Huduti (Mitrovicë)
Appearance
Huduti është lokalitet në territorin e fshatit Frashër të Madh rreth 5 km në jug të Mitrovicës. Sipas traditës së ruajtur brez pas brezi, në të kaluarën deri në kodrinën e këtij fshati ishte kufiri i Vilajetit të Bosnjes. Këtu tatimet ishin më të ulëta ndërsa në viset përreth kishte shumë hane ku tregëtarët kalonin natën. Në hane kishte vend edhe për kafshët (kuajt) e mysafirëve për të cilët kujdeseshin shërbëtorët e hanit.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Klubi Letrar Internacional "Arif Shala". fq. 31, 32. ISBN 978-9951-663-35-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)