Iliriana Islami
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Iliriana Islami lindi 28.07.1970, në Prishtinë, është profesoreshë universitare shqiptare nga Kosova.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prof.Asoc.Dr.Iliriana Islami arsimin fillor dhe Gjimnazi "Sami Frashëri" kreu në Prishtinë, magjistraturën në ”Marrdhëniet ndërkombëtare”, (1997-1999) në Departmentin e Marrdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Bilkenit në Ankara të Turqisë. Doktoratën në të “Drejtën ndërkombëtare” (2003-2007) në Universitetin e Prishtinës nën mentorimin e Prof.Wolfgang Benedek, nga Fakulteti Juridik i Gracit, Projekti i doktorratës është përfunduar në gjuhën angleze dhe është aprovuar nga mentori që në vitin 2005, pastaj është përkthyer në gjuhën shqipe nën mentorimin e Prof. Zejnullah Grudës. Ndërsa është mbrojtur në shkurt të vitit 2007 para komisionit të përbërë nga: prof.Zejnullah Gruda,prof.Wolfgang Benedek dhe Prof.Asllan Bilalli. (e mbrojtur me sukses të dalluar). Tema e doktoratës:’ Shtetformimi dhe rëndësia e aktit të njohjes-praktikat ndërkombëtare’
Magjistraturën në ”Marrdhëniet ndërkombëtare”, (1997-1999) në Departmentin e Marrdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Bilkenit në Ankara të Turqisë. Nota mesatare e arritur është 4,3 nga nota e përgjithshme 5 si dhe tema është mbrojtur me sukses të dalluar. Tema e magjistraturës: ’Shpërbërja e ish Jugosllavisë; Shkaqet dhe Pasojat’
Vit i specializimit – program i shkëmbimit (1994-1995) në Fakultetin Juridik të Utrechtit në Holandë. Fusha kryesore e studimit ka përfshirë të “Drejtën Evropiane perspektivën e kodifikimit” dhe “Të drejtat e njeriut”. Nota mesatare e arritur është 7,5 nga nota e përgjithshme 9. Fakulteti Juridik (1989/90-1994) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.
Programet tjera të arsimit të avanuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Universitetin Gracit, vizita një-dy mujore gjatë vitit 2002-2005. Hulumtim shkencor, ligjërim dhe konsultim me mentorin. 2 “E drejta e informimit të lire dhe mediat”- më 2001 në Universitetin e Oxfordit. (Program dy mujor) Ky program ka ofruar aspektin praktik dhe teorik të punës së mediave në shoqëritë demokratike duke e ndërlidhur me të drejtën e informimit të lirë. Intern në AIRE CENTER (Qendra për dhënien e ndihmës individuale për të drejtat e njeriut)-më 2001 në Londër. (Program tre mujor) Përvojë në punë praktike, lidhur me përfaqësimin e kandidatëve në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është punuar ngushtë për dhënin e këshillave juridike në rastin Behrami vs.Franca.
“Politikat e jashtme dhe aftësimi në lidership” 2000 mbajtur në Washington D.C. Minnesota dhe Chicago-Kent. (Program një mujor) Përvojë në punë praktike dhe teori rreth politikave të jashtme të SHBA-ve dhe aftësimit drejt të qënit udhëheqës. “Zgjidhja e konflikteve” 2000 mbajtur në Washington D.C në Qendrën e Partneritetit Efektiv (Program një mujor) Njohuri rreth ushtrimit të aftësive praktike në zgjidhje të konflikteve.
“Të Drejtat e Njeriut” 1999 mbajtur në Qendrën Daneze për të Drejtat e Njeriut.(Program një mujor).Njohuri teorike në aplikimin akteve juridike rreth të drejtave të njeriut.
Shumë programe të tjera të trajnimeve më të shkurtëra në vende të ndryshme të Evropës lidhur me të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës të organizuara nga OSBE si dhe trajnime të tjera specifike për ligjerata konkrete.
E Shpërblyer
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mirënjohje “Profesoresha e Vitit”, tetor 2010, nga studentët e Fakultetit Juridik Mirënjohje nga Universiteti i Michigenit “ juriste e përkushtuar” Çmim “Student i dalluar”, tetor 1993, nga Rektori i Universitetit HESP-AFP bursë për stafin e dedikuar të Fakultetit, 2004-2006
Experiencë në punë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese- 15 qershor 2009- 15 qershor 2012 Professor i Asocuar – 2012-2016 ne lendet e E drejta Nderkombetare Publike, Te Drejtat e Njeriut, Organizatat Nderkombetare, dhe lendet tjera te katedres nderkombetare.
Profesor Asistent në Fakultetin Juridik, 2008-2011 në lëndën E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut po ashtu edhe lëndët tjera të Katedrës Ndërkombëtare.{[1]}
Ligjërata dhe pjesëmarrja në konferenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konferenca ne Pitsburg dhe konferenca ne Grac, 2012, 2014
Pjesëmarrja në Regensburg të Gjermanisë, gjatë vitit 2009,2010, 2011 lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të cilat janë botuar në formë të raporteve. Si dhe pjesëmarrja në konferncën ndërkombëtare të organizuar në Prishtinë më 2010 me titull:”Raporti Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme”
Pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare të mbajtur në Grac 2006 me titull:”Perspektiva Evropiane për Ballkanin Perëndimor” Pjesëmarrja në Symposiumet ndërkombëtare të mbajtura në Prishtinë 2003 dhe Chicago-kent 2004 lidhur me situatën politike dhe juridike të krijuar me rezolutën 1244
Konfernca të organizuara gjatë udhëheqjes së programeve për reformimin e planprogramit të Fakulteti Juridik në Prishtinë, Grac dhe Orebro lidhur me avancimin e arsimimit të lartë dhe udhëheqjes së politikave të reformimit gjatë viteve 2003-2009 Ligjërata të obigueshme për studentët e Fakultetit Juridik të Gracit lidhur me shtetformimin e Kosovës si pjesë obligative për përfundimin e temës së disertacionit 2003-2005
Publikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Building Statehood through Constitutionalism in “ Kosovo after the ICJ Opinion” ne Ronald A. Brand, Report editor, volume 74, spring 2013, issue 3 ( University of Pittsburgh Law Review)
Building Constitutionalism in Kosovo/a in “ Law and Justice Review “ Vol.1, issue1, year 1-September 2010 ( Justice Academy of Turkey Publications) “ The Quest for Statehood in the Internationalized Territory of Kosova and the Challenges Ahead”botuar ne “ A European Perpsctive for the W estern Balkans “ edited by Hubert Isak in NW Neuer Wissenschaftlisher Verlag Recht in Wien-Graz 2007
“Reform of the Judicial System of Kosova”, project run by Soros in Kosovo- botuar ne “ Policy Development” – supporting Kosovo policy –making towards European Integration , nentor 2006.
“ International Personality of Kosova, through European Convention of Human Rights and European Court of Human Rights” , botuar ne “Final Status for Kosovo” Chicago Kent Law Review Volume 80, Number 1, 2005 “ International Territorial Administration and the case of Kosova” ne Juridical and Political Position of Kosova According to Resolution 1244 of the SC of UN, Situations and Perspectives”, special edition of “ E Drejta Journal” June 2005 “Te Drejtat e Njeriut ne Kontextin e Kosoves” Botuar ne “ MANUALIN per provim te Jurisprudences”, prill 2004 Artikuj ne gazeta ditore “ Koha ditore” “ Dimensioni i ri i te Drejtave te Njeriut pas Luftes se Ftohte” Botuar ne “ E DREJTA” Fakulteti Juridik -shkurt 2000
Tema e Doktorates “ Shtetformimi dhe rendesia e aktit te njohjes” e ka marre lejen per botim me llogo te Universitetit dhe se shpejti do te botohet ne original edhe ne Grac.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://juridiku.uni-pr.edu/Personeli/Personeli-akademik/Prof-Dr-Iliriana-Islami.aspx/ Arkivuar 16 tetor 2017 tek Wayback Machine Fakulteti Juridik