Jump to content

Hysen Pelinku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hysen Pelinku (Shkodër, 8 maj 1921 - Tiranë, 16 tetor 1997) ka qenë këngëtar shqiptar “Artist i Merituar”. Artist i skenës lirike realizoi me sukses disa role, në fillim në Filarmoninë Shqiptare dhe më vonë në TOB. Për më shumë se dy dekada i ofroi publikut me dhjetra role nga veprat shqiptare dhe botërore, koncerte si brenda vendit ashtu edhe në skenat botërore, në turnetë e organizuara nga TOB në Kinë, Kore, Bashkimin Sovjetik, Bullgari, Hungari, Poloni, Gjermani, Rumanietj. Të spikatura mbeten rolet e tij si Mullisi në operan “Rusallka”, Susanin në operan “Ivan Susanin”, Baronin në operan “La Traviata”, Don Bartolo në operan “Berberi i Seviljes”, Babai i Dritës në operan “Pranvera”, Konti Almaviva në operan “Dasma e Figaros” etj. Është vlerësuar me mjaft tituj, urdhra e medalje për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e artit operistik.