Jump to content

HTML5

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Html 5)

HTML5 (Hypertext Markup Language 5) është verzioni më i ri i standardit të HTML. Ai ofron tipare të reja të cilat ofrojnë jo vetëm mbështetje maksimale për multimedia, por gjithashtu ju ofrojnë përkrahje maksimale për krijimin e ueb aplikacioneve që mund të ndërveprojnë me përdoruesin, me të dhënat e tij, dhe serverët, më lehtësisht e në mënyrë më efektive se që ishte më parë.

Pasi që HTML5 është në zhvillim e sipër, ndryshimet në tipare të ndryshme janë të pashmangshme. Poashtu, jo të gjitha karakteristikat janë të suportuara nga të gjithë shfletuesit (browserët) deri më tani. Gjithashtu, Gecko dhe Firefox ofrojnë mbështetje të kënaqshme për HTML5, gjersa puna rreth zhvillimit të tij vazhdon tutje.[1]

HTML5 inkorporon një stil të ri që largohet shumë nga limitimet e HTML verzioneve të vjetra. Gjuha e programimit në HTML5 ofron pajisje të mira punë dhe efekte shumë funksionale, duke lejuar krijimin e uebsajteve që mund të krahasohen lehtësisht me ato të krijuara duke përdorur Flash-in.

Çfarë është HTML5?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

HTML5 është gjuha më e re e kodimit për uebsajtet nga World Wide Web Consortium (W3C). Drafti i parë ishte bërë publik në 2008, por jo shumë ndodhi deri më 2011. Në vitin 2011, HTML5 u shfaq publikisht dhe njerëzit filluan ta përdorin dhe të shkruajnë rreth tij, por ende suportimi në shfletuese faqesh të ndryshme ishte tejet e dobët. Sot të gjithë shfletusit (Chrome, Firefox, Safari, Opera, IE) ofrojnë support për HTML5, pra teknologjia më e re e HTML mund të përdoret në kapacitetin e saj maksimal, sot.

HTML5 punon me CSS3 dhe është ende në zhvillim e sipër. W3C planifikon të bëj publik verzionin më stabil vitin e ardhshëm, por kjo duket si diçka që vështirë do të ndodhë.

HTML5 është pasardhës i HTML 4.0.1, lëshuar në përdorim për herë të parë në vitin 1999. Interneti ka ndryshuar drastikisht që nga viti 1999 dhe duket se krijimi i HTML5 ishte nevojë. Gjuha e re e kodimit është zhvilluar në standardet e para-vendosura:

  • Tiparet e reja duhet të bazohen në HTML, CSS, DOM dhe JavaScript.
  • Nevoja për plugins të jashtëm (sikurse Flash) duhet të zvogëlohet.
  • Trajtimi i problemeve duhet të jetë më i lehtë se në verzionet paraprake.
  • Skriptimi duhet të zëvendësohet me më shumë markup.
  • HTML5 duhet të jetë i pavarur nga pajisjet.
  • Procesi i zhvillimit duhet të jetë publik.

Në vitin 1998 konzorciumi W3C kishte vendosur që të mos zhvillojë versione tjera të HTML duke supozuar se e ardhmja e web-it do të shkruhej në XML.Kështu që HTML mbeti e "ngrirë" në verzionin 4.01. Megjithatë një grup nga ndërmarrja OPERA nuk mendonte që XML do të siguronte një të ardhme të sigurtë për të gjithë autorët e web-it.Dhe kësisoj ata filluan të punonin në ndryshimin e HTML pa i ndryshuar verzionet e mëparshme.Një verzion fillestar u quajt Web Forms 2.0, kurse njeriu kryesor i këtij grupi nga Opera kaloi në Google dhe dha ide të ndryshme që u pranuan nga Twitter, bllogjet e ndryshme dhe IRC. Nga ana tjetër W3C që po zhvillonte XHTML 2.0 filloi të mendojë që nuk mund të zhvillojë atë pa përdorur XHTML sintaksë.Kurse definitivisht në vitin 2009 W3C ndaloi punën për zhvillim të XHTML 2.0 dhe alokoi mjetet për zhvillim të HTML5 që fitoi në betejë për dizajn ndaj XML sintaksës.Pra nga një mosekzistim i mundshëm, HTML5 pritet që të jetë lider në zhvillimin e web faqeve. [2]

Karaktersitikat e HTML5

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Elementet e reja
  • Atributet e reja
  • Përkrahja e CSS3
  • Video dhe Audio

Disa nga elementet e reja që mund t'i gjeni në HTML5 janë: <article> <basefont> <blockquote> <aside> <footer> <canvas> <audio> <video>

Një tag(element) mjaft i rëndësishëm i cili mundëson paraqitjen e vizatimeve të ndryshme në web p.sh kemi një kod të paraqitur më poshtë i shkruar në HTML5 që mundëson paraqitjen e një katërkëndëshi në webfaqe.Mjafton që të ndërrojmë kodin p.sh të vizatojmë rreth apo edhe t'ia ndryshojmë pozitën dhe madhësinë duke ndryshuar koordinatat.[3]

Ky tag i ofruar nga HTML5 mundëson që në web të vendoset kontrolla për rregullimin e ndaljes dhe lëshimit të audio muzikës dhe gjithashtu rregullimin e zërit.[4]

Ky tag ofron një mundësi shumë të mirë për të kontrolluar videon duke ofruar opsionet (play, pause, volume...).[5]

Në shtator 2012, W3C propozoj një plan që të publikoj një HTML5 Rekomandim stabil deri në fund të vitit 2014 dhe HTML5.1 Rekomandim specific deri në vitin 2016.

Çfarë ka të reja HTML5?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

HTML5 është krijuar që të bëjë më të lehtë e me të logjikshëm procesin e kodimit. Ju do të shihni më vonë se si sintaksat tani janë më të shkurtëra dhe shumë shpejtë do të hudhen nga përdorimi. Tiparet më unike dhe më impresionuese të HTML5 që na vijnë janë në deprtamentin e Multimedias. Shumë prej tipareve të HTML5 janë zhvilluar duke konsideruar që përdoresit duhet të jenë në gjendje të shfletojnë përmbajtje të rënda në pajisje të dobëta për nga fuqia.

Tiparet sintaktore përfshijnë elementet e reja <video>, <audio> dhe <canvas>, por gjithashtu integrimi i grafikave (imazheve) me vektorë (që ne e njohim nga më parë si <object> tags). Kjo nënkupton që përmbajtja multimediale dhe grafike në ueb do të administrohet dhe egzekutohet më lehtë e më shpejtë, pa pasur nevojë për plugins ose API të ndryshëm.[6]

Janë shumë sintaksa të reja që janë shtuar, por këto janë disa më të rëndësishmet:

* <article> – definon një artikull, komentin apo postimin e përdoruesit
* <aside> – aside selekton përmbajtjen anash faqes, për shembull ndonjë sidebar anësor
* <header>, <footer> –ju nuk do të keni nevojë që manualisht të emëroni ID-t për headers dhe footer, pasi që ju keni tag të para-definuar
* <nav> – navigimi tani mund të vendoset në kodim brenda tag-eve nav, që automatikisht do të bëjnë listën tuaj të veprojë si navigim
* <section> –kjo është tjetër sintaksë e rëndësishme, pasi që mund të defion ccdo seksion në dokumentin tuaj. 
Punon pak a shumë si <div> që ndan seksione të ndryshme.
* <audio>, <video> – këto dy sintaksa do të definojnë audion ose video përmbajtjen, 
që tani e tutje do të jetë më lehtë të procesohet nga pajisjet e ndryshme.
* <embed> – ky tag i ri definon përmbajtjen për materialin interaktiv (plugin) ose aplikacionet e jashtme
* <canvas> – është tag shumë tërheqës, pasi që lejojnë vizatimin apo vendosjen e grafikave përmes skriptimit 
(më shumë JavaScript, por edhe skriptime tjera mund të përdoren poashtu)
Kodi i ilostruar

Çfarë është e rëndësishme të kujtohet është se tag-ët e rinj të HTML5 nuk punojnë sikur në verzionet e mëhershme.[7]

Për shembull, header dhe footer nuk do të selektojnë vetëm fillimin dhe përfundimin e faqes, por gjithashtu edhe fillimin e përfundimin e çdo seksioni që ju keni. Kjo nënkupton që këto 2 kode do të përdoren më shumë se një herë brenda faqes. Në ilustrimin në figurë ju mund ta shihni këtë.

Tag-ët e mëposhtëm që bëinë pjesë në HTML 4.01 tani nuk janë më pjesë e HTML5, përveç kësaj shfletuesit e sotëm nuk ofrojnë përkrahje për këto tag-e. Prandaj, nëse keni tag të tillë në faqen tuaj është mirë të ktheheni dhe të rishikoni se mund të bëjnë që faqja juaj mos të shfaqet mirë në shumë nga shfletuesit.

Sintaksat e hequra

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tag-ët apo etikat e kodit të hequra janë:
* <acronym>
* <applet>
* <basefont>
* <big> 
* <center>
* <dir>
* <font>
* <frame>
* <frameset>
* <noframes>
* <strike>
* <tt> 

Gjëra që duhet të dihen rreth HTML5

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është kruciale të kujtojmë që HTML5 është ndërtuar në suksesin e verzionin e mëparshem, HTML 4.01, që është padiskutim verzioni më i mirë deri më tani.

Që ta përdorni sa më mirë HTML5, ju nuk duhet të harroni gjithccka rreth verzionit të mëparshëm.

Ju nuk do të mësoni një gjuhë programimi totalisht të re. Përdoruesit duhet të vazhdojnë të përdorin sintaksat e tyre të dashura që ju nevojiten për të formuar kode.

  1. ^ Mozilla Developer Network. "Introduction to HTML" Publikuar dhjetor, 2013.
  2. ^ Introducing HTML 5,page 11,12,13
  3. ^ "HTML5 canvas Tag". Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2012. Marrë më 23 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "HTML5 audio tag". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2012. Marrë më 23 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "HTML5 video Tag". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2012. Marrë më 23 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Goodrich, Ryan. TechNewsDaily Contributor."What is HTML5?" Arkivuar 28 qershor 2013 tek Wayback Machine Publikuar në janar, 2013
  7. ^ Vasile Christian."HTML5 Introduction – What is HTML5 Capable of, Features, and Resources" Arkivuar 28 qershor 2013 tek Wayback Machine Publikuar në shkurt,2013