Ilir Muharremi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Është shkrimtar dhe veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Prishtinës, Italisë dhe Ballkanit. Është Fitues i çmimit “Shkrimtari i vitit 2018” me romanin “Psycho” nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës. Është autor i disa dramave për teatër dhe i librave: “Djalli në qytetin tim” (1996), “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), “Van Goghu kosovar”, (2010) , “Drama” (Unë me veten, Kafeneja, 2013), “Moskuptimet”, (2016 ) dhe “Psycho”, (2017).