Imambarat e Lucknowt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Satkhanda, kulla e papërfunduar e rojës dhe observatori hënor
Rauza e Hyseinit në Karbala King Nasir-ud-Din Haider, Lucknow.

Imamabara më e vjetër në Lucknow u ndërtua gjatë mbretërimit të Nawab Abul-Mansur Khanin (Nawab Safdar Jung) në vitin 1745 nga Mirza Abu Talib Khani. Ai ishte djali i Haji Mohammad Begut dhe gëzonte një pozicion të respektueshëm gjatë mbretërimit të Nawab Safdar Jungut. Kjo imambarë nuk ekziston më. Pothuajse çdo shiit ndërton një imambarë në shtëpinë e tij. Imambara mund të dallojnë në aspektin e madhësisë dhe materialit të përdorur për ndërtimin psh.: druri, metali ose betoni. Lucknow është qyteti i imambarave pasi ai ka një numër të madh imambarash mes të cilave disa janë shumë të famshme.

Imam Chabutra në Karbala Musahab-ud-Daulah, Misri ki Baghiya, Ali Colony, Lucknow
  • Imambara Sibtainabad Mubarak ose Imambara Jannat Nasheen.[3]
  • Imambara Agha Baqar Sahab. (Kjo Imambarë është e lidhur me Abbas Alambardarin dhe është Imambara më vjetër në Lucknow. E ndërtuar nga Agha Baqari gjatë mbretërimit të Nawab Shuja-ud-Daulahut.
  • Imambara Ghufran Ma'ab.
Rumi Darwaza, porta për te Husainabad Imambara në Lucknow, rreth vitit 1860
  • Imambara e Hakeem Sayyed Yusuf Husain Sahabit, Imambara Qasr-e-Jannat (Jannat ki Khidki). Gjatë mbretërimit të Nasir-ud-Din Haiderit, "Chehal Mimbari", u revolucionarizua në këtë Imambarë duke vendosur 39 "mimberë" të vegjël në një "mimber" të madh.
  • Imambara e Nazim Sahabit.
  • Imambara e Mir Baqar Saudagarit.
  • Imambara e Moghul Sahebas, Imambarë e cila përmban "mimberin" më të lartë në Indi.
  • Imambara Kaiwan Jah.
  • Imambara e (Nawab Salarjung Bahadur) Mirza Qasim Ali Khan Sahabit ose Kaala Imambara.
  • Imambara e Mir Zain-ul-Abidin Khan Sahabit.[4]
  • Imambara e Raja Jhau Lal Sahabit, (Bait-ul-Maali).
  • Imambara e Meeran Sahabit.

Bara Imambara[redakto | përpunoni burim]

Pamje ballore e Xhamisë Asfi

Bara Imambara (në gjuhën urdu Nastaliq - بڑا امامباڑا, në gjuhën hindi बड़ा इमामबाड़ा) është një kompleks imambara në Lucknow 26°52′09″V 80°54′46″L / 26.869104°V 80.912885°L / 26.869104; 80.912885Indisë, e ndërtuar built nga Asaf-ud-Daula, Nawabi i Awadhit në vitin 1784. Ajo quhet gjithashtu edhe Asafi Imambara. Bara do të thotë i madh, ndërsa një imambara është një faltore e ndërtuar nga myslimanët shiitë për qëllimet e Azadarit. Bara Imambara është mes ndërtesave më të mëdha të Lucknowt. Ndërtimi i Bara Imambaras nisi në vitin 1784, një vit i një urie shkatërruese dhe një nga objektivat e Asaf-ud-Daulas në nisjen e këti projekti madhështor ishte të mundësonte punësim për njerëzit në rajon për të paktën një dekadë, për sa zgjaste uria. Thuhet se njerëzit e thjeshtë e kishin zakon të punonin në ditës për ndërtimin e saj, ndërsa fisnikët dhe elita punonin gjatë natës për të shaktërruar çdo gjë që ishte ngritur ditën. Ishte një projekt që realizoi një ndëryrje të tipit keynesian për gjenerimin e punësimit. Ndërtimi i Imambaras u përfundua në vitin 1791. Kostua e vlerësuar e ndërtimit të Imambaras varion midis gjysëm milioni rupish deri në një milion rupi. Madje edhe pas përfundimit, Nawabi e kishte zakon të shpenzonte midis katër dhe pesë qind mijë rupi për dekorimin e saj të përvitshëm.[5]

Arkitektura[redakto | përpunoni burim]

Pamje e brendshme e Imambarës

Arkitektura e kompleksit pasqyron pjekurinë e dizajnit zbukurues Mogul, përkatësisht Xhamisë Badshahi – është një nga projektet e fundit të rëndësishme që nuk përfshin ndonjë element evropian ose të përdor hekur. Imambara kryesore konsiston në një dhomë të madhe qendrore me kupolë që përmban varrin e Asaf-ud-Daulas. Me 50 me 16 metra dhe mbi 15 metra e lartë, ajo nuk ka trarë mbajtës të tavanit dhe është një nga ndërtimet më të mëdha me harqe në botë. Ka tetë dhoma rrethuese të ndërtuara me lartësi të ndryshme çatish, duke lejuar hapësirën sipër këtyre të rikonstruktohet si një labirint tre-përmasor me kalime që ndërlidhin me njëri-tjetrin nëpërmjet 489 portave identike. Kjo pjesë e ndërtesës dhe shpesh i gjithë kompleksi, mund të quhen si Bhulbhulaya. E njohur si një tërheqje turistike popullore, ajo është me gjasa labirinti i vetëm ekzistues në Indi dhe në mënyrë të paqëllimshme do të mbajë peshën e ndërtesës, që është ndërtuar mbi një tokë moçalore. Asaf-ud-Daula ngriti gjithashtu Rumi Darwaza 18 metra të lartë, pak më jashtë saj. Ky portal, i zbukuruar me dekorime luksoze, ishte hyrja perëndimore e Imambaras.[6] Projektimi i Imambaras u realizua nëpërmjet një procesi konkurues. Fituesi ishte një arkitekt nga Delhi i quajtur Kifayatullah,[5] që gjendet po ashtu i varrosur në sallën kryesore të Imambarës. Është një tjetër aspekt unik i ndërtesës që financuesi dhe arkitekti qëndrojnë të varrosur përkrah njëri-tjetrit. Çatia e Imambarës është bërë prej lëvore orizi që e bëjnë këtë Imambarë një ndërtesë unike.

façata e Bara Imambaras, Lucknow

Kompozimi i ndërtesës[redakto | përpunoni burim]

Kompleksi përfshin gjithashtu xhaminë e madhe Asfi, bhul-bhulaiyan (labirintin) dhe bowlin, një pus i shkallëzuar me ujë të rrjedhshëm. Dy portikë mbresëlënës që të çojnë te salloni kryesor. Në ndërtesë ndodhet edhe një kalim i bllokuar (tunel) që, sipas legjendave, të çon nëpërmjet një kalimi nëntokësor një milje te një vend pranë lumit Gomti. Kalime të tjera flitet se të çojnë në Faizabad (selia e mëparshme e pushtetit të Nawabëve), në Allahabad dhe madje edhe në Delhi. Ata kalime ekzistojnë por kanë qenë mbyllur pas një periudhe të gjatë mospërdorimi ashtu si dhe frika e zhdukjes së njerëzve që janë zhdukur vazhdimish, ndërsa eksploronin kalimet.

Chota Imamabara[redakto | përpunoni burim]

Thesari ose ndërtesa përballë Chota Imambarës

Chota Imambara (në gjuhën urdu Nastaliq: چھوٹا امامباڑا, në gjuhën hindi: छोटा इमामबाड़ा), e njohur edhe si Imambara Hussainabad Mubarak (në gjuhën urdu: امامباڑا حسین آباد مُبارک, në gjuhën hindi: इमामबाड़ा हुसैनाबाद) është një monument mbresëlënës i qytetit të Lucknowt 26°52′26″V 80°54′16″L / 26.873784°V 80.904409°L / 26.873784; 80.904409. E ndërtuar si një imambara ose sallë mbledhjeje për myslimanët shiitë, nga Muhammad Ali Shahu, Nawabi i tretë i Awadhit në vitin 1838,[7] Ajo shërbeu si mauzoleu i tij vetjak dhe nënës së tij, që është varrosur përkrahë tij.[8] Domethënia e Panjetanit, pesëshes së shenjtë, është vënë në pah në mënyrë të përsëritur këtu me pesë portat kryesore. Kjo Imambarë konsiston në dy sallone dhe një Shehnasheen (një platformë ku mbahet Zarihu i Hazrat Imam Hysejnit) {Zarihu është imitimi i rrjetës mbrojtëse ose strukturës që mbahet në varrin origjinal të Hazrat Imam Hysejnit në QerbelaIrakut}. Salloni i madh bardhë e gjelbër i Azakhanas është i dekoruar në mënyrë të pasur me shandanë dhe një numër të mirë llampash kristali [Në fakt, është pikërisht për këtë dekorim të pasur që kjo Imambarë referohej nga vizitorët dhe shkrimtarët evropianë si 'Pallati i Dritave']. Eksteriori është i dekoruar shumë bukur me vargje kuranore në kaligrafinë islamike.

Chota Imambara në Lucknow

Përmbledhje[redakto | përpunoni burim]

Gjendet pranë Bara Imambaras dhe në rrugën lidhëse qëndron një portik mbresëlënës i njohur si Rumi Darwaza.[8] Ndërtesa është e njohur gjithashtu si Pallati i Dritave për shkak të dekorimeve të saj dhe shandanëve gjatë festave të veçanta, si Muharremi.[9]

Naubat Khana ose portiku ceremonial i Chhota Imambaras.

Shandanët e përdorur për të dekoruar brendësinë e ndërtesës u sollën nga Belgjika.[10] Brenda ndërtesës mbahen gjithashtu edhe kurora e Muhammad Ali Shahut dhe taziat ceremoniale.[8] Mbi këtë projekt punuan mijëra punëtorë për të lehtësuar krizën e urisë që kishte kapur rajonin. Ajo ka një kube të artë dhe mjaft kulla dhe minare. Varret e Muhammad Ali Shahut dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij ndodhen brenda imambarës. Kjo përmban dy imitime të Taxh Mahalit, të ndërtuara si varre të vajzës së Muhammad Ali Shahut dhe burrit të saj. Muret janë të dekoruar me shkrime në kaligrafinë arabe.[8] Furnizimi me ujë për krojet dhe pellgjet me ujë brenda imambarës vijnë drejtpërdrejtë nga lumi Gomti. [11]

Varri i Princeshës Zinat Algiya, vajza e mbretit Mohammad Ali Shah Bahaduri (mbreti i III-të i Awadhit). Imitim i Taxh Mahalit

Kompleksi[redakto | përpunoni burim]

Varri i princeshës Zinat Algiya / imitimi i Taxh Mahalit[redakto | përpunoni burim]

Kjo strukturë shërben si një mauzoleum për katër varre, të djalit, vajzës dhe dhëndrrit të mbretit Mohammed Ali Shah dhe një për gruan. Ky është një kopje në shkallë të vogël e Taxh Mahalit. Ky varr është më i vogël në sipërfaqe se Taxh Mahali.

Jawabi përballë varrit të Zinat Algiyas në kompleksin Husainabad Imambara (1862)

Thesari[redakto | përpunoni burim]

Xhamia Husainabad

Kjo strukturë tjetër përballë varrit u ndërtua për plotësuar simetrinë arkitekturore dhe balancimin e Imambarës. Ajo u përdor si ndërtesë thesari.

Xhamia Husainabad[redakto | përpunoni burim]

Kjo xhami është ndërtuar mbi një platformë të lartë me dy minare madhështore në këndet e platformës. Kjo xhami është dekoruar në mënyrë shumë të bukur me dizajne floreale dhe vargje kuranore në kaligrafinë arabe.

Satkhanda[redakto | përpunoni burim]

Jashtë imambaras ndodhet kulla e vëzhgimit e quajtur Satkhanda ose kulla me shtatë kate. Megjithëse është quajtur Satkhanda, që do të thotë me shtatë kate, ajo ka vetëm katër kate, pasi ndërtimi i kullës u braktis kur vdiq Ali Shahu. Satkhanda u ndërtua midis viteve 1837–1842 në kohën e mbretërimit të Muhammad Ali Shahut.[8] Ai dëshironte ta bënte atë njëlloj si Minareja Qutub e Delhit dhe Kulla e Pjerrët e Pizës. Megjithatë qëllimi kryesor i saj ishte observimi hënor.

Imambara Ghufran Ma'ab[redakto | përpunoni burim]

Imambara Ghufran Ma'ab në fshatin Nasirabad, Uttar Pradesh, Indi

Imambara Ghufran Ma'ab (në gjuhën urdu: Nastaliq - اِمام باڑا غُفران مآب; në gjuhën hindi: इमामबाड़ा ग़ुफ़्रान मआब) në Lucknow, është një imambarë (një ndërtesë e përdorur për të përkujtuar përvjetorin e Muharremit në të cilin myslimanët, veçanërisht shiitët vajtojnë tragjedinë e Qerbelasë në të cilën u vra Imam Hyseni) e ndërtuar nga kleriku i shquar shiit Ayatollah Syed Dildar Ali Naseerabadi (i njohur edhe si Ghufran-Ma'ab) në fillim të viteve 1790.[12]

Imambara[redakto | përpunoni burim]

Imambara është emërtuar Ghufran Ma'ab sipas emrit të Ayatollah Syed Dildar Ali Naseerabadit dhe është një qendër e rëndësishme e kulturës fetare në Lucknow.[12][13] Ajo menaxhohet nga pasardhësit e Ayatollah Ghufran Ma'abit, pasi në maj të vitit 2012 pasardhësi i tij, Maulana Syed Kalbe Jawadi ishte mutawalli i imambarës.[13][14] Imambara është e vendosur në rrugën Maulana Kalbe Hussain në zonën e Chowkut të Lucknowt.[13] Kalbe Jawadi drejton mexhlisin (mbledhjen) aty për 10 ditët e para të muajit të shenjtë të muharremit, që ndiqet nga mijëra njerëz.[13][15] Ajo është e njohur ndërkombtarisht për maxhlisin Shaam-e-Ghariban të saj.[16]

Varreza[redakto | përpunoni burim]

Jashtë Imambarës është një varrezë (pjesë e imambarës) që u krijua si një vend varrimi për studiuesit. Shumë personalitete të shquara janë varrosur në këtë varrezë.[12] Njerëzit e varrosur në këtë varrezë përfshijnë Maulana Syed Kalbe Hussainin, Maulana Syed Kalbe Abidin, Maulana Syed Ibne Hasan Nonaharvin, Sultan-ul-Ulema Maulana Syed Qaim Mahdin dhe Maulana Syed Mohammad Waris Hasan Naqvin.

Imambara Nasirabad[redakto | përpunoni burim]

Në fshatin Nasirabad të paraardhësve të Ayatollah Syed Dildar Ali Naseerabadit ndodhet një imambarë me të njëjtin emër (Imambara Ghufran Ma'ab).

Imambara Shah Najaf[redakto | përpunoni burim]

Imambara Shah Najaf në 2013

Imambara Shah Najaf (në gjuhën urdu: امامباڑا شاہ نجف) është një nga mjaft imambarat e Lucknowt. Është e vendosur në qendër të qytetit dhe është më pak e njohur se Imamabara Asafi dhe Imamabara Hussainabad.

Vendndodhja[redakto | përpunoni burim]

Imambara Shah Najaf në vitet 1890

Imambara Shah Najaf është e vendosur në zemër të qytetit të Lucknowt në rrugën Rana Pratap. Gjendet pranë Sikandar Bagh Chaurahas dhe është përkrahë National Botanical Research Institute nga një anë. Pjesa ballore është përballë Sahara Ganj Mallit. Monumeti është mjaft afër me tregun Hazratganj dhe pranë shumë ndërtesave zyrtare si Indra Bhawani dhe Jawahar Bhawani. Gjithashtu, ajo qëndron mjaft afër lumit Gomti në pjesën e mbrapme.

Historia[redakto | përpunoni burim]

Imambara Shah Najaf u ndërtua nga Nawab Ghazi-ud-Din Haideri, nawab wazir i fundit dhe mbreti i parë i shtetit të Awadhit në vitet 1816 - 1817. Kjo imambarë shërbeu si mauzoleumi i tij dhe ishte kopje e varrit të Hazrat Aliut në Najaf të Irakut. Përveç Nawab Ghazi-ud-Dinit, këtu u varrosën edhe tre gratë e tij, Sarfaraz Mahali, Mubarak Mahali dhe Mumtaz Mahali.

Lucknow, qendra e azadarit në Indi[redakto | përpunoni burim]

Imambara në rezidencën e Aziz Alamin, Sharif Manzil, Husainabad, Lucknow

Lucknow është qendra e azadarit në Indi jo thjesht pasi ka një numër më të madh imambarash se çdo qytet tjetër në Indi, por edhe për shkak të përpjekjeve të Dinastisë Nawab të Awadhit (Oudhi) për të promovuar Azadarin në nën-kontinentin Indian, pasojë e të cilës është prania e kopjeve të pothuajse çdo faltoreje të shenjtë shiite. Vetëm ky qytet ka përparësinë e mbajtjes së Shabi-e-Rauzas (Kopje e faltoreve ose varreve origjinale) të të gjithë "Ahlebaitëve" (anëtarëve të familjes së profetit Muhamet.) Jo vetëm Nawabët, por edhe fisnikët dhe banorët i ndërtuan gjithashtu Faltoret (Shabi-e-Rauzan) e "Ahlebaitëve" në Lucknow. Idea e ndërtimit të Faltoreve u dha një akses të lehtë atyre njerëzve që janë të paaftë të vizitojnë Faltoret origjinale në rajonin e Lindjes së Mesme.

Lista e Faltoreve të Shenjta në Lucknow[redakto | përpunoni burim]

Rauza e profetit Muhamet[redakto | përpunoni burim]

Imambara Mir Zain-ul-Abideen Khan, Lucknow

Ruaza origjinale e profetit gjendet brenda Masjid-e-Nabawit në Medinë (Arabia Saudite). Në Lucknow Rauza e profetit Muhamet gjendet pranë Madarsa-e-Waizeenin pranë Jahaz Wali Kothit në zonën e Pazarit Raja të Lucknowt. Kjo rauza është e njohur si "90 dar ki Masjidi". Kjo xhami është një kopje në shkallë të vogël e Masjid-e-Nabawit dhe Rauzas së profetit Muhamet. Kjo xhami ka gjithashtu kopjen e Rauza-e-Fatimain në Medinë. Faltoret e lidhura me profetin Muhamet janë të njohura edhe si "Qadam-e-Rasool", ku mbahet relikja e gjurmës së profetit Muhamet. Dikur Lucknow kishte shumë "Qadam-e-Rasoole".

  • "Qadam-e-Rasooli" më i vjetër në Lucknow u ndërtua në vitin 1630 nga Alkutaash Khani pranë Asharfabadit.
  • "Qadam-e-Rasooli" i dytë u ndërtua gjatë mbretërimit të Nawab Asaf-ud-Daulahut. Kjo faltore u ndërtua në një xhami të vogël në Sardaar Bagh në zonën Rustam Nagar.
  • "Qadam-e-Rasooli" i tretë u ndërtua nga mbreti Ghazi-ud-Din Haider në Wilayti Bagh në zonën e Bibi Purit përgjatë bregut të djathtë të lumit Gomti. Wilayti Baghu u ndërtua për Mubarak Mahalin (gruaja evropiane e mbretit Ghazi-ud-Din Haider).
  • "Malika Badsha Begam Sahiba" gruaja e mbretit Ghazi-ud-Din Haider ndërtoi gjithashtu një "Qadam-e-Rasool" te Husn Baghu në zonën e Daliganjit.
  • Në vitin 1830 mbreti Nasir-ud-Din Haider ndërtoi gjithashtu një "Qadam-e-Rasool" në Imambara Shah Najaf (Hazratganj). Ky "Qadam-e-Rasool" ishte më madhështori nga gjithë "Qadam-e-Rasoolët" e tjerë. Ky "Qadam-e-Rasool" u shkatërrua pjesërisht më 16-17 nëntor 1857 nga forcat britanike.

Rauza e Aliut[redakto | përpunoni burim]

Aliu u varros në qytetin e Najaf-e-Ashrafit në Irak, kështu Rauza e Aliut është quajtur Najafi.

  • Imambara Shah Najaf. Kjo është një Imambarë e lidhur me Aliun. Në këtë Imambarë Zarihu i Aliut është mbajtur mbi një platformë "Shehnasheen". Kjo Imambarë u ndërtua nga mbreti Ghazi-ud-Din Haider. Ajo shërben gjithashtu si varri i mbretit Ghazi-ud-Din Haider dhe tre grave të tij.
  • Najaf Qadeemi ose Purana Najaf. Kjo Rauza është e vendosur në zonën e Niwaz Ganjit. Ajo thuhet se është Najafi më i vjetër në Lucknow.
  • Najafi në Karbala Haji Maseeta pranë Karbala Mir Khuda Bakshit (Karbala Taal Katora). Kjo Rauza dhe Karbala nuk ekziston më por disa terrene të Karbalas janë akoma të mbetura nga emri Waqf Karbala Haji Maseeta pranë Karbala Azimullah Khanit.
  • Najafi i Hasan Mirza Sahabit. Kjo Rauza është e vendosur në zonën e Rustam Nagarit. Gjatë ditës së 21-të të Ramazanit një Taboot Juloos (procesion kofini) i Aliut zhvillohet nga ky Najaf deri në Najafin në Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora).
  • Najafi në Karbala Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora). Tabut Juloosi i Aliut që zhvillohet nga Najafi i Hasan Mirza Sahabit dhe arrin deri këtu, ku është varrosur Tabuti i Aliut.
  • Najafi në Sarfaraz Ganj. Kjo Rauza u ndërtua nga Nawab Ali Husain Mirza Sahabi (Gauhar Agha Sahabi i vonë), për Isaal-e-Sawabin e Muhamet Hysein Ali Sahabin (Baba Nawab Sahabi).

Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi)[redakto | përpunoni burim]

Bait-ul-Huzn në Kaala Imambara, Lucknow.

Varri origjinal i ndërtuar mbi varret e Vajzës së Muhametit, Fatimah dhe nipit të profetit Hasan ibn Aliut, imami i 4-rt Shia, Zayn al-Abidin, imami i 5-të Muhammad al-Baqir, imami i 6-të Jafar al-Sadiq u vendosën në Jannat ul-Baqi në Madina dhe u njoh si Rauza-e-Fatimain. Varri u shkatërrua më 21 prill 1926 nga mbreti i Arabisë Saudite Abdul Aziz ibn Saudi, por Lucknow ka shumë imitime të varrit.

  • Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi) më e vjetër në Lucknow ështdë e vendosur në zonën e Bulaki ka Adda gjatë krahut të djathtë pranë moçalit Suppa Ros (Daldal). Kjo Rauza mund të arrihet nga një rrugicë e ngushtë e vendosur pranë pikës së karburantit.
  • Një tjetër Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi) është e vendosur në kompleksin e Rauzas së profetit Muhamet pranë Madarsa-e-Waizeenit afër Jahaz Wali Kothit në zonën e Pazarit Raja të Lucknowt. Kjo rauzë është e njohur si "90 dar ki Masjidi". Kjo xhami është një imitim në shkallë të vogël i Masjid-e-Nawabit dhe Rauzas së profetit Muhamet në Medinë.
  • Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi) në zonën e Rustam Nagarit.
  • Rauza-e-Fatimain (Rauza-e-Jannat-ul-Baqi) në Karbala Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora).

Bait-ul-Huzn[redakto | përpunoni burim]

Bait-ul-Huzn është imitimi i atij vendi që Aliu ndërtoi për Fatiman për të vajtuar babain e saj të dashur. Pasi pas vdekjes së profetit Muhamet, Fatima ishte shumë e brengosur ajo e kishte zakon të vajtonte për babain e saj të dashur, por disa myslimanë kundërshtuan këtë dhe u ankuan për te Aliu. Lucknow ka tre imitime të Bait-ul-Huznit.

  • Bait-ul-Huzni i parë u vendos në zonën e Rustam Nagarit.
  • Bait-ul-Huzni i dytë është Imambara Baitul Huzni (Aza-e-Husain) e vendosur në Wazirganj të Lucknowt.
  • Bait-ul-Huzni i tretë është i vogël në përmasa dhe është i vendosur brenda Imambaras së Nawab Salaarjung Bahadurit (Mirza Qasim Ali Khan Sahabi), (Kaala Imambara), në zonën Peer Bukhara të Lucknowt.

Rauza e Hyseinit[redakto | përpunoni burim]

Lucknow ka shumë Rauza të Hysein ibn Aliut, që shpesh quhen Karbala sipas emrit të vendit ku është varrosur Hysejni, në qytetin e QerbelasëIrak.

  • Rauza më e vjetër e Hysen ibn Aliut është e vendosur në Karbala Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) e ndërtuar në përvjetorin e lindjes së Aliut në vitin 1817, gjatë mbretërimit të Nawab Ghazi-ud-Din Haiderit.
  • Një Rauza e dytë e Hysejn ibn Aliut është e vendosur në Karbalan e mbretit Nasir-ud-Din Haider. Kjo Rauzë është e vendosur mbrapa Shia P.G. College në rrugën Sitapur në zonën e Iradat Nagarit të Lucknowt. Ajo është Rauza më e madhe në të gjithë Indinë. Ndërtimi i jashtëm u la i papërfunduar pas vdekjes së mbretit Nasir-ud-Din Haider. Mbetjet e mbretit janë varrosur gjithashtu këtu bashkë me gruan e tij, Qudisiya Begam dhe dajën e tij.
  • Rauza e tretë e Hysejn ibn Aliut gjendet në Karbalan e Malika Jahan Sahibas (Aishbagh ki Karbala), Aish Bagh, Lucknow. Kjo Karbala u ndërtua nga Ashiq Aliu në vitin 1840-41 për të cilën fondi u mundësua nga Malika Jahan Sahiba (gruaja e mbretit Muhammad Ali Shah Bahaduri, mbreti i tretë i Awadhit).
  • Rauza e katërt e Hysejn ibn Aliut gjendet në Karbalan e Dayanat-ud-Daulas. Ajo u ndërtua në vitet 1851-52 nga Dayanat-ud-Daulah, një khwajasara i Nawab Wajid Ali Shahut. Emri i tij origjinal ishte Mohammed Ali Khan dhe Dayanat-ud-Daulah ishte titulli i dhënë atij më 13 shkurt 1847, me rastin e kurorëzimit të mbretit Wajid Ali Shah.
  • Rauza e pestë e Hysejn ibn Aliut gjendet në Karbalan e Puttan Sahibit. Kjo Rauzë është e vendosur në rrugën Victoria në zonën Pazar Khala të Lucknowt.
  • Një ruazë në shkallë të vogël e Hysejn ibn Aliut gjendet brenda Dargah Abbas Alambardarit në Rustam Nagar të Lucknowt.
  • Një tjetër ruazë në shkallë të vogël e Hysejn ibn Aliut gjendet brenda Imambaras së Nawab Salaarjung Bahadurit (Mirza Qasim Ali Khan Sahabi), (Kaala Imambara), në zonën Peer Bukhara të Lucknowt.

Rauza-e-Zainabiya, Rauza e Zaynab bint Aliut[redakto | përpunoni burim]

Tila Tilla-e-Zainabiya në Imambaran Malika Jahan, Lucknow.

Lucknow ka dy imitime të Rauza-e-Zainabiyas, Rauza e Zaynab bint Aliut dhe një Tila-e-Tilla-e-Zanabiya.

  • Rauza-e-Zainabiya e vjetër, Rauza e Zaynab bint Aliut gjendet pranë Tikat Rai ka Talaabit në zonën e Tikat Ganjit në Rajaji Puram. Kjo Rauzë ka gjithashtu imitime të faltoreve të Aunit dhe Muhametit dhe imitime të Bibi Fizzas, mbrojtësit të Ahlebaitëve në oborrin brutal të tiranit Yazid.
  • Rauza-e-Zainabiya e re, Rauza e Zaynab bint Aliut gjendet në Karbalan Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora), kjo rauzë është nën ndërtim.

Tila-e-Tilla-e-Zainabiya[redakto | përpunoni burim]

Tila-e-Tilla-e-Zainabiya është një strukturë në formë piramidale me shkallë në të katër anët dhe një Alam (standard) të vendosur në maj të platformës. Kjo faltore është vendosur në Imambaran e Malika Jahan Sahibas në xhaminë Shahi Jama të Tahseenganjit në Husainabad të Lucknowt.

Rauza e Abas ibn Aliut[redakto | përpunoni burim]

Rauza e Abas ibn Aliut në xhaminë Dariya Wali të Lucknowt

Lucknow ka një Imambarë të lidhur me Abas ibn Aliun, Dy Dargat e Abas ibn Aliut dhe Pesë Rauzat e Abas ibn Aliut, që janë listuar si vijon:

  • Imambara Agha Baqar Sahab. Kjo Imambarë është e lidhur me Abas ibn Aliun. Ajo është e vendosur në zonë e Chowkut. Kjo është Imambara e dytë më e vjetër në Lucknow. Ajo është ndërtuar nga Agha Baqari, që ishte komandanti i 5000 kalorësve gjatë mbretërimit të Nawab Shuja-ud-Daulahut. Kjo Imambarë përmban gjithashtu varrin e Shahenshah-e-Qasidas, një poeti të madh të gjuhës urdu, Mirza Muhammad Rafi Sauda.
  • Darga Abas ibn Ali në Rustam Nagar të Lucknowt. Darga (faltorja) u krijua gjatë mbretërimit të Nawab Asaf-ud-Daulahut (1775-1797). Një i varfër, Mirza Faqeera Begu, u vizitua nga Abasi në gjumin e tij dhe u drejtua për të gërmuar alamin e tij nga një vend i caktuar në qytet.
  • Darga Abas ibn Ali, e vendosur në Karbalan Musahab-ud-Daulah, Misri ki Baghiya, Ali Colony, Lucknow. Kjo Karbalë ka gjithashtu një xhami, një Imambarë të Bi Misri Sahibas dhe një Imam Chabutra.
  • Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Karbalan Rafiq-ud-Daulah (Karbala Abas Bagh) në Bala ganj të Lucknowt.
  • Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Karbalan Amin-ud-Daulah (Karbala Imdad Husain Khan) në Dariya Pur të Rajaji Puramit në Lucknow.
  • Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Karbalan Malika Jahan Sahiba (Aish Bagh ki Karbala) në Aish Bagh të Lucknowt. Kjo Karbalë u ndërtua nga Ashiq Aliu në vitin 1840-41 për të cilën financimi u mundësua nga Malika Jahan Sahiba (gruaja e mbretit Muhammad Ali Shah Bahadur, mbreti i tretë i Awadhit).
  • Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Xhaminë Ramzan Ali Khan Sahab (Xhamia Dariya Wali), pranë Aasafi Imambaras (Bara Imambara) në Lucknow.
  • Rauza e Abas ibn Aliut e vendosur në Karbalan Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) në Rajaji Puram të Lucknowt.

Imambara e Ali Akberit[redakto | përpunoni burim]

Imambara e Bi Misri Sahibas (e lidhur me Ali Akberin në Karbalan Musahab-ud-Daulah të Misri ki Baghiyas në Ali Colony të Lucknowt

Imambara e Bi Misri Sahibas është e vendosur në Karbalan Musahab-ud-Daulah të Misri ki Baghiyas në Ali Colony të Lucknowt. Imambara tashmë nuk është në gjendje të mirë. Kjo Karbalë ka gjithashtu edhe një xhami, një Imam Chabutra dhe një Darga të Hazrat Abas Alambardarit.

Rauza e Qasimit[redakto | përpunoni burim]

Lucknow ka një Rauza të Qasimit, të vendosur në Sallën Hazrat Qasim të Rustam Nagarit në Lucknow.

  • Darga e Qasimit është e vendosur në Mohan.

Rauza e Sakinas[redakto | përpunoni burim]

Lucknow ka pak rauza të Sakina bint Hysejnit.

  • Rauza e Sakina bint Hysejnit, e vendosur mbrapa Xhamisë Shahi Jama në Tahseen Ganj u ndërtua nga Syed Baqar Husain Sahabi i Sharif Manzilit. Kjo rauzë është një strukturë e pavarur me një kube të gjelbërt. Ajo është e bashkangjitur me një xhami të vogël.
  • Një rauzë e Sakina bint Hysejnit është e vendosur brenda Darga Abasit në Rustam Nagar të Lucknowt.
  • Një tjetër Rauza e Sakina bint Hysejnit është e vendosur brenda Darga Abasit, që gjendet në Karbalan Musahab-ud-Daulah të Misri ki Baghiyas së Ali Colony-së në Lucknow.
  • Një Rauza e Sakina Bint Hysejn gjendet brenda Imambaras Kaiwan Jah, e vendosur në Karbalan Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) të Rajaji Puramit në Lucknow.

Yaad-e-Sakina "Përmendorja e Sakina bint Hysejnit"[redakto | përpunoni burim]

Kjo është një përvjetor vajtimi i organizuar në të djelën e katërt të muajit të Muharremit, çdo vit në Imambaran Husainabad Mubarak (Chota Imambara) në Husainabad. Gjatë kësaj ngjarjeje pikëlluese një imitim i përkohshëm në shkallë të vogël i "Qaid Khanas" (burgu ose biruca) ndërtohet me një varr të vogël të Sakina bint Hysejnit pranë kësaj "Qaid Khana" për të paraqitur agoninë e Sakina bint Hysejnit. Mijëra vajtues mblidhen këtu për të vizituar "Qaid Khanan" dhe për ti bërë homazhe Sakina bint Hysejnit. Kjo ngjarje pikëlluese u krijua në vitin 1990 nga Muhammad Sarfaraz Khan Sahabi (Banney Miya Sahabi) i Beal Wala Tilas në Muftiganj të Lucknowt. Anëtarët e Anjuman-e-Gulzaar-e-Panjetan marrin pjesë aktive në organizimin dhe menaxhimin e këtij eventi.

Rauza e Musa al-Kazimit[redakto | përpunoni burim]

Rauza-e-Kazimain origjinale, Varri (faltorja) e Musa al-Kazimit dhe nipit të tij Muhammad al-Jawadit është e vendosur në qytetin e Kazimainit në Irak. Varri ka dy kube të arta dhe katër minare po ashtu të arta. Lucknow ka dy Rauza (imitime) të Kazimainit.

  • Karbala Agha Miri ose Karbala Moata-mud-Daula në Narhi të Lucknowt është Rauza-e-Kazimain e parë. Ajo u ndërtua në vitin 1815 nga Saiyed Mohammad Agha Meeri që iu dha titulli Nawab Moata-mud-Daula Bahadur në vitin 1818. Agha Miri ishte kryeministri i mbretit Ghazi-ud-Din Haider. Pas kryengritjes britanikët konfiskuan pasuritë dhe vendet fetare të myslimanëve shiitë për pjesëmarrjen e tyre aktive në luftën e parë të pavarësisë në vitin 1857. Monumenti u morr në mënyrë të paligjshme në pronësi nga East India Company në shkurt të vitit 1856 dhe më vonë iu dorëzua masonëve të lirë.
  • Rauza-e-Kazimain e dytë është Karbala Sharaf-ud-Daula (ndërtesa Kazimain) e vendosur në Sahadat Ganj. Kjo Rauzë u ndërtua nga shiiti i konvertuar "Jagannath Agarwali", që ju dha titulli ‘Sharf-Ud-Daula’ nga mbreti Amjad Ali Shah. Ndërtimi filloi gjatë mbretërimit të Amjad Ali Shahut (mbreti i 4-rt i Awadhit) dhe u përfundua në vitin 1852 gjatë mbretërimit të Wajid Ali Shahut (mbreti i pestë dhe i fundit i Awadhit). Kazimaini mbetet gjithashtu zona e ritualeve të Muharremit përgjatë gjithë periudhës së vajtimit të Muharremit, që zgjat dy muaj dhe tetë ditë. Procesioni i famshëm i Rabi-ul-Awwalit të 8-të kulminon po ashtu në Kazimain dhe është dëshmitar i një Seenazani dhe Zanjeer ka Matami shumë të egër nga besimtarët.

Rauza e Ali al-Ridhas[redakto | përpunoni burim]

Rauza ose varri (faltorja) origjinale e Ali al-Ridhas është e vendosur në qytetin e Mashedit në Iran. Lucknow ka një imitim të Rauzas së Ali al-Ridhas, që është e vendosur në Karbalan Azimullah Khan, pranë Karbalas Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) të Rajaji Puramit në Lucknow. Kjo rauza ka gjithashtu një xhami të quajtur "Masjid-e-Gauhar Shaad" pranë Rauzas. Kjo xhami është gjithashtu një imitim në shkallë të vogël e "Masjid-e-Gauhar Shaadit" në Mashed të Iranit.

Rauza e Fatima al-Kubras[redakto | përpunoni burim]

  • Rauza e Fatima al-Kubras është e vendosur në Karbalan Azimullah Khan, pranë Karbalas Mir Khuda Baksh (Karbala Taal Katora) në Rajaji Puram të Lucknowt.
  • Një Zarih në shkallë të vogël i Fatima al-Kubras mbahet gjithashtu brenda Bait-ul-Huzas në Imambaran e Nawab Salaarjung Bahadurit (Kaala Imambara) në zonën Peer Bukhara të Lucknowt.

Rauza e Ali ibn Muhametit, Ali al-Hadi, Ali an-Naqi[redakto | përpunoni burim]

Rauza-e-Askarien në Karbalan Malika Afaq Sahiba në Lucknow

Rauza e Ali an-Naqit gjendet në Karbalan e Malika Afaq Sahibas (Karbala-e-Askarien) (Gaar wali Karbala). Karbala u ndërtua në vitet 1837-42 nga Malika Afaq Sahiba, që ishte gruaja e mbretit të tretë të Awadhit, Muhammad Ali Shah Bahadurit. Nën kube janë katër varre, ata të Alī an-Naqīt dhe djalit të tij, Hasan Al-Askarit, Janab-e-Hakimah Khatoonit, motrës së Alī an-Naqīt, Janab-e-Nargis Khatoonit, nënës së Mehndit.

Rauza e Hasan al-Askarit[redakto | përpunoni burim]

Lucknow Rauza e Hasan al-Askarit gjendet në Karbalan e Malika Afaq Sahibas (Karbala-e-Askarien) (Gaar wali Karbala).

Xhamia e Muhammad-al-Mahdit[redakto | përpunoni burim]

Xhamia Mahdi në Karbalan Malika Afaq Sahiba, Lucknow.

Në Lucknow Xhamia e Muhammad al-Mahdit gjendet në Karbalan e Malika Afaq Sahibas (Karbala-e-Askarien) (Gaar wali Karbala). Ghar Wali Karbala ka gjithashtu model të ngjashëm dhe besimtarët hyjnë në shpellë nëpërmjet një palë shkallëve. Në këtë shpellë janë bërë modifikime duke ngritur një sallë mbi të për të zhvilluar mbledhjet (Mexhliset) dhe Namazet.

Rauza e Muslim ibn Aqeelit[redakto | përpunoni burim]

Muslim ibn Aqeeli ishte kushëriri, kunati dhe ambasadori i Hysejnit. Rauza origjinale e Muslim ibn Aqeelit është e vendosur në Masjid-e-Kufa në Kufa të Iraut. Lucknow ka dy Rauza të Muslim ibn Aqeelit.

  • Rauza e parë dhe më e vjetër e Muslim ibn Aqeelit gjendet në Masjid-e-Kufa, në Karbalan Sharaf-ud-Daula (ndërtesa e Kaizmainit) e vendosur në Sahadat Ganj.
  • Rauza e dytë e Muslim ibn Aqeelit është e vendosur në Rais Manzil të Husainabadit në Lucknow.

Rauza e Muhametit dhe Ibrahimit[redakto | përpunoni burim]

Lucknow ka dy Rauza të Muhametit dhe Ibrahimit.

  • Rauza e parë dhe më e vjetër e Muhametit dhe Ibrahimit është e vendosur në Karbalan Munshi Fazl-e-Husain Khan Sahab në zonën e Pazarit Khala në rrugën Victoria të Lucknowt.

Rauza e Hani ibne Urwas[redakto | përpunoni burim]

Rauza origjinale e Hani ibn Urwas gjende në Masjid-e-Kufa në Kufa të Iraut. Lucknow ka një Rauza të Hani ibn Urwas.

  • Rauza e Hani ibn Urwas është e vendosur në Masjid-e-Kufa në Karbalan Sharaf-ud-Daula (Kaizmain Building) që gjendet në Sahadat Ganj.

Shiko edhe[redakto | përpunoni burim]

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Lucknow | Bada Imambara ..:::". Lucknow.me. Marrë më 1 janar 2014. 
  2. ^ "Lucknow | Chota Imambara ..:::". Lucknow.me. 6 qershor 1994. Marrë më 1 janar 2014. 
  3. ^ "Lucknow | Maqbara of Amjad Ali Shah | Imambara Sibtainabad ..:::". Lucknow.me. 27 maj 1998. Marrë më 1 janar 2014. 
  4. ^ "Lucknow | Imambara of Zain-ul-Abidin Khan ..:::". Lucknow.me. Marrë më 1 janar 2014. 
  5. ^ a b Meenakshi Khanna (1 korrik 2007). Cultural History Of Medieval India (në anglisht). Berghahn Books. f. 82.  978-81-87358-30-5. 
  6. ^ "Lucknow City". Laxys.com. Marrë më 8 shkurt 2014. 
  7. ^ "Tornos India – About Us – Nawabs of Avadh". Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2008. Marrë më 25 tetor 2016.  Një parametër i panjohur |url-status= është injoruar (ndihmë)
  8. ^ a b c d e Sarina Singh (2010). Lonely Planet India (në anglisht). Lonely Planet. f. 430.  978-1-74220-347-8. 
  9. ^ Arthur Murrell's Frontier Camera - 1 (në anglisht). Lulu.com. f. 19.  978-1-85829-073-7. 
  10. ^ Marshall Cavendish Corporation (2007). World and Its Peoples: Eastern and Southern Asia (në anglisht). Marshall Cavendish. f. 448.  978-0-7614-7631-3. 
  11. ^ Jagir Singh Bajwa; Ravinder Kaur (2007). Tourism Management (në anglisht). APH Publishing. f. 161–.  978-81-313-0047-3. 
  12. ^ a b c Meenakshi Khanna. Cultural History Of Medieval India (në anglisht). f. 82. 
  13. ^ a b c d MOHAMMAD AMIR AHMAD KHAN. "A binding legacy". india-seminar.com. 
  14. ^ "Mud-slinging among Shia leaders continues in Lucknow". twocircles.net. 21 maj 2012. 
  15. ^ Dabistan-e-Khandaan-e-Ijtihaad
  16. ^ Talkatora Karbala & Imambara Kaiwan Jah

Bibligrafia[redakto | përpunoni burim]