Ibrahim Ahmetaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Dr. Ibrahim Ahmetaj, gjeografë shqiptarë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prof. Dr. Ibrahim Ahmetaj u lind më 01.02.1943, në VuthajPlavësMal të Zi. Shkollën fillore e kreu në Vuthaj dhe Guci, shkollën e mesme pedagogjike në Pejë. Diplomoi në Fakultetin Filozofik, Dega e Gjeografisë, në Prishtinë në vitin 1967, kur u zgjodh asistent dhe mirret kryesisht me probleme të gjeomorfologjisë. Pasi specializoi gjeomorfologjinë aplikative dhe magjistroi karstologjinë në Universitetin e Beogradit në vitin 1976 dhe zgjedhet ligjirues në lëndën e gjeomorfologjisë, e pas doktorimit në Zagreb ( 1984) docent, ndërsa në vitin 1988 profesor inordinar. Ka ligjëruar për nevojat e degës edhe hartografinë, metodikën e gjeografisë, Gjeografinë e RSFJ-së dhe disa lëndë tjera. Mori pjesë në simpoziume , kongrese etj., me kumtesa në vend dhe jashtë vendit. U pensionua në vitin 1991.