Hyjni Ceka
Hyjni Ceka (6 tetor 1934 - 20 gusht 2019) ishte shkrimtar, studiues, poet dhe mësues i përkushtuar i letërsisë, intelektual i shquar i qytetit të Elbasanit. Nisi të shkruajë në moshë të fëmijërisë dhe botoi qysh herët. Kreu Normalen e Elbasanit më 1951 dhe studimet e larta për gjuhë-letërsi në Tiranë, më 1960[1]. Njohës shumë i mirë i krijimtarisë gojore dhe i traditës në përgjithësi. Në veprën e tij, lirika labe dhe proza popullore e Shqipërisë së Mesme patën ndikim të gjerë.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Punoi për shumë vite si mësues në fshatrat më të largëta të Shqipërisë e më pas u sistemua në një shkollë të mesme në Cërrik[2].
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për 45 vjet bashkëpunoi me organe të ndryshme të shtypit letrar. Botoi vëllimet: Horizonte të elektrifikuara (1966), Muzika e jetës (1973), Gëzimi i motrave (1978). Mbas këtij caku, diktatura nuk lejoi të shihte dritë vepër tjetër e Hyjni Cekës[3].
Pas viteve '90-të, botoi një sërë veprash, si: Tempuj dhe apostuj (1996), Poezi: djemërishte dhe pleqërishte... (1999), Shenjtorë dhe djaj (2000), Divani i dimrit të fundit, Dita e Verës (2001), Divani i dimrit të fundit (2003), Mihal Shahini dhe të bijtë (2003), Valezakja (2005), Sokëllet Karaburuni (2006), Lule më lule e këngë më këngë (2007), Mos ma harroni këngën (2015).
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hyjni Ceka në gazetën "Elbasani" Arkivuar 5 shtator 2023 tek Wayback Machine
- Artikull për Hyjni Cekën në revistën "Albanon"
- Intervistë e Hyjni Ceka
- Tregim nga Hyjni Ceka në Exlibris
- Shkrim përkujtimor për Hyjni Cekën
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Graceni, Bardhyl (1996). Tempuj dhe apostuj. Elbasan: [Onufri]. Në kapakun e librit.
- ^ "Elbasani · Hyjni Ceka ( 1932 - 2019) · Arkiva Digjitale Shqiptare". adsh.al. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2023. Marrë më 2023-09-05.
- ^ Po aty. Tempuj dhe apostuj.