ne shpyllezimet pa kriter te pyjeve per toka buke etj.Gjate kesaj kohe u ngrit kultura e jeteses, higjenes,veshjeve, u luftuan zakonet prapanike, u gjallerua jeta kulturore etj. Ne vitet ne vijim gjendja e banoreve te fshatit u perkeqesua me keq pasi i’u hoqen bagetite e imta dhe u zvogelua oborri personal, shteti merrte te gjitha prodhimet duke i detyruar ata te ushqeheshin vetem me buke misri. Gjate kesaj periudhe u denua me vdekje Isuf Gjura si dhe shume te tjere u burgosen e u internuan nga shteti si kundershtare politike. Revolta e fshatit sa vinte e shtohej. Banoret e Kuturmanit perqafuan dhe mbeshteten proceset demokratike te viteve ’90 per nje sistem te ri shoqeror e demokratik dhe per nje te ardhme me te mire. Nga 1991 e mbrapa shume familje u larguan per emigracion si ne Greqi, Itali, Angli, SHBA, Gjermani etj apo ne qytete si Librazhd, Durres, Tirane, Elbasan, Vlore etj per nje jetese sa me te mire. Gjendja ekonomike kulturore e jeteses eshte permisuar gjate ketyre viteve ku nje rol te rendesishem e luan pikerisht emigracioni. Sot ky fshat eshte ndare ne dy fshatra ku permendim Kuturmanin dhe Marinaj. Popullsia aktuale e te dy fshatrave kalon shifren 2000.