Hristo Stambolski
Hristo Tanev Stambolski (1843 – 1932) ishte mjek bullgar, revolucionar, burrë shteti dhe një figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Bullgare . Ai ishte i pari që përktheu terminologjinë mjekësore nga arabishtja në turqisht . [1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hristo (ose Christo) Stambolski lindi në 8 gusht 1843 në Kazanlak, Bullgari, i cili në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane.Ai ishte fëmija i parë i Stoencho Stambologlu, që ishte mësues dhe gruaja e tij, Dafina. Më 14 gusht 1852, nën vigjilencën e Zonjës së Marisë, ai u arrestua sepse ndihmoi priftin të përdorte Semantron-in e ri. Me kërkesën e të krishterëveqë të jetonte në Kazanlak ai u lirua. Pas kësaj ngjarje ai filloi të mendojë për një Bullgari të lirë.
Ai filloi arsimin e mesëm në Kazanlak dhe në 1858 transferohet në Shkollën Mjekësore Perandorake në Stamboll, ku trajnoi kirurgë për ushtrinë osmane. Gjatë kësaj kohe filloi interesimi i tij për sëmundjet infektive. Ndërsa ishte akoma student ai ndihmoi në trajtimin e viktimave të epidemisë së kolerës së Stambollit të 1865. [2] Në vitin 1867 Stambolli pati një shpërthim të tifos dhe për punën e tij gjatë kësaj epidemie atij iu dha nje medalje turke "Medjidie".
Ai u bë i shquar në Stamboll dhe njohu shumë persona me ndikim. Ai pastaj e përdori këtë si një mundësi për të marrë një rol në luftën për një kishë autonome Bullgare. Ai ishte anëtar i këshillit rë përkohshëm të Ekzarkatit Bullgar dhe president i i qendres së komunitetit bullgar në Stamboll. Ai punoi jo vetëm me përkrahësit e luftës së kishës, përfshirë Ilarion Makariopolski, por edhe me revolucionarët Georgi Rakovski dhe Vassil Levski . Më 1877 u internua në Jemen, ku ai përshkroi sëmundjen Dracunculiasis (sëmundja e krimbit të Guinesë). [3]
Pas çlirimit të Bullgarisë në 1878 ai u kthye në Kazanlak dhe u bë deputet në parlamentin e Rumelisë Lindore . Në 1881 ai ishte ministër i shërbimeve postare dhe trafikut rrugor. Gjatë sundimit të Stefan Stambolov u vendos në arrest shtëpiak . Më vonë ai punoi në Spitalin Universitar Aleksandrovska dhe shkroi librin Historia e Vjetër Bullgare . Më 1931 u botua pjesa e fundit e autobiografisë së tij. Vdiq në vitin 1932, në moshën 88 vjeç.
Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ .:ОТВЕС:. - ПРИНОСЪТ НА БЪЛГАРСКИТЕ ЛЕКАРИ-МАСОНИ В ЗДРАВЕОПАЗВАНЕТО НА БАЛКАНСКИТЕ СТРАНИ ДО ОСВОБОЖДЕНИЕТО Arkivuar 21 janar 2022 tek Wayback Machine at otves.org
- ^ Yildirim, N., and Ulman, Y.I., "Great Cholera Epidemic of Istanbul in 1865" Arkivuar 5 mars 2009 tek Wayback Machine describes the epidemic but doesn't mention Stambolski.
- ^ Христо Стамболски: Автобиография, дневници и спомени. (Autobiography. Sofia : Dŭržavna pečatnica, 1927-1931)