Ilir Baxhaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilir Baxhaku, Tirane ne Rock Stock Festival me 2014
Iliri ne The Voice of Albania 2013

Ilir Baxhaku eshte Rock kengetar, muzicient, klaviaturist nga Prizreni.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur ne qytetin Novi Sad me 4 korrik 1977 dhe i rritur ne Prizren, Iliri filloi te meret me muzike ne shkolle fillore "Mustafa Bakiu" ne Prizren ku merte pjese ne programe te organizuara per pervjetore te shkolles.

Pasi mbaroi shkollen fillore vendosi qe te regjistrohet ne shkollen e mesme te muzikes "Lorenc Antoni" ne Prizren ne vitin 1992. Gjat vitit te dyte ne shkolle te mesme Iliri u ftua te merte pjese ne prova si klaviaturit ne grupin e panjohur ne ate kohe te quajtur "HARD" ne vitin 1993.

Gjate kohes se para luftes Iliri bashke me grupin Hard kane marur pjese ne disa aktivitete te ndryshme muzikore (Rock koncerte dhe performanca live ne lokale te ndryshme) kryesisht ne Prizren. Ne vitin 1996 pasi mbaroi shkollen e mesme te muzikes Iliri u regjistrua ne Akademine e Arteve ne Prishtine per ti vazhduar studimet ne muzike deri ne vitin 1998 kur filloi lufta ne Kosove dhe te gjitha shkollat dhe universiteti jan mbyllur.

Ne vitin 1999 Iliri sebashku me familjen e tij u detyruan te iknin ne Shqiperi si refugjate gjat ekzodit te popullates Shqipetare nga forcat Serbe gjate kampanjes se bombardimeve te NATO-s.

Ne kohen e qendrimit ne Shqiperi si refugjat Iliri u punesua si perkthyes i gjuhes Angleze nga televizioni Britanez BBC, dhe punoi per ta deri ne perfundim te luftes ,kur edhe sebashku me ekipin e BBC NEWS u kthye ne Kosove.

Ne veren e vitit 1999 Iliri u takua perseri me anetaret e tjere te grupit HARD dhe vazhduan te performonin ne klube te bare te ndryshme neper Kosove si dhe ne kazermat ushtarake te misionit te KFOR-it duke fituar me shme e me shume popularitet si Rock grup tani me mjaft i respektuar ne Prizren.

Ne vitin 2002 Grupi HARD lanson kengen e pare te quajtur " CDO HERE DO TE JESH ATY" me te cilen moren pjese ne edicionin e pare te Rock festivalit "ROCK PER ROCK" dhe fituan vendin e pare.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]