The Residency Lucknow

Coordinates: 26°51′42″N 80°55′33″E / 26.8618°N 80.9257°E / 26.8618; 80.9257
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga The Residency (Lucknow))
Kryqi i lartë i përmendores së Sir Henry Lawrence

The Residency, e quajtur edhe Rezidenca Britanike si dhe Kompleksi Rezidencial, është një grup i mjaft ndërtesash në një rrethim të përbashkët në qytetin e Lucknowt në shtetin indian të Uttar Pradeshit. The Residency tani ekziston në gjendje të rrënuar dhe është e vendosur në zemër të qytetit, në afërsi të monumenteve të tjerë si Shaheed Smaraku, Tehri Kothi dhe Ndërtesa e Gjykatës së Lartë. Ajo u ndërtua gjatë sundimit të Nawab Saadat Ali Khanit II, që ishte Nawabi i pestë i rajonit të Awadhit (e shkruar edhe Oudh). Ndërtimi zuri fill midis viteve 1780 deri në 1800 dhe shërbeu si rezidencë për Gjeneralin Britanik Rezident në Lucknow që ishte përfaqësues i Britanisë në oborrin e Nawabit. Në vitin 1857 vendi pa një betejë të zgjatur që është e njohur edhe si Rrethimi i Lucknowt; Kjo betejë nisi më 1 korrik dhe vazhdoi deri më 17 nëntor të atij viti.

Gjendja e tanishme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The Residency në Lucknow
Rrënojat e Rezidencës Britanike

The Residency është mirëmbajtur siç ishte në kohën e ndërtimit përfundimtar dhe muret rrethues janë akoma me shënjat e goditjes me topa nga artileria britanike. Madje që nga Pavarësia Indiane ka ndryshuar shumë pak. Ndërtesa e rrënuar është e rrethuar nga lëndina dhe lulishte dhe është një tërheqje turistike e rëndësishme edhe sot. Varreza në kishën e afërt të rrënuar ka varret e rreth 2000 britanikëve, duke përfshirë edhe atë të Sir Henry Lawrence, që u vra gjatë rrethimit të Lucknowt.[1] Pranë varrit të Sir Henry Lawrence ndodhet një epitaf i vjetër që shkruan: "Këtu qëndron djali i perëndorisë që u përpoq të bënte detyrën e tij", ndërsa epitafi i një tjetër varri të afër shkruan: "Mos qani fëmijët e mi, nuk kam vdekur, por po fle këtu". Çdo natë luhet një dritë dhe një tingull që tregojnë historinë e Rezidencës Britanike.

Galeri pamjesh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "The British Residency of Lucknow". lucknow.org.uk. Marrë më 26 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]