Idriz Ajeti - Gërrba
Idriz Ajeti - Gërrba lindi më 5 shkurt të vitit 1917, në fshatin Petrashticë të Ferizajit. Filloren e kreu në Shalë. Që fëmijë sëmuret dhe prej asaj dite pati një deformim në trup (Mu per këtë arsye morri nofkën "GËRRBA" nga shokët e tij të luftës). Pas Medresesë regjistrohet në Fakultetin e Drejtësisë në Zagreb. Autoritetet e klasifikuan si të rrezikshëm nga veprimtaria e tij. Studimet i la në mes dhe futet si arsimtar në Manastir. Në vitin 1940 internohet në kampin e Mitrovicës. Pas kthimit në Ferizaj bëhet sekretar i Partisë Fashiste të qytetit. Por heq dorë dhe futet në Partinë Komuniste. Kjo i kushton internimin në Tiranë. Punoi në përgjithësi në fshat. Për aktivitetin e tij varet publikisht në Prizren më 30 gusht të vitit 1944.
Pas vdekjes veprmtaria e Idriz Ajet - GËRRBËS , u la pas dore nga Lufta Nacional Çlirimtare u rehabilitua zyrtarisht tek në vitin 1968 për luftën e tij patriotike dhënë Kosovës dhe trevës së vet. U shpall dëshmor i kombit nga Tito