Jump to content

Iliriana Arifi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Iliriana Arifi (1975, Shtime) është regjisore kosovare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Iliriana lindi në Shtime. arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Studimet për regji teatri i mbaroi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në Teatrin "Dodona" inskenoi shfaqjet: "Pianisti dhe kukulla" (2002), "Romeo dhe Zhulieta" (2003) dhe "Rikardi i III" (2007), pastaj, me realizimin e shfaqjeve, vazhdoi në Teatrin Kombëtar të Prishtinës me: "Mosmarrëveshja" (2004), "Udhësi i Majës së Lartë" (2010), "Cubi i Kukurrecit" (2011), dhe "Dashnori i nanës sime", "Dardha pas bunarit", "Kohë pa ngjarje” etj. Për disa nga këto shfaqje mori çmime në festivalet e teatrove në Gjilan, Podujevë etj. Realizoi edhe shfaqje të tjera në teatrot e Pejës, Prizrenit, Ferizajit dhe Gjilanit.[1] [2] [3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Regjisorja Iliriana Arifi vë në skenë dramën e Eugene O'Neill" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-06-12.
  2. ^ "Iliriana Arifi". KultPlus. 2021-08-18. Marrë më 2024-06-12.
  3. ^ donika (2021-12-29). "Iliriana Arifi: Etno Fest është shtëpia ime e dytë teatrore". ObserverKult (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-06-12.