Jump to content

Imambara Shah Najaf

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Imambara Shah Najaf në 2013

Imambara Shah Najaf (në gjuhën urdu: امامباڑا شاہ نجف) është një nga mjaft imambarat e Lucknowt. Është e vendosur në qendër të qytetit dhe është më pak e njohur se Imamabara Asafi dhe Imamabara Hussainabad.

Imambara Shah Najaf në vitet 1890

Imambara Shah Najaf është e vendosur në zemër të qytetit të Lucknowt në rrugën Rana Pratap. Gjendet pranë Sikandar Bagh Chaurahas dhe është përkrahë National Botanical Research Institute nga një anë. Pjesa ballore është përballë Sahara Ganj Mallit. Monumeti është mjaft afër me tregun Hazratganj dhe pranë shumë ndërtesave zyrtare si Indra Bhawani dhe Jawahar Bhawani. Gjithashtu, ajo qëndron mjaft afër lumit Gomti në pjesën e mbrapme.

Imambara Shah Najaf u ndërtua nga Nawab Ghazi-ud-Din Haideri, nawab wazir i fundit dhe mbreti i parë i shtetit të Awadhit në vitet 1816 - 1817. Kjo imambarë shërbeu si mauzoleumi i tij dhe ishte kopje e varrit të Hazret AliutNexhefIrakut. Përveç Nawab Ghazi-ud-Dinit, këtu u varrosën edhe tre gratë e tij, Sarfaraz Mahali, Mubarak Mahali dhe Mumtaz Mahali.