Iliaz Arif Bobaj
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Iliaz Arif Bobaj u lind në fshatin Lazarat të Gjirokastrës më 27-07-1950 në një familje me tradita atdhetare dhe kulturore. Shkollën fillore e filloj në Lazarat, por e përfundoi në qytetin e Delvinës , ku u shpërngul familjarisht. Në Delvinë përfundoi edhe shkollën e mesme me rezultate të larta . Ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër si student i rregullt në degën matematikë-fizikë dhe më vonë edhe Universitetin “E.Çabej” në Gjirokastër po në këtë degë.(me korespodencë). Punoi mësues në Delvinë, Pukë, drejtues shkolle dhe i shtëpisë së pionierit në Delvinë. Në vitet 1992-1997 ka qënë sekretar i Këshillit të Rrethit Delvinës detyrë të cilën e kreu me dinjitet. Në vitin 1997 , e zëvendësojnë për motive politike dhe mbetet pa punë . I mbetur pa punë u detyrua të marrë rrugën e emigracionit në Greqi së bashku me familjen e tij dhe sot jeton e punon në Patra të Greqisë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Punon si gjithë emigrantët e tjerë por letërsinë nuk e ka braktisur asnjëherë, duke qënë ambassador i fjalës shqipe përtej kufijve të atdheut të cilit aq shumë i është përkushtuar. Ka një veprimtari të ngjeshur letrare, është shkrimtar i njohur , autor i shumë librave letrare, ndërkohë që krijimet e tij janë përfshirë edhe në antologji të ndryshme letrare. Shkruan në disa organe letrare , brënda dhe jasht vendit duke qënë ndër publicistët më aktivë dhe më të fuqishëm të shtypit shqiptar në emigracion. Është fitues i disa çmimeve letrare , antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisëve të Shqipërisë dhe i Klubit të Shkrimtarëve Emigrantë Shqiptarë në Greqi “Drita”. Njeh mirë gjuhët greke dhe ruse. Vëllimet poetike të tij janë vlerësuar me çmime të ndryshme, kurse në gjininë e humorit me tregimin “Mjekra e kryeministrit” fitoi në konkursin e vitit 2004 - çmimin e parë. Midis të tjerash vlen të përmendet libri “Jetën e pres si të më vijë” ku shfaqet fuqishëm talenti poetik i tij gërshetuar me ndjenjat e atdhedashurisë ( karakteristik edhe familjare e tij). Midis të tjerash nga lexuesit dhe kritikët janë pritur mir librat “Ezopi”, “Molla e sherrit”, “501 fjalë të urta “, ”Dora dhe fuqia”, ’Dhelpra dhe gjygjtari” etj. Vlenë të theksohet pjesëmarria e tij aktive në jetën gazetareske sidomos në shtypin shqiptar në Greqi si dhe është redaktor i gazetës “Lazërati”
Megjithse jasht atdheut me shkrimet dhe debatet e tij tregon se jeton brënda tij me detajet,me gëzimet,krenarinë dhe brengat e tij.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shoqata Lazerati