Ibrahim Themo
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(17 mars 2009) |
Ky 17 mars 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ibrahim Themo ka lindur më 21 mars 1865. Ai ka studiuar në Stamboll, ku historia këtë pjesë të jetës së tij e njeh. Ai ka vdekur në Kostancë të Rumanisë, më 4 gusht 1945. Ibrahim Themo rrjedh nga familja Ethemi, i cili ka qenë edhe mbiemri i parë i familjes Sojli. Mbiemrin Ethemi ata e kanë mbajtur kur jetonin në Mat, në fshatin Gur i Bardhë. Sipas kujtimeve të vetë Ibrahim Themos, ata kanë ikur nga Mati në Strugë në kohën e Karaman Pashë Bushatit, rreth vitit 1780. Kur shkuan në Strugë, meqenëse ishin një familje fisnikësh (Sojli do të thotë fisnik), ata mbajtën mbiemrin Sojli. Kjo familje njihet edhe me mbiemrat Murati dhe Bakalli. "Mbiemri Murati u përdor disa herë, sepse babai i Ibrahim Themos, quhej Murat, ndërsa Bakalli, sepse Murati në Strugë punoi si tregtar (u mor me bakallëk), nga ku i mbeti edhe ky mbiemër". Ibrahim Themo, meqenëse kishte lindur në një familje patriotike, sepse të parët e tij kishin dhënë edhe jetën për Shqipërinë, u edukua me atdhedashuri që i vogël dhe kur iku në Stamboll për studime, ishte i mëkuar me këtë traditë. Shumë shpejt, ai u njoh me Naim Frashërin, Sami Frashërin, Vaso Pashën, etj, dhe më 13 maj të vitit 1889 krijoi shoqërinë "Bashkim dhe përparim" ose "Ihttiat Veterakki". Doktor Themo kishte studiuar për mjekësi dhe në vitin 1902 është specializuar në Francë për okulistikë. Aktiviteti më i madh i Ibrahim Themos nuk ishte vetëm Shoqëria, por ai duke qenë në Stamboll dhe i lidhur me patriotë të kohës, u bë përkrahës i shkrimit të gjuhës shqipe me germa latine, aq sa ata që përkrahnin alfabetet e tjera, filluan ta thërrisnin me nofkën "Latinisti". Përveç kësaj, ndihmoi për përhapjen e leximit dhe të shkrimit shqip të tij. Ai ka bashkëpunuar shumë me Dervish Himën, për të dërguar në Shqipëri libra shqip. Më 1897, Ibrahim Themo iu ka kërkuar autoriteteve të kohës që atje ku ka 40 nxënës të mësohet gjuha e vendit. Korrespondenca mes Dervish Himës dhe Ibrahim Themos tregon mënyrat dhe rrugët përmes së cilave librat shqip vinin në Shqipëri. "Sipas këtyre korrespondencave, mësohet se librat vinin në Shqipëri përmes porteve detare ose në karvanë". Ibrahim Themo ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1914, me princ Vidin. Ai erdhi i dërguar nga Rumania, si anëtar i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe ka punuar në qeverinë e Vidit, si drejtor i Shëndetësisë.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |