Ifiti
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ifiti (greqisht: Ίφιτος, Latin: Iphitus) - i biri i Euritit, mbretit të Ehales, mik i kreshnikut Herakli.
Nuk i ka besuar Autolikut dinak se Herakliu në kohën e vizitës së tij në Ehali e ka vjedhë kopenë e kafshëve mbretërore dhe, për ta dëshmuar pafajsinë e tij, shkon për ta kërkuar kopenë. Duke udhëtuar arriti në qytetin Tirint dhe e vizitoi Herakliun, por kjo për të qe e kobshme. Kur Herakliu gjatë gostisë, të përgatitur për nderë të Ifitit morri vesh se për ç'arsye Euriti dyshon në të, u zemrua aq shumë sa filloi të tërbohet dhe e hudhi Ifitin prej mureve.
Sipas mitit mbi Herakliun, këtë zemërim të Herakliut e ka nxitur hyjnesha Hera, e cila pa ndërprerje i bënte keq dhe i kurdiste kurtha. Për shkaik të vdekjes së Ifitit Herakliu qe i detyruar të shitet në skllavëri për tri vjet, ndërkaq paratë që kishte fituar për këtë ia dha Euritit si dëmshpërblim për djalin e vrarë. Heraklin dhe Ifitin (rëndom në praninë e Jolës, motrës së Ifitit, që donte ta fejojë Herakliun) e dimë nga disa piktura në vaza. Më e vjetra është në kraterin e madh korintian rreth vitit 590 para e.s. dhe gjendet në Luvër të Parisit.