Ibrahim Madhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ibrahim Madhi

Ibrahim Madhi lindi më 25 nëntor të vitit 1945. Është një ndër figurat më të rëndësishme të muzikës dhe artit të interpretimit Shqiptar. I njohur për formimin dhe muzikalitetin e tij madhështor, muzikanti i shquar ka dhënë një kontribut të çmuar në formatimin e shkollës kombtare të interpretimit muzikor. Për meritat dhe kontributin e tij të veçantë, ai gëzoi titullin më të lartë të artit në Shqipëri: “Artist i Popullit”.

Emri i tij lidhet jo vetëm me të qenurit një solist brilant, por në të njëjtën kohë edhe një drejtues i përkryer i grupeve të muzikës së dhomës dhe orkestrsës së harqeve. Brohoritja për shkollën Shqiptare të interpretimit violinistik, nuk mund të kuptohet pa emrin e Ibrahim Madhit si një ndër figurat qëndrore të kësaj shkolle. Ndarë nga jeta më 4 shkurt 2014.


Jeta Artistike[redakto | përpunoni burim]

  • Violinisti i shquar u lind në Tirane më 1945. Pasi mbaron ciklin e plotë të studimeve në Liceun Artistik “J.Misja” Tiranë në 1963, diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në 1968 me rezultate te shkëlqyera. Në vazhdim (1973) ai i kompleton studimet e tij violinistike me një specializim pasuniversitar pranë konservatorit “San Pietro a Maiella” në Napoli (Itali).

Fillimet e aktivitetit të tij pedagogjik i përkasin vitit 1962, më parë si mësues i klasës së violinës në Liceun Artistik “J. Misja” dhe më pas, në 1965, prane I.L.Arteve. Për më shumë se 40-vjet karrierë pedagogjike, ai ka pregatitur breza të tërë violinistësh e muzikantësh të spikatur.


Biografia profesionale[redakto | përpunoni burim]

  • Që në moshë të re dallohet për prirje të veçanta solistike, por kur në vitin 1962, violinisti 16-vjeçar interpretoi plot siguri e autoritet koncertin e Mendelssohn-it, i shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTV Shqiptar nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja, skena do të ishte sfida më e madhe e tij. Në vijim shume vepra të tjera kapitale të repertorit violinistik do të merrnin jetë nga talenti i mjeshtrit Madhi, në bashkëpunimet e tij me të gjitha orkestrat kryesore shqiptare (Orkestra Simfonike e RTV Shqiptar, Orkestra Simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit, Orkestra Simfonike e I.L.Arteve, Ansambli i Shtetit, Orkestra e Harqeve të I.L.Arteve etj) si dhe me pianistët e shquar M.Kristidhi, A.Tartari etj.

Vlerësime&kontribute[redakto | përpunoni burim]

  • Violinisti i tingullit të bukur, elegant dhe shprehës, ka treguar individualitetin e tij të spikatur artistik në skenat e Shqipërise, Kosovës, Turqisë, Rumanisë, Kinës, Greqisë, Italisë, Austisë, Francës, Gjermanisë, Zvicrës etj. duke marrë vlerësime dhe duartokitje të gjata.
  • Është themelues dhe antar i trios së I.L.Arteve si dhe i Orkestrës së mirënjohur të Harqeve të këtij institucioni, duke ndihmuar dhe dhëne një kontribur direkt në formimin e traditës së lojës në këto ansamble që u bënë të mirënjohura për publikun.
  • Me përgjegjësi dhe kualitet të lartë artistik ka interpretuar pothuajse të gjithë repertorin violinistik shqiptar, duke i bërë premierën shumicës së tyre. Ai ka shumë or inçizime e regjistrime në studio apo direkt nga sallat e koncerteve me Radio Tiranën, Televizionin Shqiptar, Radio Prishtinën, Radion e Pekinit (Kinë), Radion e Gracit (Austri) etj., të cilat vazhdojnë të jenë në transmetim.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]